Vatra familjare: Marrëdhëniet me familjarët
Pjesa I
Vatra familjare: Marrëdhëniet me familjarët
«Ku ka si shtëpia!» Kjo thënie e njohur shpreh një ndjenjë që sot duket se ka dalë fare jashtë mode, me perspektivën për të mos i ardhur më koha kurrë. Konfliktet e pasosura familjare i kthejnë shumë shtëpi në fusha të vërteta beteje. Kriza e komunikimit që po thellohet gjithnjë e më shumë, shpesh e bën të kotë çdo përpjekje për të bërë armëpushim.
A dëshiron që shtëpia jote të jetë një strehë paqeje dhe jo një vatër armiqësie? Është e vërtetë se anëtarët e tjerë të familjes duhet të bëjnë pjesën e tyre, por duke ndjekur disa parime biblike, ke shumë për të bërë për t’i kontribuar paqes në shtëpinë tënde.