Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Si ta heq mendjen nga seksi?

Si ta heq mendjen nga seksi?

KAPITULLI 29

Si ta heq mendjen nga seksi?

«GJITHË kohën mendja më rri te vajzat, edhe kur nuk i kam afër,—thotë një djalë me emrin Mikel.—Është çmenduri, por ndonjëherë s’e kam mendjen në vend.»

A të ndodh edhe ty si Mikelit, që pjesën më të madhe të ditës ëndërron me sy hapur për seksin tjetër? Nëse po, të duket sikur je në luftë me trurin tënd. Mendimet për seksin të vërshojnë si ushtritë armike që duan të të pushtojnë mendjen. «Këto mendime ta heqin trurin,—thotë Mikeli.—Mund të të bëjnë t’i biesh gjatë për të shkuar te makina, vetëm për t’i kaluar afër një goce simpatike ose të futesh në dyqan, edhe pse s’të duhet gjë, vetëm për të parë dikë nga afër.»

Por, ki parasysh se impulset seksuale s’janë gjë e keqe në vetvete. Faktikisht, Perëndia e krijoi burrin dhe gruan me një tërheqje të fortë ndaj njëri-tjetrit, dhe plotësimi i dëshirës seksuale është me vend brenda martesës. Kur je ende beqar, mund të përjetosh impulse të forta seksuale. Nëse ndodh, mos mendo se je i keq ose se nuk je tipi që rri i pastër moralisht. Nëse zgjedh të jesh i dëlirë, patjetër që mund t’ia dalësh! Por që ta arrish këtë, duhet të mbash nën kontroll mendimet për seksin tjetër. Si mund ta bësh?

Analizo shoqërinë. Nëse shokët e klasës fillojnë të flasin për seksin, mund të tundohesh të hysh në bisedë që të mos biesh në sy se je ndryshe nga ata. Por kjo do të ta bëjë më të vështirë të mbash nën kontroll mendimet. Si të veprosh? Të ngrihesh e të ikësh? Patjetër që duhet ta bësh, dhe pa u ndier fare në siklet! Zakonisht mund të gjesh një mënyrë për t’u larguar me lezet pa lënë përshtypjen se je «shenjtor» dhe pa u dhënë shkas shokëve të të tallin.

Rri larg zbavitjes imorale. Kuptohet, jo çdo CD ose film është imoral. Megjithatë, sot pjesa më e madhe e zbavitjes është bërë për të ngjallur ndjenja seksuale imorale. Çfarë këshillon Bibla? «Le të pastrohemi nga çdo ndotje e mishit dhe e frymës, dhe ta përsosim shenjtërinë në frikën e Perëndisë.» (2 Korintasve 7:1) Rri larg çdo zbavitjeje që mund të ngjallë dëshira seksuale imorale. *

Masturbimi

Disa të rinj mundohen të shuajnë eksitimin seksual duke u masturbuar. Por kjo mund të sjellë probleme serioze. Bibla u thotë të krishterëve: «Bëni, pra, të vdesin gjymtyrët e trupit tuaj në tokë në lidhje me kurvërinë, ndyrësinë, urinë seksuale, dëshirat e dëmshme dhe lakminë.» (Kolosianëve 3:5) Masturbimi është krejt e kundërta. Madje, ai e nxit dhe e ushqen urinë seksuale.

Masturbimi mund të të kthejë në skllav të dëshirave të tua. (Titit 3:3) Një mënyrë se si mund të fillosh ta mposhtësh vesin e masturbimit, është të flasësh hapur me dikë. Një i krishterë që luftoi për vite me radhë me këtë ves, thotë: «Sa do të doja ta kisha gjetur guximin e të flitja me dikë kur isha i ri! Ndjenjat e fajit më munduan për shumë vjet dhe i dëmtuan goxha lidhjet e mia me të tjerët e, mbi të gjitha, me Jehovain.»

Me kë të flasësh? Zgjidhja më logjike do të ishte me njërin nga prindërit. Ose ndoshta mund t’i kërkosh ndihmë një motre a vëllai të pjekur në kongregacion. Mund ta hapësh kështu bisedën: «Dua të flas me ty për një problem që më shqetëson shumë.»

