A jam gati për t’u shoqëruar me dikë të seksit të kundërt?
Kapitulli 29
A jam gati për t’u shoqëruar me dikë të seksit të kundërt?
NË SHUMË vende shoqërimi me një person të seksit të kundërt, konsiderohet si një formë zbavitjeje romantike apo një aktivitet dëfrimi. Kështu, shoqërimi mund të bëhet në shumë forma. Për disa persona kjo është diçka formale, që duhet të zhvillohet sipas rregullave të paravendosura: një lule, një darkë e këndshme dhe një puthje që uron «natën e mirë», janë pjesë e rendit të ditës. Për të tjerë, një takim nënkupton thjesht kalimin e kohës me një person të seksit të kundërt që u pëlqen. Ka edhe çifte që vazhdimisht shikohen bashkë, por që pohojnë se janë «vetëm miq». Megjithatë, sido që ta quash—shoqërim për t’u njohur, shëtitje me dikë, apo vetëm një takim, në përgjithësi është e njëjta gjë: një djalë e një vajzë kalojnë shumë kohë së bashku në mënyrë shoqërore, shpesh pa mbikëqyrje.
Ky zakon nuk ekzistonte në kohët biblike. Megjithatë, kur bëhet në mënyrë inteligjente, me kujdes dhe me ndershmëri, kjo mund të jetë një mënyrë e përshtatshme që dy persona të njohin njëri-tjetrin me mendimin për një martesë të mundshme. Po, mund edhe të jetë e këndshme. Por, a do të thotë kjo se edhe ti duhet të shoqërohesh me një person të seksit të kundërt?
Presioni për ta bërë
Ndoshta ndihesh i shtyrë për t’u shoqëruar me dikë të seksit të kundërt. Ka mundësi që pjesa më e madhe e bashkëmoshatarëve të tu e bëjnë një gjë të tillë dhe natyrisht ti nuk dëshiron të dukesh i çuditshëm apo i ndryshëm. Presioni për t’u shoqëruar me persona të seksit tjetër mund të shkaktohet, gjithashtu, edhe nga shokët dhe të afërmit që të nxisin, të shtyrë
vetëm nga një qëllim i mirë. Kur një djalë e ftoi Marianën 15-vjeçare që të dilte me të, tezja e saj e këshilloi: «Do apo s’do të martohesh me këtë djalë, s’ka të bëjë fare. Shoqërimi me një djalë bën pjesë në zhvillimin tënd. . . . Në fund të fundit, nëse i refuzon gjithmonë ofertat e djemve, nuk do të konsiderohesh një tip simpatik dhe asnjëri nuk do të të ftojë më për të dalë.» Mariana kujton: «Fjalët e tezes më tronditën. Mos vallë po humbja një rast të mirë? Djali kishte makinën e vet, shumë para dhe e dija se me të mund të kënaqesha shumë. A duhej të dilja me të apo jo?»Për disa të rinj presioni vjen nga dëshira e tyre për ngrohtësi dhe dashuri. «Kisha nevojë që dikush të më donte dhe të më çmonte,—tha Imelda 18-vjeçare.—Meqë nuk isha edhe aq e lidhur me prindërit e mi, u drejtova nga miku im për të gjetur afrimitet dhe për të pasur dikë me të cilin mund të hapesha për të shprehur ndjenjat, dikë që të më kuptonte.»
Mirëpo, një adoleshent nuk duhet të fillojë të shoqërohet me dikë thjesht sepse ndihet i detyruar për të vepruar kështu! Së pari, duhet kuptuar se shoqërimi me dikë të seksit të kundërt është diçka serioze: është një hap që të çon në zgjedhjen e një bashkëshorti, e kështu në martesë. Martesë? Qartë, kjo mund të jetë gjëja e fundit në mendjet e shumë të rinjve që shoqërohen me persona të seksit tjetër. Por, në të vërtetë, çfarë justifikimi mund të ekzistojë për dy persona të seksit të kundërt, që fillojnë të kalojnë shumë kohë së bashku, përveç shqyrtimit të mundësisë për një martesë? Me kalimin e kohës, shoqërimi me dikë për çfarëdo arsye tjetër, mund të përfundojë në të kundërtën e «dëfrimit». Por, përse?
Ana negative
Së pari, të rinjtë janë në periudhën delikate të jetës, që Bibla e quan «lulja e rinisë». (1. Korintasve 7:36, BR) Gjatë kësaj kohe, mund të ndjesh një rritje të fortë të dëshirave seksuale. Në këtë s’ka asgjë të keqe, pasi është pjesë e zhvillimit të njeriut.
