Përse të mos zbavitem herë pas here?
Kapitulli 37
Përse të mos zbavitem herë pas here?
TË PREMTEVE në mbrëmje, Holta * shkonte në mbledhjet e krishtere. I pëlqenin fjalimet, por nganjëherë i vinte inat për faktin se ajo ishte atje, ndërsa shokët e klasës kishin dalë për të bërë qejf.
Pas mbledhjes, rrugës për në shtëpi, ajo kalonte para vendit ku mblidheshin adoleshentët. Ajo kujton: «E tërhequr nga muzika shurdhuese dhe dritat që fikeshin e ndizeshin, kur kalonim aty, e ngjeshja hundën pas xhamit dhe përfytyroja me zili se ç’qejf po bënin.» Me kalimin e kohës, dëshira e saj për t’u zbavitur me shokët, u bë për të gjëja më e rëndësishme në jetë.
Ashtu si Holta, edhe ti mund të ndjesh ndonjëherë se për shkak se je i krishterë, po humb diçka. Ti dëshiron të shohësh një program televiziv për të cilin flasin të gjithë, kurse prindërit thonë se është tepër i dhunshëm. Ti do të shkosh të blesh diçka e të bredhësh me çunat e shkollës, ndërsa prindërit i quajnë ‘shoqëri të këqija’. (1. Korintasve 15:33) Ti ke dëshirë të shkosh në atë festë ku do të marrin pjesë të gjithë shokët e klasës, por mami dhe babi të thonë jo.
Duket se shokët e klasës bëjnë sipas qejfit, duke marrë pjesë nëpër koncerte dhe duke bërë festa deri në mëngjes pa ndërhyrjen e prindërve. Prandaj, mund të të duket se e ke zili lirinë e tyre. Jo se dëshiron të bësh ndonjë gjë të
keqe, por vetëm se ke dëshirë të kalosh kohë të gëzueshme herë pas here.Pikëpamja e Perëndisë mbi zbavitjen
Të jesh i sigurt se dëshira për t’u zbavitur nuk është e gabuar. Në fund të fundit, Jehovai është «Perëndia i lumtur». (1. Timoteut 1:11, BR) Në fakt, përmes Solomonit të mençur, Ai thotë: «Gëzohu, pra, o i ri, në rininë tënde, le të gëzohet zemra jote në ditët e rinisë sate; ndiq edhe rrugët e zemrës sate.» Megjithatë, Solomoni më pas paralajmëroi: «Por dije që për të gjitha këto gjëra Perëndia do të të thërrasë në gjyq.»—Eklisiastiu 11:9, 10.
Dijenia se Perëndia të quan përgjegjës për veprimet që bën, e vë dëfrimin në një dritë krejtësisht të ndryshme. Megjithëse Perëndia nuk e dënon atë që zbavitet, ai nuk e miraton atë që është «dëfrimdashës», atë që jeton vetëm duke pritur rastin tjetër për t’u zbavitur. (2. Timoteut 3:1, 4) Pse? Merr, për shembull, mbretin Solomon. Duke i përdorur burimet e tij të pashtershme, ai shijoi të gjitha kënaqësitë njerëzore që mund të mendohen. Ai thotë: «Tërë ato që sytë e mi dëshironin, nuk ua mohova atyre; nuk i refuzova zemrës sime asnjë qejf.» Shpërblimi? «Dhe ja, të gjitha ishin kotësi dhe një kërkim për të kapur erën.» (Eklisiastiu 2:10, 11) Po, Perëndia e di se me kalimin e kohës, jeta e dhënë pas kënaqësive të lë vetëm bosh dhe të zhgënjyer.
Perëndia kërkon, gjithashtu, që të qëndrosh larg nga praktikat e ndyra, si abuzimi i drogës dhe marrëdhëniet seksuale paramartesore. (2. Korintasve 7:1) Megjithatë, shumë nga ato që bëjnë adoleshentët për t’u zbavitur, mund të krijojnë mundësinë për t’u zënë në kurth nga këto praktika. Një vajzë, për shembull, vendosi të merrte pjesë në një grumbullim të shokëve të shkollës, ku nuk ishte i pranishëm asnjë i rritur. «Muzika në stereo ishte e mrekullueshme, vallëzimi i shkëlqyer, mezet të shijshme dhe u shkrimë së qeshuri»,—kujton ajo. Por, më pas, «dikush solli marihuanë. Pastaj, erdhën pijet alkoolike. Pikërisht atëherë filloi rrëmuja». Rezultati: imoralitet seksual. Vajza pranoi: «Që nga ai moment, u ndjeva e mjerë dhe e dëshpëruar.» Sa lehtë këto grumbullime bëhen «festa të shfrenuara» ose kthehen në orgji, kur mungon mbikëqyrja e të rriturve!—Galatasve 5:21, Byington.