Andrea foli me një plak kongregacioni dhe është i kënaqur që e bëri. «Teksa më dëgjonte, sytë iu mbushën me lot,—thotë Andrea.—Kur mbarova, më siguroi se Jehovai më do. Më tha se shumë veta e kishin këtë problem. Më premtoi se do të interesohej se si po ecja dhe se do të më sillte më shumë informacione nga botimet e bazuara në Bibël. Pasi fola me të, vendosa ta vazhdoja betejën, edhe sikur të ndodhte që të dorëzohesha prapë.»

Mario vendosi të fliste me të atin, i cili u tregua shumë i ngrohtë dhe i kuptueshëm. Madje i tha Marios se edhe ai vetë kishte luftuar me këtë ves kur kishte qenë i ri. «Babai foli hapur dhe u tregua i sinqertë, e kjo më dha shumë zemër,—thotë Mario.—Arrita në përfundimin se, meqë ai ia kishte dalë mbanë, edhe unë mund t’ia dilja. Reagimi i babait më preku aq shumë, saqë ia shkrepa të qarit.»

Ashtu si Andrea dhe Mario, edhe ti nuk je pa ndihmë teksa përpiqesh të mposhtësh vesin e masturbimit. Edhe nëse me raste dështon, mos u dorëzo! Të jesh i sigurt se mund ta fitosh betejën. *

Mbaj nën kontroll mendimet

Apostulli Pavël tha: «E rrah me grushte trupin tim dhe e drejtoj si një skllav.» (1 Korintasve 9:27) Po ashtu, edhe ty ndoshta të duhet të tregohesh i rreptë me veten, kur në mendje të vërshojnë mendime imorale për seksin tjetër. Nëse ato vazhdojnë, provo ta heqësh mendjen duke bërë ushtrime fizike. Bibla thotë se ndonjëherë «stërvitja e trupit është e dobishme». (1 Timoteut 4:8) Ecja me hap të shpejtë ose pak minuta fizkulturë mund të mjaftojnë të dëbosh mendimet turbulluese.

Mbi të gjitha, mos e nënvlerëso ndihmën që të jep Ati yt qiellor. «Kur filloj të kem impulse seksuale,—thotë një i krishterë,—lutem me zjarr.» Mos mendo se Perëndia do të ta heqë si me dorë interesin për seksin tjetër. Por me ndihmën e tij, mund të zbulosh se ka shumë e shumë gjëra të tjera për të cilat mund të mendosh.

[Shënimet]

^ par. 7 Koha e lirë dhe zbavitja trajtohen më me hollësi në pjesën 8 të këtij libri.

^ par. 14 Për më shumë informacione rreth masturbimit, shih kapitullin 25 në vëllimin 1.

SHKRIMI KYÇ

«Vazhdoni të mendoni për . . . çfarëdo virtyti dhe çfarëdo gjëje të denjë për t’u lëvduar.»​—Filipianëve 4:8.

KËSHILLË

Nëse bie prapë në vesin e masturbimit, mos hiq dorë nga kjo betejë! Analizo pse ndodhi dhe përpiqu të shmangësh ato që të çuan deri aty.

A E DIJE . . . ?

Gjërat ku mban mendjen mund t’i japin formë personalitetit tënd dhe mund të ndikojnë te veprimet e tua.​—Jakovi 1:14, 15.

HAPAT QË DUA TË BËJ . . .

Kur të më duhet ta heq mendjen nga seksi tjetër, do të ․․․․․

Nëse biseda me shokët e klasës bëhet vulgare ose menënkuptime, do të ․․․․․

Pyetje që dua t’u bëj prindërve: ․․․․․

ÇFARË MENDON?

● Pse impulset seksuale nuk duhen konsideruar gjithnjë si «armiku»?

● Pse duhet t’i mbash nën kontroll impulset seksuale?

● Ç’lloj zbavitjeje mund të të bëjë ta mbash mendjen te seksi tjetër?

● Pse duhet të largohesh me çdo kushtnga një bisedë vulgare ose menënkuptime?

[Diçitura në faqen 240]

«E kam më të lehtë kur e heq mendjen nga gjërat që më eksitojnë dhe mendoj për diçka tjetër. I kujtoj vetes se me kalimin e kohës këto ndjenja ose impulse do të kalojnë.»​—Skoti

[Figura në faqen 239]

A do ta lije kompjuterin të mbushej me viruse? Atëherë, pse ta mbushësh mendjen me mendime imorale