Por, ja, këtu qëndron një problem i madh: Adoleshentët sapo kanë filluar të mësojnë si të mbajnë nën kontroll këto dëshira seksuale. Vërtet, ti mund ta njohësh mirë ligjin e
Perëndisë në lidhje me seksin dhe sinqerisht dëshiron të mbetesh i dëlirë. (Shiko kapitullin 23.) Pavarësisht nga e gjithë kjo, hyn në veprim një fakt biologjik i jetës: sa më shumë të jesh në shoqëri me një person të seksit të kundërt, aq më shumë rritet dëshira seksuale, do apo s’do ti. (Shiko faqet 232-233.) Të gjithë jemi krijuar në këtë mënyrë! Derisa të jesh më i rritur dhe në gjendje që të mbash nën kontroll ndjenjat, shoqërimi me dikë të seksit të kundërt thjesht mund të jetë ca si tepër për ty. Mjerisht, shumë të rinj e mësojnë këtë gjë kur e pësojnë.«Kur filluam të shoqëroheshim bashkë, . . . as nuk kapeshim për dore dhe as nuk putheshim. Doja vetëm të rrija dhe të flisja me të,—tha një djalë.—Por ajo ishte aq e dashur dhe më ulej shumë afër. Me kalimin e kohës, filluam të kapeshim për dore dhe të putheshim. Kjo e rriti akoma më shumë tek unë dëshirën seksuale. Ndikoi aq shumë në mendimet e mia, sa dëshiroja të rrija me të jo vetëm për të biseduar, por për ta përqafuar, për ta prekur dhe për ta puthur. Nuk ngopesha kurrë! Troç isha i marrë nga pasioni. Shpesh, ndihesha i neveritshëm dhe më vinte turp nga vetja.»
Prandaj, nuk është për t’u habitur nëse një varg takimesh përfundojnë në raporte seksuale të paligjshme. Sipas një hetimi të disa qindra adoleshentëve, 87 për qind e vajzave dhe 95 për qind e djemve mendojnë se për ta seksi kishte «një rëndësi të caktuar ose ishte shumë i rëndësishëm» gjatë shoqërimit të dy personave. Megjithatë, 65 për qind e vajzave dhe 43 për qind e djemve pranuan se kishte pasur raste kur gjatë një takimi, kishin pasur kontakte seksuale pa dëshirë.
Loreta 20-vjeçare sjell ndër mend: «Sa më shumë shiheshim, aq më shumë lidheshim me njëri-tjetrin. Shpejt, puthja u bë diçka e zakonshme dhe filluam të preknim pjesët intime të trupit. I kisha nervat copë pasi ndihesha e ndyrë. Pastaj djali me të cilin shoqërohesha priste nga unë që të ‘shkonim deri në pikën e fundit’ . . . Isha e hutuar dhe e shastisur. Gjithë ajo që mund të mendoja ishte: ‘Nuk dua ta humb.’ Ndihesha përtokë.»
Është e vërtetë se jo çdo çift përfundon në marrëdhënie seksuale; disa lejojnë që shprehjet e dashurisë, të ndalen befas gati në atë pikë. Por, ç’ndodh kur një person është i rënduar emocionalisht dhe nuk gjen një shteg të ndershëm për ndjenja të tilla? Zhgënjimi është i pashmangshëm dhe këto zhgënjime nuk kufizohen vetëm në ndjenjat seksuale.
Dëme emocionale
Mendo se në ç’dilemë u gjend një djalë. «Në fillim, Keti më pëlqente shumë. E pranoj se i kisha kërkuar të bënte gjëra që ajo mendonte se nuk ishin të drejta. Tani, që e kam humbur interesin për të, më duket vetja i ndyrë. Si mund ta braktis Ketin pa i lënduar ndjenjat?» Ç’gjendje e vështirë! Si do të ndiheshe po të ishe në vend të Ketit?