S’është për t’u çuditur pse prindërit mund të jenë shumë të shqetësuar mbi mënyrën se si e kalon kohën e lirë, ndoshta duke të kufizuar se ku mund të shkosh dhe me kë të shoqërohesh. Për ç’arsye? Për të të ndihmuar të ndjekësh paralajmërimin e Perëndisë: «Elimino nga zemra jote trishtimin dhe largo nga trupi yt dhembjen, sepse rinia dhe mituria janë kotësi.»—Eklisiastiu 11:10.
A duhen pasur zili njerëzit e dedikuar pas kënaqësive?
Është e lehtë t’i harrosh të gjitha këto dhe të kesh zili lirinë që disa të rinj duket se gëzojnë. Holta nuk shkonte më në mbledhjet e krishtere dhe u bashkua me turmën e dedikuar pas kënaqësive. «Po praktikoja të gjitha gjërat e gabuara kundrejt të cilave isha paralajmëruar»,—kujton ajo. Dhënia e tepërt pas kënaqësive bëri që ajo të arrestohej dhe të futej në një shkollë riedukimi për vajza.
Kohë më parë, shkrimtari i Psalmit 73, pati të njëjtat ndjenja si Holta. «I kisha zili mburravecët, duke parë mirëqenien e njerëzve të këqij»,—pranoi ai. Ai madje filloi të dyshonte në vlerat e jetesës me parime të drejta. «Më kot, pra, pastrova zemrën time dhe i lava duart në pafajësinë time»,—tha ai. Por, më pas, atij i erdhi një mendjehollësi e mprehtë: të ligjtë janë «në vende të rrëshqitshme», duke u lëkundur në buzë të shkatërrimit.—Psalmi 73:3, 13, 18.
Holta e mësoi këtë gjë, kur e pësoi rëndë. Pas eksperimentit me botën, ajo bëri ndryshime drastike në jetën e saj, në mënyrë që të fitonte miratimin e Perëndisë. Ti nga ana
jote, s’ke pse të arrestohesh, të marrësh ndonjë sëmundje të transmetuar përmes marrëdhënieve seksuale apo të përjetosh agoninë e lënies së drogës, për të kuptuar se sa shtrenjtë mund të paguhet «dëfrimi». Ka shumë mënyra të shëndetshme dhe ndërtuese për t’u kënaqur dhe që nuk përmbajnë rreziqe të tilla. Cilat janë disa prej tyre?Zbavitje të shëndetshme
Një anketë midis të rinjve amerikanë zbulonte se adoleshentëve «u pëlqen të bëjnë nganjëherë shëtitje dhe aktivitete të tjera me familjen». Bashkëpunimi së bashku si një familje, jo vetëm është i këndshëm, por edhe mund të rrisë unitetin e familjes.
Kjo përfshin më shumë se thjesht shikimin e televizorit së bashku. Dr. Antoni Pietropinto thotë: «Problemi me shikimin e televizorit është se ndërkohë që mund të bëhet në shoqëri me të tjerët, në thelb është një aktivitet që kryhet vetëm për vetëm. . . . Megjithatë, kalimi i kohës me lojëra brenda në shtëpi, sporte që zhvillohen jashtë, gatimi për qejf, punët e artizanatit dhe leximi me zë, ofron me siguri mundësi më të mëdha për komunikim, bashkëpunim dhe nxitje intelektuale, sesa bën fiksimi pasiv i familjes moderne me televizorin.» Iliri, një baba i shtatë fëmijëve, thotë: «Edhe pastrimi i kopshtit apo lyerja e shtëpisë, mund të jetë e këndshme kur bëhet së bashku si një familje.»
