Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Izraeli dhe kombet fqinje

Izraeli dhe kombet fqinje

Izraeli dhe kombet fqinje

JEHOVAI i tha Abrahamit: ‘Ik nga Uri i Mesopotamisë dhe shko në vendin që do të të tregoj.’ Ai vend ishte i banuar dhe rrethohej nga kombe të tjera.​—Zn 12:1-3; 15:17-21.

Kur u largua nga Egjipti, populli i Perëndisë e dinte se mund të përballej me qëndresën e armiqve, siç ishin «despotët e Moabit». (Da 15:14, 15) Rrugës për në Tokën e Premtuar, Izraeli do të kishte përpara amalekitët, moabitët, amonitët dhe amoritët. (Nu 21:11-13; Lp 2:17-33; 23:3, 4) Veç këtyre, kur të arrinin në vendin që u kishte premtuar Perëndia, izraelitët do të gjendeshin përballë kombeve të tjera armike.

Perëndia tha se Izraeli duhej ‘të dëbonte’ shtatë «kombe të mëdha», që e meritonin shkatërrimin. Ato ishin: hititët, girgasitët, amoritët, kananitët, perezitët, hivitët dhe jebusitët. Ata ishin të degjeneruar moralisht dhe të korruptuar nga ana fetare. Ndër perënditë e tyre ishin: Baali (i njohur për shtyllat e gurta në formë falike), Moleku (të cilit i flijoheshin fëmijët) dhe perëndesha e pjellorisë, Ashtorethi (ndryshe Astarti).​—Lp 7:1-4; 12:31; Da 23:23; Le 18:21-25; 20:2-5; Gjy 2:11-14; Ps 106:37, 38.

E tërë zona që Perëndia po i jepte Izraelit nganjëherë quhej Kanaan. Kjo zonë përfshinte pjesën që fillonte nga një pikë në veri të Sidonit deri në ‘luginën e përroit të Egjiptit’. (Nu 13:2, 21; 34:2-12; Zn 10:19) Në raste të tjera Bibla i përmend me emër kombet, qytet-shtetet ose popujt e ndryshëm të këtij vendi. Disa prej tyre kishin territore të përcaktuara qartë, si për shembull, filistinët përgjatë bregdetit të Mesdheut dhe jebusitët në malet afër Jerusalemit. (Nu 13:29; Js 13:3) Ndërsa disa të tjerë, me kalimin e kohës ndërruan vend ose territor.​—Zn 34:1, 2; 49:30; Js 1:4; 11:3; Gjy 1:16, 23-26.

Në kohën e Daljes së Izraelit nga Egjipti, ka të ngjarë që fisi më i rëndësishëm dhe më i fuqishëm të ishin amoritët. * (Lp 1:19-21; Js 24:15) Ata kishin shtënë në dorë pjesën e Moabit, që shtrihej drejt jugut deri në luginën e përroit të Arnonit, ndonëse zona nga Jerikoja deri matanë lumit Jordan quhej ende «rrafshinat e shkreta të Moabit». Edhe Bashani me Galaadin sundoheshin nga mbretër amoritë.​—Nu 21:21-23, 33-35; 22:1; 33:46-51.

Edhe pse kishin mbështetjen e Perëndisë, izraelitët nuk i shfarosën të gjitha ato kombe që ishin dënuar. Përkundrazi, me kalimin e kohës, ato e zunë në grackë Izraelin. (Nu 33:55; Js 23:13; Gjy 2:3; 3:5, 6; 2Mb 21:11) Po, izraelitët ranë në grackën e tyre, ndonëse ishin paralajmëruar: «Mos shko pas perëndive të tjera, pas asnjë perëndie të popujve përreth.»​—Lp 6:14; 13:7.

[Shënimi]

^ par. 6 Njësoj si «kananit», termi «amorit» mund të përdoret ose për popujt e vendit, ose për një fis të veçantë.​—Zn 15:16; 48:22.

[Harta në faqen 11]

(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)

Kombet që duheshin dëbuar nga Toka e Premtuar

FILISTI (Ç8)

C8 Ashkelon

C9 Gazë

Ç8 Ashdod

Ç8 Gath

Ç9 Gerar

KANAAN (Ç8)

B10 AMALEKITËT

C12 Hazar-Adar (Adar?)

C12 Kadesh (Kadesh-Barnea)

Ç8 Lakish

Ç9 Beer-Shebë

Ç10 AMORITËT

Ç11 NEGEB

D4 Dor

D5 Megido

D5 Tanak

D6 Afek

D6 HIVITËT

D7 JEBUSITËT

D8 Beth-Shemesh

D8 Hebron (Kiriat-Arba)

D9 HITITËT

D9 Debir

D10 Arad (i Kanaanit)

D10 KENITËT

D11 Akrabim

DH4 GIRGASITËT

DH6 Sikem

DH7 PEREZITËT

DH7 Gilgal

DH7 Jeriko

DH8 Jerusalem

E2 HIVITËT

E2 Dan (Laish)

E3 Hazor

FENIKI (DH2)

D2 Tir

DH1 Sidon

EDOM (DH12)

DH11 SEIR

E11 Bozrah

AMORITËT (SIHONI) (E8)

E6 GALAAD

E7 Shitim

E7 Heshbon

E9 Aroer

SIRI (Ë1)

E1 Baal-Gad

E2 HIVITËT

F1 Damask

MOAB (Ë10)

AMORITËT (OGU) (F5)

E6 GALAAD

Ë3 BASHAN

Ë4 Ashtarot

Ë4 Edrei

AMON (F7)

Ë7 Rabah

[Shkretëtirat]

Ë12 SHKRETËTIRA E ARABISË

[Malet]

D M. Karmel

D M. Hor

E M. Hermon

E M. Nebo

[Masa ujore]

C Deti Mesdhe (Deti i Madh)

DH Deti i Kripur

E Deti i Galilesë

[Lumenj dhe përrenj]

B11 L.p. të Egjiptit

DH6 Lumi Jordan

E6 L.p. të Jabokut

E9 L.p. të Arnonit

E11 L.p. të Zeredit

[Figurat në faqen 10]

Në të djathtë: Mbreti amorit, Ogu, sundoi Bashanin, që ishte shumë i njohur për demat dhe deshtë e tij

Poshtë: Moabi, që sheh përtej Detit të Kripur shkretëtirën e Judës

[Figura në faqen 11]

Jehovai e urdhëroi Izraelin që t’i dëbonte kombet që adhuronin perënditë e rreme Baal, Molek dhe perëndeshën e pjellorisë, Ashtoreth (që tregohet në figurë)