Si të jem nxënës më i mirë?
KAPITULLI 13
Si të jem nxënës më i mirë?
MENDO sikur ke ngecur në një pyll të dendur e të errët. Kurora e ngjeshur e pemëve nuk lë të depërtojë pothuaj asnjë rreze drite. Bimësia e harlisur ta bën të vështirë të lëvizësh. Të duhet diçka për ta prerë e për të hapur rrugën.
Për disa, vitet e shkollës ngjajnë shumë me këtë që sapo thamë. S’e teprojmë po të themi se gjithë ditën ndihesh si i zënë në çark në klasë dhe mbrëmjeve të pret një mal me detyra! A të duket edhe ty kështu? Shëno më poshtë cilën lëndë ke më të vështirë.
․․․․․
Mbase prindërit dhe mësuesit të kanë folur vazhdimisht që të përpiqesh pak më shumë në atë lëndë. Nëse po, nuk e kanë bërë që të të nxijnë jetën. Ata duan vetëm që ti të japësh sa ke mundësi. Nganjëherë të duket se s’ke për ta arritur kurrë atë që pritet prej teje. Si t’ia bësh? Ka mënyra si të çash rrugën nëpër këtë «pyll». Cilat janë ato?
● E para: Përqendrohu te dobitë e dijes. Vështirë të duash të përmirësohesh në mësime nëse mendon që nuk ia vlen të mësosh. Prandaj, mundohu të shohësh të mirat që do të kesh nga shkolla. Apostulli Pavël shkroi: «Kush lëron, duhet të lërojë me shpresë dhe kush shin, duhet ta bëjë me shpresë se do të marrë pjesë.»—1 Korintasve 9:10.
‘Të lërosh’, pra, të çash përpara me mund, mbase s’është e lehtë në disa lëndë. Pse? Sepse jo të gjitha lëndët mund të të duken të dobishme, të paktën tani për tani. Megjithatë, dijet në fusha të ndryshme do të të ndihmojnë të kuptosh më mirë botën që të rrethon. Ato 1 Korintasve 9:22) Tek e fundit, falë dijeve në fusha të ndryshme, do të përmirësosh aftësinë për të menduar, një cilësi që nuk i ikën vlera kurrë.
të ndihmojnë ‘të bëhesh çdo gjë për njerëz të çdo lloji’ dhe të aftësojnë të flasësh me njerëz me formime të ndryshme. (● E dyta: Ji optimist për aftësitë e tua. Shkolla mund të zbulojë talentet e tua të fshehura. Pavli i shkroi Timoteut: «Të kujtoj ta gjallërosh si zjarr dhuratën e Perëndisë që ke.» (2 Timoteut 1:6) Me sa duket, Timoteut i ishte dhënë një caktim i veçantë në kongregacionin e krishterë. Por aftësia që i kishte falur Perëndia, domethënë ‘dhurata’ e tij, duhej vënë në punë që të mos qëndronte e fjetur ose të mos shkonte dëm. Sigurisht, aftësitë e tua në shkollë nuk të kanë ardhur drejtpërdrejt nga Perëndia. Megjithatë, ke disa prirje që ndryshojnë nga ato të të tjerëve. Në shkollë mund të zbulosh e të zhvillosh prirje që as mendoje se i kishe.
Mos lejo të të pengojë mendimi se s’je për shkollë ngaqë s’bën dot më shumë. Kur bie në pesimizëm, mundohu 2 Korintasve 10:10; 11:6) Pavli i dinte të metat e tij. Por dinte edhe pikat e tij të forta.
të shikosh të mirat që ke. Për shembull, Pavlin e kritikuan, mbase pa të drejtë, për gojëtarinë e tij. Si u përgjigj ai? «Edhe nëse nuk jam i zoti në të folur, sigurisht që nuk jam i tillë në njohuri.» (Po ti, a i di pikat e tua të forta? Nëse s’të vjen në mend asnjë, pyet një të rritur që të rri afër. Ai mund të të ndihmojë të dallosh pikat e tua të forta dhe t’i shfrytëzosh mirë.
● E treta: Fito zakone të mira studimi. Nuk ka rezultate të mira në mësime pa derdhur mund. Herët a vonë, duhet t’i hysh studimit. Është e vërtetë se fjala në vetvete ndoshta s’tingëllon këndshëm. Megjithatë, studimi është i dobishëm. Në fakt, me pak përpjekje, mund të bëhet i këndshëm.
