Jerusalemi dhe Tempulli që njihte Jezui
Jerusalemi dhe Tempulli që njihte Jezui
PAK kohë pasi kishte lindur Jezui, Jozefi dhe Maria e çuan atë në Jerusalem, që ishte qyteti ku Ati i tij qiellor kishte vënë emrin e vet. (Lu 2:22-39) Në moshën 12-vjeçare, Jezui ishte përsëri atje për të festuar Pashkën. Në tempull, ai i habiti mësuesit me kuptueshmërinë e tij. (Lu 2:41-51) Puna në atë kompleks tempulli, që bënte pjesë në programin e ndërtimit të Herodit të Madh, zgjati mbi «dyzet e gjashtë vjet».—Gjo 2:20.
Gjatë shërbimit të tij, Jezui ishte i pranishëm në festat që bëheshin në Jerusalem, ku shpesh mësonte njerëzit që mblidheshin në turma. Ai përzuri dy herë këmbyesit e parave dhe tregtarët nga oborri i tempullit.—Mt 21:12; Gjo 2:13-16.
Në veri të tempullit, në pellgun e Betzatasë, Jezui shëroi një burrë që kishte vuajtur nga një sëmundje për 38 vjet. Gjithashtu, Biri i Perëndisë i ktheu shikimin një të verbri, duke i thënë që të lahej në pellgun e Siloamit, që ishte në jug të qytetit.—Gjo 5:1-15; 9:1, 7, 11.
Shpesh Jezui vizitonte miqtë e tij, Lazarin, Marinë dhe Martën në Betani, ‘rreth tre kilometra’ në lindje të Jerusalemit. (Gjo 11:1, 18, Përkthimi Bota e Re i Shkrimeve të Shenjta me referime, shënimi, angl.; 12:1-11; Lu 10:38-42; 19:29; shiko «Zona e Jerusalemit», faqe 18.) Pak ditë para se të vdiste, Jezui shkoi afër Jerusalemit, duke kaluar Malin e Ullinjve. A e përfytyroni dot atë tek ndalet për të parë në perëndim, drejt qytetit, duke qarë?! (Lu 19:37-44) Ajo që pa mund të ketë qenë e ngjashme me atë që mund të shihni ju në fillim të faqes tjetër. Pastaj hyri në Jerusalem, hipur në një kërriç, dhe ka të ngjarë të jetë futur përmes njërës nga portat në lindje të qytetit. Turmat e njerëzve e nderuan atë si Mbretin e ardhshëm të Izraelit.—Mt 21:9-12.
Para vdekjes së Jezuit ndodhën ngjarje të rëndësishme në Jerusalem dhe afër tij, si për shembull: në kopshtin e Getsemanisë, ku Jezui u lut; në sallën e Sinedrit; në shtëpinë e Kajafës; në pallatin e guvernatorit Pilat dhe së fundi në Golgota.—Mr 14:32, 53–15:1, 16, 22; Gjo 18:1, 13, 24, 28.
Pas ringjalljes, Jezui u shfaq në Jerusalem dhe në rrethinat e tij. (Lu 24:1-49) Më pas, nga Mali i Ullinjve, ai u ngjit në qiell.—Ve 1:6-12.
[Diagrami në faqen 31]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
Jerusalem/Tempulli i Herodit
Pjesët e Tempullit
1. Më e Shenjta
2. E Shenjta
3. Altari i blatimeve të djegura
4. Deti prej metali të derdhur
5. Oborri i priftërinjve
6. Oborri i Izraelit
7. Oborri i grave
8. Oborri i johebrenjve
9. Pengesë (Soregu)
10. Kolonada mbretërore
11. Kolonada e Solomonit
TEMPULLI
Portë
Oborri i priftërinjve
Portë
Më e Altari i
Shenjta E Shenjta blatimeve Oborri i Oborri i
të djegura Izraelit grave
Deti prej metali
të derdhur
Portë Kolonada
Pengesë (Soregu) e Solomonit
Oborri i johebrenjve
Portë
Kolonada mbretërore
Porta
Kulla e Antonias
Urë
Salla e Sinedrit?
LUGINA E TIROPEONIT
Pellgu i Siloamit
Ujësjellës
Shtëpia e Kajafës?
Pallati i guvernatorit
Golgota?
Golgota?
Pellgu i Betzatasë
Kopshti i Getsemanisë?
MALI I ULLINJVE
LUGINA E KIDRONIT
Burimi i Gihonit
En-Rogel
LUGINA E HINOMIT (GEHENA)
[Figurat në faqen 30]
Pamje drejt lindjes, matanë Jerusalemit të sotëm: (A) zona e tempullit, (B) kopshti i Getsemanisë, (C) Mali i Ullinjve, (Ç) shkretëtira e Judës, (D) Deti i Vdekur
[Figura në faqen 31]
Pamje nga Mali i Ullinjve në ditët e Jezuit, drejt perëndimit