Nëse familja jote nuk po i bën këto gjëra së bashku, merr iniciativën dhe sugjerojua ato prindërve! Përpiqu të
propozosh ndonjë ide interesante apo tërheqëse, në lidhje me shëtitjet dhe planet e familjes!Megjithatë, nuk duhet të jesh gjithmonë me të tjerët për t’u zbavitur. Ledia, e cila kujdeset shumë se me kë shoqërohet, ka mësuar të zbavitet edhe vetëm. «Luaj në piano e violinë dhe harxhoj pak kohë duke i praktikuar»,—thotë ajo. Melisa, një adoleshente tjetër, ngjashëm thotë: «Nganjëherë, e kaloj kohën duke shkruar tregime ose poezi për kënaqësinë time.» Edhe ti mund të mësosh ta përdorësh kohën me efektshmëri, duke zhvilluar aftësi të tilla, si leximi, zdrukthëtaria apo t’i biesh ndonjë vegle muzikore.
Grumbullimet e krishtere
Herë pas here, është bukur të jesh së bashku me miqtë. Në fakt, në shumë zona janë mundësitë për të gëzuar një sasi të madhe aktivitetesh të shëndetshme. Në disa vende janë të zakonshme aktivitete të tilla, si loja me birrila, patinazhi, shëtitja me biçikletë, beisbolli dhe basketbolli. Gjithashtu, edhe ti mund t’i zgjerosh këto aktivitete, duke u përpjekur të vizitosh një muzeum ose një kopsht zoologjik. E pse jo, ka vend për të qëndruar me të rinj të tjerë thjesht për të dëgjuar kaseta apo për të parë një program të shëndetshëm televiziv.
Mund edhe t’u kërkosh prindërve të të ndihmojnë të planifikosh një grumbullim më formal. Bëje atë interesant, duke marrë masat për aktivitete të ndryshme, si lojëra në grup apo duke organizuar kore. Nëse disa nga shokët tuaj kanë talent për muzikë, ndoshta mund t’u mbushet mendja të luajnë ndonjë gjë të vogël. Ushqimi i mirë kontribuon për ta bërë rastin më të këndshëm, por nuk ka pse të jetë i stolisur apo i kushtueshëm. Nganjëherë mysafirët mund të sjellin artikuj të ndryshëm ushqimorë.
A ka ndonjë park apo zonë aty afër ku mund të bëhet lojë me top apo not? Përse të mos planifikosh një piknik? Përsëri familjet mund të sjellin ushqim, në mënyrë që askush të mos ngarkohet financiarisht.
Çelësi është përmbajtja. Nuk ka nevojë që muzika të jetë shurdhuese për të dëfryer dhe as vallëzimi s’ka pse të jetë vulgar apo epshor për t’u zbavitur. Ngjashëm, lojërat në natyrë mund të jenë të këndshme kur janë pa konkurrencë të ashpër. Megjithatë, një prind thotë: «Disa të rinj nganjëherë Galatasve 5:26, BR.
zihen, gati deri në pikën për t’i shpallur luftë njëri-tjetrit.» Bëjini të këndshme këto aktivitete, duke ndjekur këshillën e Biblës për të mos «konkurruar me njëri-tjetrin»!—Kë duhet të ftosh? Bibla thotë: «Kini dashuri për gjithë shoqërinë e vëllezërve.» (1. Pjetrit 2:17, BR) Përse të kufizohesh në grumbullime vetëm me bashkëmoshatarët? Zgjeroje shoqërinë! (Krahaso 2. Korintasve 6:13.) Një prind vërejti: «Megjithëse shpesh nuk kanë mundësi të marrin pjesë në disa aktivitete, të moshuarit kënaqen duke parë të tjerët që gëzojnë.» Prania e të rriturve, shpesh ndihmon që gjërat të mos dalin jashtë kontrollit. Megjithatë, nuk është e mundur që në çdo grumbullim të ftohet ‘gjithë shoqëria e vëllezërve’. Për më tepër, është më e lehtë të kontrollohen grumbullimet e vogla.