Për të fituar zakone të mira studimi, duhet të organizosh kohën. Mos harro se, për aq kohë sa je në shkollë, mësimet janë kryesorja. Është e vërtetë se Bibla thotë që ka «një kohë për të qeshur» dhe «një kohë për të Eklisiastiu 3:1, 4; 11:9) Ndaj, si gjithë të rinjtë, mbase ta ka qejfi të lësh kohë edhe për t’u zbavitur. * Por Eklisiastiu 11:4 thotë edhe: «Kush vëzhgon erën, nuk do të mbjellë farë dhe kush shikon retë, nuk do të korrë.» Çfarë na mësojnë këto fjalë? Në fillim vijnë mësimet, pastaj loja. Mos u bëj merak, mund të gjesh kohë për të dyja.
kërcyer». (Ndihmë për detyrat
Po kur të pret një mal me detyra? Sandrina, një 17-vjeçare nga Franca, thotë: «Detyrat më hanë dy deri në tri orë çdo darkë, plus fundjavët.» Në disa vende të tjera, përgatitja e mësimeve mund të hajë edhe më shumë kohë.
A e ke edhe ti këtë problem? Përpiqu të provosh sugjerimet në faqen 119.Si të çash rrugën
Ja çfarë i tha Pavli Timoteut kur e këshilloi si të përparonte frymësisht: «Kushtoja gjithë vëmendjen, gjithë energjitë, këtyre gjërave, që përparimi yt të jetë i dukshëm për të gjithë.» (1 Timoteut 4:15, Phillips) Po ashtu, sa më shumë të përpiqesh në mësime, aq më i dukshëm do të jetë përparimi.
Mendo për ilustrimin që bëmë në fillim të këtij kapitulli. Kur ngec në një pyll të dendur, të duhet vegla e përshtatshme për të çarë rrugën. Njësoj është edhe me shkollën. Nëse të duket se prindërit dhe mësuesit po ta zënë frymën me kërkesat e tyre, përdor tri mënyrat që u trajtuan në këtë kapitull, që të kesh rezultate të mira në shkollë. Kur të shohësh rritjen e rezultateve, do të jesh i kënaqur që i përdore sugjerimet.
LEXO MË SHUMË PËR KËTË TEMË NË VËLL. 1, KAP. 18
Sikur të mos mjaftonin problemet që ke me mësimet, tani edhe të ngacmojnë. Çfarë të bësh?
[Shënimi]
SHKRIMI KYÇ
«Kush vëzhgon erën, nuk do të mbjellë farë dhe kush shikon retë, nuk do të korrë.»—Eklisiastiu 11:4.
KËSHILLË
Kur studion, në fillim, hidhi një sy materialit sa për të krijuar një ide. Më pas, formulo pyetje për nëntemat kryesore. Pastaj, lexo materialin dhe mundohu të gjesh përgjigjet. Në fund, mundohu të kujtosh çfarë ke lexuar.
A E DIJE . . . ?
Kopjimi sjell humbjen e besimit të të tjerëve dhe boshllëqe në formimin tënd arsimor. Por, më e rëndësishmja, dëmton miqësinë me Perëndinë.—Proverbat 11:1.
HAPAT QË DUA TË BËJ . . .
Dua që semestrin tjetër të arrij notën ․․․․․ në lëndën e ․․․․․
Do të përpiqem të përmirësohem në këtë lëndë duke ․․․․․
Pyetje që dua t’u bëj prindërve: ․․․․․
ÇFARË MENDON?
● Pse mendon se është mirë t’u japësh rëndësi mësimeve?
● Kur është më mirë për ty të bësh mësimet ose detyrat?
● Ku e ke më mirë të bësh mësimet dhe detyrat në shtëpi?
● Ç’mund të bësh që zbavitja dhe gjërat që ke pasion të mos ndikojnë te notat?
[Diçitura në faqen 117]
«E shoh te të rinjtë e moshës sime. Zakonet e studimit që kanë pasur në shkollë, pasqyrohen edhe në zakonet e studimit personal të Biblës. Atyre që nuk u ka pëlqyer të studionin në shkollë, nuk u pëlqen as studimi personal.»—Silvi
[Kutia dhe figura në faqen 119]
Gjej një vend për të mësuar. Gjej një vend ku nuk shpërqendrohesh. Nëse është e mundur, bëji mësimet në tryezë. Mos e mbaj televizorin ndezur.
Vendos çfarë është më e rëndësishme. Përderisa mësimet kanë rëndësi, ndaje mendjen të mos e ndezësh televizorin pa mbaruar mësimet.
Mos i zvarrit gjërat.Bëj një program të qartëdhe respektoje.
Bëj një radhë pune. Vendos cilën lëndë do të mësosh të parën, të dytën, e kështu me radhë. Shkruaji në letër sipas radhës dhe cakto sa kohë do t’i kushtosh secilës. Vëru një shenjë atyreqë mbaron.
Herë pas here, shkëputu nga pak. Kur e sheh se mezi përqendrohesh, bëj një pushim të shkurtër. Më pas, ktheju mësimeve sa më shpejt.
Ki besim te vetja. Ajo që e dallon një nxënës të mirë nga një nxënës i keq, është më shumë vullneti sesa zgjuarsia. Mund të kesh rezultate të mira në shkollë. Përpiqu dhe mundi yt do të shpërblehet.
[Figura në faqen 116]
Shkolla mund të jetë si të çash rrugën nëpër një pyll të dendur, por, me veglat e duhura, të dyja mund të arrihen