Zemra e thyer tek adoleshentët është një sëmundje e zakonshme. Vërtet, është bukur të shohësh një çift të rinjsh që ecin dorë për dore. Por, sa mundësi ka që ky çift deri pas një viti të mbetet i bashkuar, ose për më tepër të jetë i martuar? Me të
vërtetë shumë pak. Historitë e dashurisë tek adoleshentët, janë gati gjithmonë marrëdhënie të pafata, që rrallë përfundojnë në martesë dhe shpesh mbarojnë me pikëllim të thellë në zemër.Në fund të fundit, gjatë viteve të adoleshencës personaliteti yt është akoma në një gjendje ndryshimi të vazhdueshëm. Kupton se kush je, çfarë të pëlqen me të vërtetë, çfarë dëshiron të bësh në jetë. Dikush për të cilin sot mund të kesh interes, nesër mund të të bezdisë. Por, kur lejohet të zhvillohen ndjenja dashurie, dikush do të mbetet i plagosur. Nuk është aspak për t’u habitur që sipas disa studimeve kërkimore «një grindje me të dashurën» apo «një zhgënjim dashurie» janë situatat përgjegjëse për një numër të madh vetëvrasjesh tek të rinjtë.
A jam gati?
Perëndia u thotë të rinjve: «Gëzohu, pra, o i ri [ose e re], në rininë tënde, le të gëzohet zemra jote në ditët e rinisë sate; ndiq edhe rrugët e zemrës sate dhe pamjen e syve të tu.» Të rinjtë kanë vërtet prirjen për të ‘ndjekur rrugët e zemrës [së tyre]’. Por, shpesh këto «rrugë» që duken se janë kaq zbavitëse, përfundojnë në trishtim dhe dhembje. Prandaj, në vargun vijues Bibla na jep këtë këshillë: «Elimino nga zemra jote trishtimin dhe largo nga trupi yt dhembjen, sepse rinia dhe mituria janë kotësi.» (Eklisiastiu 11:9, 10) ‘Trishtimi’ i referohet gjendjes së pikëllimit apo lëndimit të thellë. ‘Dhembja’ tregon një fatkeqësi që ndikon mizorisht mbi personin. Të dyja mund ta bëjnë jetën të mjerë.
A do të thotë kjo, atëherë, se vetë shoqërimi me një person të seksit të kundërt, është një burim trishtimi dhe dhembjeje? Jo medoemos. Por mund të jetë nëse shoqërohesh me dikë të
seksit tjetër për arsye të gabuara (‘për të bërë qejf’), ose para se të jesh gati për të ndërmarrë një hap të tillë. Prandaj, pyetjet e mëposhtme mund të të ndihmojnë për të vlerësuar vetë situatën tënde.A do të më ndihmonte shoqërimi me dikë të seksit tjetër, apo do të më pengonte në rritjen time emocionale? Shoqërimi me persona të seksit tjetër mund të të kufizonte vetëm në marrëdhënien djalë-vajzë. Në vend të kësaj, a nuk do të ishte me dobi për ty, të zgjeroje shoqërinë me të tjerë? (Krahaso 2. Korintasve 6:12, 13.) Një vajzë e quajtur Suzana thotë: «Kam mësuar të zhvilloj miqësi të ngushta në kongregacion, me gra të krishtere më të mëdha në moshë. Ato kishin nevojë për shoqëri, ndërsa unë kisha nevojë për ndikimin e tyre baraspeshues. Kështu, shkoja tek ato për të pirë një kafe. Bisedonim dhe qeshnim. Kam krijuar miqësi vërtet të ngushtë me to, një miqësi që zgjat gjithë jetën.»
Duke pasur miq të ndryshëm, të vjetër dhe të rinj, të pamartuar dhe të martuar, meshkuj dhe femra, mëson të jesh më i drejtpeshuar me të tjerët, duke përfshirë edhe ata të seksit tjetër, me më pak presione sesa gjatë shoqërimit me një person të seksit tjetër. Përveç kësaj, duke u shoqëruar me çifte të martuara, fiton një pikëpamje më realiste për martesën. Më vonë, do të jesh më mirë i përgatitur për të zgjedhur një bashkëshort të mirë dhe për të plotësuar rolin tënd në martesë. (Proverbat 31:10) Një vajzë e quajtur Tea, përfundon kështu: «Nuk jam akoma gati të martohem dhe të rehatohem. Akoma jam duke njohur veten time dhe kam shumë synime frymore për të arritur. Prandaj, vërtet nuk kam nevojë të jem aq e afërt me dikë të seksit të kundërt.»
A dua të shkaktoj lëndimin e ndjenjave? Ndjenjat e tua dhe të tjetrit mund të lëndohen, nëse farkëtohen lidhje ndjenjash pa qëllimin për martesë. Sinqerisht, a është e ndershme të shfaqësh vëmendje romantike ndaj dikujt, thjesht për të fituar përvojë me seksin e kundërt?—Shiko Mateun 7:12.
