Jezui «në vendin e judenjve»
Jezui «në vendin e judenjve»
DUKE i predikuar Kornelit, apostulli Pjetër përmendi atë që bëri Jezui ‘në vendin e judenjve dhe në Jerusalem’. (Ve 10:39) Si mendoni: cilat vise u përfshinë në shërbimin e Jezuit, që hyri në histori?
Në «vendin e judenjve» përfshihej Judea, ku Jezui bëri disa nga veprat e Perëndisë. (Lu 4:44) Pas pagëzimit, Jezui kaloi 40 ditë në shkretëtirën e Judës (ose të Judesë), një zonë e thatë dhe e shkretë, që vizitohej herë pas here nga rebelët dhe banditët. (Lu 10:30) Më vonë, kur po shkonte nga Judea në veri, Jezui i predikoi një samaritaneje afër Siharit.—Gjo 4:3-7.
Një rishikim i ungjijve tregon se Jezui predikoi kryesisht në Galile. Ndonëse për festat vjetore ai shkonte në Jerusalem, në jug, pjesën më të madhe të dy viteve të para të shërbimit të tij, e kaloi në veri të Tokës së Premtuar. (Gjo 7:2-10; 10:22, 23) Për shembull, ai dha shumë mësime të vyera dhe bëri mrekulli mbresëlënëse kur ishte në detin e Galilesë dhe në rrethinat afër tij. A të kujtohet që ai qetësoi ujërat e tij të tërbuara, dhe madje eci mbi to? Në bregun me guralecë të këtij deti, ai u predikoi turmave nga barka. Fillimisht ata që e ndoqën nga afër ishin nga zonat përreth që merreshin me peshkim dhe bujqësi.—Mr 3:7-12; 4:35-41; Lu 5:1-11; Gjo 6:16-21; 21:1-19.
Qendra e shërbimit të Jezuit në Galile ishte Kapernaumi buzë detit, që ishte edhe ‘qyteti i vet’. (Mt 9:1) Jo shumë larg tij, në një shpat kodre, ai bëri predikimin e famshëm në mal. Ndonjëherë, shkonte me barkë nga Kapernaumi në Magadan, në Betsaidë ose në vende të tjera fqinje.
Siç shihet, ‘qyteti’ i Jezuit nuk ishte shumë larg nga Nazareti, ku ai u rrit; nga Kana, ku ai e ktheu ujin në verë; nga Naini, ku ringjalli djalin e një vejushe dhe nga Betsaida, ku me anë të një mrekullie ushqeu 5.000 burra dhe i ktheu shikimin një të verbri.
Pas Pashkës së vitit 32 të e.s., Jezui u nis për në veri, drejt Tirit dhe Sidonit, që ishin porte fenikase. Më pas, ai e zgjeroi shërbimin, duke përfshirë edhe disa nga dhjetë qytetet e helenizuara, që kishin marrë emrin Dekapoli. Jezui ishte afër Cezaresë së Filipit (F2), kur Pjetri e pranoi atë si Mesinë. Fill pas kësaj, u bë edhe shpërfytyrimi, i cili ka mundësi të ketë ndodhur në malin e Hermonit. Më vonë, Jezui predikoi në zonën e Peresë, matanë Jordanit.—Mr 7:24-37; 8:27–9:2; 10:1; Lu 13:22, 33.
Javën e fundit në tokë, Jezui e kaloi me dishepujt e vet në Jerusalem dhe në rrethinat e tij, qytet që njihej si «qyteti i Mbretit të madh». (Mt 5:35) Në këtë hartë mund të gjeni vendet për të cilat keni lexuar nëpër ungjij, si: Emausin, Betaninë, Betfagën dhe Betlehemin.—Lu 2:4; 19:29; 24:13; shih shtesën «Zona e Jerusalemit», në faqen 18.
[Harta në faqen 29]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
Toka e Premtuar (në kohën e Jezuit)
Vendi në ditët e Jezuit
Qytetet e Dekapolit
D5 Hipo(s)
D6 Pelé
D6 Skithopoli
DH5 Gadarë
DH7 Gerasë
E5 Dion
E9 Filadelfia
Ë1 Damask
Ë4 Rafanë
F5 Kanath
Rrugët kryesore (shiko botimin)
Rrugë e zakonshme nga Galileja në Jerusalem (shiko botimin)
Rrugë dytësore nga Galileja në Jerusalem, që kalon nëpër Pere (shiko botimin)
A11 Gazë
B6 Cezare
B8 Jopë
B9 Lidë
B12 Beer-Shebë
C4 Ptolemaidë
C8 SAMARI
C8 Antipatridë
C8 Arimate
C9 Emaus
C10 JUDE
C11 Hebron
C12 IDUME
Ç1 Sidon
Ç2 Tir
Ç3 FENIKI
Ç4 GALILE
Ç4 Kanë
Ç5 Sefor
Ç5 Nazaret
Ç5 Nain
Ç7 Samari
Ç7 Sihar
Ç9 Efraim
Ç9 Betfagë
Ç9 Jerusalem
Ç9 Betani
Ç10 Betlehem
Ç10 Herodium
Ç10 SHKRETËTIRA E JUDËS
Ç12 Masadë
D4 Korazin
D4 Betsaidë
D4 Kapernaum
D4 Magadan
D5 Tiberiadë
D5 Hipo(s)
D6 Betani? (matanë Jordanit)
D6 Skithopoli
D6 Pelé
D6 Salim
D6 Enon
D9 Jeriko
DH1 ABILENE
DH2 Cezarea e Filipit
DH4 Gamalë
DH5 Abila?
DH5 Gadarë
DH7 PERE
DH7 Gerasë
E3 ITURE
E5 Dion
E6 DEKAPOLI
E9 Filadelfia
Ë1 Damask
Ë3 TRAKONITIDË
Ë4 Rafanë
Ë12 ARABI
F5 Kanath
[Malet]
Ç7 M. Ebal
Ç7 M. Gerizim
DH2 M. Hermon
[Masa ujore]
B6 Deti Mesdhe (Deti i Madh)
D4 Deti i Galilesë
D10 Deti i Kripur (Deti i Vdekur)
[Lumenjtë]
D7 Lumi Jordan
[Burime dhe puse]
Ç7 Burimi i Jakobit
[Figura në faqen 28]
Deti i Galilesë. Djathtas në plan të parë shihet Kapernaumi. Pamja është marrë në jugperëndim, matanë rrafshinës së Genesaretit
[Figura në faqen 28]
Samaritanët adhuronin në malin e Gerizimit. Në sfond shihet mali i Ebalit