Grumbullimet e krishtere paraqesin, gjithashtu, mundësinë për të ndërtuar njëri-tjetrin frymësisht. Është e vërtetë se disa të rinj mendojnë se po t’i shtojnë ngjyrim frymor një rasti të gëzueshëm, ai bëhet më pak i këndshëm. «Kur mblidhemi,—u ankua një djalë i krishterë,—çdo gjë përmblidhet në: ‘Ulu, merr Biblën dhe bëj lojëra biblike.’» Megjithatë, psalmisti tha: «Lum njeriu . . . që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit.» (Psalmi 1:1, 2) Bisedat dhe madje lojërat që përqendrohen rreth Biblës, mund të jenë në këtë mënyrë mjaft zbavitëse. Ndoshta, thjesht duhet të zgjerosh njohurinë tënde mbi Shkrimet, për të marrë pjesë në mënyrë më të plotë në to.
Një mendim tjetër është që disa të tregojnë se si u bënë të krishterë. Ose shtoji një dozë ngrohtësie dhe të qeshurash, duke i ftuar disa të tregojnë gjëra humoristike. Shpesh këto japin mësime të çmuara. Edhe disa nga kapitujt e këtij
libri, mund të formojnë bazën për të diskutuar së bashku si grup ndonjë argument interesant.Ji i ekuilibruar në zbavitje!
Jezu Krishti, sigurisht që nuk ishte kundër që herë pas here të zbavitej. Bibla tregon se ai mori pjesë në një dasëm në Kanë, ku ushqimi, muzika, kërcimi dhe shoqëria ndërtuese, pa dyshim ishin të bollshme. Jezui madje kontribuoi për suksesin e dasmës, duke siguruar në mënyrë të mrekullueshme verë.—Gjoni 2:3-11.
Por jeta e Jezuit nuk ishte një festë që s’ka fund. Pjesën më të madhe të kohës ai e harxhoi duke ndjekur interesat frymore, duke u mësuar njerëzve vullnetin e Perëndisë. Ai tha: «Ushqimi im është të bëj vullnetin e atij që më dërgoi dhe të kryej veprën e tij.» (Gjoni 4:34) Kryerja e vullnetit të Perëndisë i sillte Jezuit një kënaqësi shumë më të qëndrueshme sesa zbavitja e përkohshme. Sot, akoma ka «shumë për të bërë në veprën e Zotërisë». (1. Korintasve 15:58, BR; Mateu 24:14) Por, kur herë pas here ndien nevojën për të dëfryer, plotësoje atë në një mënyrë të ekuilibruar e të shëndetshme. Një shkrimtar shkroi: «Jeta nuk mund të jetë gjithmonë plot me lëvizje dhe emocione. Po të kishte qenë kështu, do të ishte rraskapitëse.»
[Shënimi]
^ par. 3 Nuk është emri i saj i vërtetë.
Pyetje për t’u trajtuar
□ Përse disa të rinj të krishterë i kanë zili të rinjtë e botës? A je ndier ndonjëherë kështu?
□ Çfarë paralajmërimi u jep Perëndia të rinjve në lidhje me sjelljen dhe si duhet të ndikojë kjo në zgjedhjen e tyre të zbavitjes?
□ Përse është budallallëk të kesh zili të rinjtë që dhunojnë ligjet dhe parimet e Perëndisë?
□ Cilat janë disa mënyra për të gëzuar zbavitje të shëndetshme (1) me familjen, (2) vetëm dhe (3) me bashkë të krishterët?
□ Në ç’mënyrë Jezu Krishti la shembull si njeri i ekuilibruar në lidhje me zbavitjen?
[Diçitura në faqen 297]
«E tërhequr nga muzika shurdhuese dhe dritat që fikeshin e ndizeshin, kur kalonim aty, e ngjeshja hundën pas xhamit dhe përfytyroja me zili se ç’qejf po bënin»
[Diçitura në faqen 302]
«Dikush solli marihuanë. Pastaj, erdhën pijet alkoolike. Pikërisht atëherë filloi rrëmuja»
[Figura në faqen 299]
A humbin vërtet momente të gëzueshme të rinjtë që ndjekin parimet biblike?
[Figurat në faqen 300]
Të bësh diçka për qejf, është një mënyrë e shëndetshme për të përdorur kohën e lirë
[Figurat në faqen 301]
Grumbullimet e krishtere janë më të këndshme kur planifikohen aktivitete të ndryshme dhe janë të pranishëm grup-mosha të ndryshme