Çfarë thonë prindërit e mi? Shpesh, prindërit shquajnë rreziqet ndaj të cilave ti je i verbër. Në fund të fundit, dikur ata Efesianëve 6:1-3) Ndoshta, thjesht mendojnë se duhet të presësh derisa të jesh më i rritur në moshë.
kanë qenë të rinj. E dinë çfarë telashesh mund të dalin, kur dy të rinj të seksit të kundërt fillojnë të kalojnë shumë kohë bashkë! Prandaj, nëse prindërit e tu shprehin mospëlqimin e tyre për t’u shoqëruar, mos kundërshto! (A do të jem i zoti të ndjek moralin e Biblës? Kur një person e «ka kaluar lulen e rinisë» mund t’i zotërojë impulset seksuale, madje edhe atëherë nuk është e lehtë. A je vërtet gati në këtë pikë për të pasur një marrëdhënie të ngushtë me një person të seksit të kundërt dhe ta mbash atë të dëlirë?
Është interesante se shumë të rinj i drejtojnë vetes këto pyetje dhe arrijnë në të njëjtin përfundim si Mariana (që përmendëm më lart). Ajo tha: «Vendosa që për këtë gjë të mos ndikohesha nga ajo që mendonin të tjerët. Nuk do të shoqërohesha me asnjë djalë derisa të arrija moshën e pjekurisë dhe të isha gati për martesë dhe se do të zgjidhja dikë që të kishte cilësitë që unë do të doja tek një bashkëshort.»
Kështu, Mariana ngriti pyetjen vendimtare që duhet t’i bësh vetes para se të shoqërohesh me një person të seksit të kundërt.
Pyetje për t’u trajtuar
□ Çfarë do të thotë për ty shprehja «shoqërim me një person të seksit të kundërt»?
□ Përse disa të rinj ndihen të shtyrë për t’u shoqëruar me persona të seksit të kundërt?
□ Përse ky lloj shoqërimi nuk është i mençur për dikë që është në «lule të rinisë»?
□ Si mund ‘ta largojë dhembjen’ një i ri kur bëhet fjalë për shoqërimin me një person të seksit tjetër?
□ Cilat probleme mund të dalin kur një djalë dhe një vajzë janë «vetëm miq»?
□ Si mund ta kuptosh nëse je gati për t’u shoqëruar apo jo me persona të seksit tjetër?
[Diçitura në faqen 231]
«Shpejt, puthja u bë diçka e zakonshme dhe filluam të preknim pjesët intime të trupit. I kisha nervat copë pasi ndihesha e ndyrë. Pastaj djali me të cilin shoqërohesha priste nga unë që të ‘shkonim deri në pikën e fundit’»
[Diçitura në faqen 234]
«Si mund ta braktis Ketin pa i lënduar ndjenjat?»
[Kutia dhe figura në faqet 232, 233]
Një djalë dhe një vajzë, a mund të jenë «vetëm miq»?
Të ashtuquajturat marrëdhënie platonike (marrëdhënie të ngushta ndërmjet një burri dhe një gruaje, në të cilat nuk hyn elementi seksual), janë krejt të zakonshme tek të rinjtë. Ergysi 17-vjeçar pranon: «Për mua është më e lehtë të bisedoj me vajzat sesa me djemtë, sepse ato zakonisht janë më simpatike dhe më të ndjeshme.» Të rinj të tjerë argumentojnë se këto miqësi i ndihmojnë të zhvillojnë një personalitet më të plotë.
Bibla i nxit të rinjtë që t’i trajtojnë «të rejat si motra me plot dlirësi». (1. Timoteut 5:2) Duke zbatuar këtë parim, patjetër që është e mundur të gëzojmë miqësi të pastra dhe të shëndetshme me persona të seksit tjetër. Apostulli Pavël, për shembull, ishte beqar dhe kishte miqësi me shumë gra të krishtere. (Shiko Romakëve 16:1, 3, 6, 12.) Ai shkroi për dy «gra që kishin luftuar krah për krah me të në lajmin e mirë». (Filipianëve 4:3, BR) Edhe Jezu Krishti kishte shoqëri të ekuilibruar dhe të shëndetshme me gratë. Në disa raste, pranoi mikpritjen e Martës dhe Marisë dhe bisedoi me kënaqësi me to.—Luka 10:38, 39; Gjoni 11:5.
Megjithatë, një marrëdhënie «platonike», shpesh nuk është gjë tjetër veçse një lidhje romantike e maskuar hollë ose një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e dikujt nga seksi i kundërt pa angazhim. Dhe meqë ndjenjat mund të ndryshojnë fare lehtë, nevojitet kujdes. Dr. Marion Hiliard lajmëron: «Një shoqëri e lehtë që ecën me rreth dhjetë kilometra në orë, papritur mund të transformohet në një pasion të verbër që ecën me njëqind kilometra në orë.»
16-vjeçari Eni e mësoi këtë kur u miqësua me një vajzë 14-vjeçare: «Menjëherë kuptova se dy persona me sekse të ndryshme nuk mund të mbeten vetëm miq, nëse shihen vazhdimisht vetëm. Marrëdhënia jonë bëhej gjithnjë e më e ngushtë. Shpejt, ne filluam të ushqenim ndjenja të veçanta për njëri-tjetrin dhe akoma është kështu.» Meqë asnjë prej tyre nuk është aq i rritur sa për t’u martuar, këto ndjenja janë burim zhgënjimi.
Shoqëritë tepër të afërta mund të kenë pasoja akoma më të trishtueshme. Një djalë përpiqej të qetësonte një shoqe, e cila i kishte besuar disa nga problemet e saj. Nuk kaloi shumë kohë dhe filluan t’i jepnin njëri-tjetrit përkëdhelje intime. Me çfarë rezultati? Ndërgjegje të trazuara dhe ndjenja të pakëndshme ndërmjet tyre. Të tjerë kanë përfunduar në marrëdhënie seksuale. Një shqyrtim i bërë nga një revistë (Psychology Today), zbulonte: «Pothuajse gjysma e të intervistuarve (49 për qind), kishin pasur një miqësi që ishte transformuar në marrëdhënie seksuale.» Në fakt, «afërsisht një e treta e tyre (31 për qind), kishin pasur marrëdhënie seksuale me një mik [ose një mikeshë] muajin e kaluar».
«Por unë nuk kam asnjë ndjenjë për mikun [mikeshën] tim[e] dhe kurrë nuk do të kem lidhje romantike me të.» Ndoshta. Por, si do të ndiheshe në të ardhmen? Përveç kësaj, «kush i beson zemrës së tij është budalla». (Proverbat 28:26) Zemra jonë mund të jetë tradhtare, mashtruese dhe mund të na verbojë që të mos shohim motivet tona të vërteta. Pastaj, a e di saktësisht se ç’ndjen personi tjetër për ty?
Në një libër të tij, Alan Loi MekGinis, këshillon: «Mos i beso shumë vetes!» (The Friendship Factor) Merr masa paraprake, ndoshta duke e kufizuar, siç duhet, shoqërinë tënde në aktivitetet e mbikëqyrura të grupit! Shmang shprehjen e papërshtatshme të ndjenjave të ngrohta ose qëndrimin vetëm, në rrethana romantike! Kur je i shqetësuar, hapju prindërve dhe më të mëdhenjve në moshë e jo një të riu të seksit të kundërt.
Ç’mund të themi nëse pavarësisht nga masat e marra, lindin ndjenja romantike vetëm nga ana e njërit? ‘Thuaj të vërtetën’ dhe bëja të njohur personit tjetër pozitën tënde. (Efesianëve 4:25) Nëse një gjë e tillë nuk e rregullon problemin, atëherë do të ishte më mirë të mbash distancë. «Njeriu i matur e shikon të keqen dhe fshihet; por njerëzit naivë shkojnë tutje dhe dënohen.» (Proverbat 22:3) Apo siç lexohet në librin e përmendur më lart: «Ik nëse është e nevojshme! Nganjëherë, pavarësisht se sa shumë përpiqemi, një miqësi me një person të seksit të kundërt na del nga kontrolli dhe e dimë se ku do të na çojë.» (The Friendship Factor) Atëherë, është koha për të «bërë një hap mbrapa».
[Figurat në faqen 227]
Shpesh të rinjtë ndihen të shtyrë për të pasur shoqërinë e seksit tjetër apo për të krijuar çifte
[Figura në faqen 228]
Takimet e shpeshta i vënë të rinjtë para presionit për të shfaqur shprehje dashurie pa vend
[Figura në faqen 229]
Shoqëria me seksin e kundërt mund të gëzohet në rrethana që nuk përmbajnë rreziqet e takimeve vetëm për vetëm
[Figura në faqen 230]
Të ashtuquajturat marrëdhënie platonike shpesh përfundojnë në hidhërim të thellë