Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ndikimi grek dhe romak mbi judenjtë

Ndikimi grek dhe romak mbi judenjtë

Ndikimi grek dhe romak mbi judenjtë

SHTRIRJA e asaj që më pas u bë Perandoria Greke nis nga malet e Maqedonisë. Atje, kur ishte rreth të 20-ave, Aleksandri filloi t’i drejtonte sytë nga lindja. Në vitin 334 p.e.s., ai e nisi ushtrinë e tij përmes Helespontit (Dardaneleve), që ndan Evropën nga Azia. Si një «leopard» i vrullshëm, grekët të drejtuar nga Aleksandri, nisën një sërë pushtimesh të shpejta. (Dn 7:6) Aleksandri i mundi persët afër Trojës, në fushat e lumit Granik, dhe fitoi përfundimisht kundër tyre në Isus.

Grekët pushtuan Sirinë dhe Fenikinë, duke e shtënë në dorë Tirin pas shtatë muajsh rrethim. (Ezk 26:4, 12) Aleksandri e kurseu Jerusalemin, por pushtoi qytetin e Gazës. (Za 9:5) Si mbërriti në Egjipt, ai themeloi Aleksandrinë, që u bë qendra e tregtisë dhe e dijes. Duke kaluar prapë nga Toka e Premtuar, ai i shpartalloi sërish persët në Gaugamelë, afër gërmadhave të Ninevisë.

Pastaj, Aleksandri u kthye drejt jugut për të shtënë në dorë Babiloninë, Shushanin (Suzën) dhe Persepolin, që të tria qendra administrative të Persisë. Më pas, me vrull të madh ai përshkoi Persinë deri në lumin Ind, ku sot gjendet Pakistani. Vetëm në tetë vjet Aleksandri pushtoi pjesën më të madhe të botës që njihej deri në atë kohë. Por në vitin 323 p.e.s., në moshën 32-vjeçare, ai vdiq në Babiloni nga malaria.​—Dn 8:8.

Ndikimi helen në Tokën e Premtuar ishte i madh. Disa veteranë të ushtrisë së Aleksandrit u vendosën në atë zonë, dhe duke filluar nga shekulli i parë, atje ekzistonte një konfederatë qytetesh, ku flitej greqisht (Dekapoli). (Mt 4:25; Mr 7:31) Shkrimet Hebraike tani ishin edhe në greqisht. Gjuha koine (greqishtja e zakonshme) shërbeu si një gjuhë ndërkombëtare për të përhapur mësimet e krishtere.

Perandoria Romake

Po në Perëndim, çfarë ndodhte? Roma, që më parë kishte qenë një grup fshatrash përgjatë lumit Tiber, u bë një qytet i rëndësishëm. Makina luftarake e Romës, mjaft e efektshme, dhe pushteti i centralizuar politik i dhanë asaj mundësi të përpinte zonat që kontrolloheshin nga katër gjeneralët e Aleksandrit. Që nga viti 30 p.e.s, Perandoria Romake shquhej qartë si një shfaqje e hershme e ‘bishës së frikshme’ që pa Danieli në vizion.​—Dn 7:7.

Perandoria Romake shtrihej nga Britania deri në Afrikën Veriore dhe nga Oqeani Atlantik deri në Gjirin Persik. Duke qenë se kjo perandori rrethonte gjithë Mesdheun, romakët e quanin atë Mare Nostrum (Deti ynë).

Edhe Roma pati ndikim mbi judenjtë, pasi vendi i tyre ishte pjesë e Perandorisë Romake. (Mt 8:5-13; Ve 10:1, 2) Jezui u pagëzua dhe vdiq gjatë mbretërimit të perandorit Tiber. Disa sundimtarë romakë i përndoqën egërsisht të krishterët, por nuk mundën ta thyenin adhurimin e vërtetë. Pas 13 shekujsh perandoria u dorëzua para sulmeve të fiseve gjermanike në veri dhe pushtuesve nomadë në lindje.

[Harta në faqen 26]

(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)

Perandoria Greke

Pas Aleksandrit, gjithë ajo perandori e paanë kontrollohej nga katër gjeneralët e tij

Kasandri

Lisimaku

Ptolemeu I

Seleuku I

A2 ▪ GREQI

A2 ▪ Athinë

A2 ▪ AKAI

A3 ○ Kirenë

A3 ○ LIBI

B2 ▫ Bizant

B3 ○ QIPRO

B4 ○ No-Amon (Tebë)

C3 ○ Palmirë (Tadmor)

C3 ○ Gerasë

C3 ○ Filadelfia

C3 ○ Jerusalem

C5 ○ Sienë

E2 • Aleksandria Margiana

Rruga e Aleksandrit

A2 ▪ MAQEDONI

A2 ▪ Pelé

A2 ▫ TRAKË

B2 ▫ Trojë

B2 ▫ Sardë

B2 ▫ Efes

B2 ▫ Gordium

C2 ▫ Ankara

C3 • Tars

C3 • Isus

C3 • Antioki (e Sirisë)

C3 ○ Tir

C4 ○ Gazë

B4 ○ EGJIPT

B4 ○ Memfis

B4 ○ Aleksandri

A4 ○ Oazi i Sivës

B4 ○ Memfis

C4 ○ Gazë

C3 ○ Tir

C3 ○ Damask

C3 • Haleb

Ç3 • Nisibis

Ç3 • Gaugamelë

Ç3 • Babiloni

D3 • Shushan

D4 • PERSI

D4 • Persepoli

D4 • Pasargadë

D3 • MEDI

D3 • Ekbatanë

D3 • Rage

D3 • Hekatompilo

DH3 • PARTË

E3 • ARI

E3 • Aleksandria Arejon

E3 • Aleksandria Proftasia

DH4 • DRANJANË

E4 • ARAKOZI

E4 • Aleksandria e Arakozisë

Ë3 • Kabul

E3 • Drapsakë

Ë3 • Aleksandria Oksiana

E3 • Drapsakë

E3 • BAKTRIA

E3 • Baktra

E2 • SOGDIANË

E2 • Marakandë

Ë2 • Bukharë

E2 • Marakandë

E2 • Aleksandria Eskate

E2 • Marakandë

E2 • Derbent

E3 • Baktra

E3 • BAKTRIA

E3 • Drapsakë

Ë3 • Kabul

Ë3 • Taksilë

Ë5 • INDI

Ë4 • Aleksandri

E4 • GEDROZI

DH4 • Purë

D4 • PERSI

DH4 • Aleksandri

DH4 • KARMANI

D4 • Pasargadë

D4 • Persepoli

D3 • Shushan

Ç3 • Babiloni

[Vende të tjera]

A3 KRETË

Ç4 ARABI

[Masa ujore]

B3 Deti Mesdhe

C5 Deti i Kuq

D4 Gjiri Persik

E5 Deti Arabik

[Lumenjtë]

B4 Nili

Ç3 Eufrati

Ç3 Tigri

E4 Indi

[Harta në faqen 27]

(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)

Perandoria Romake

A1 BRITANI

A3 SPANJË

B1 GJERMANI

B2 GALI

B2 ITALI

B2 Romë

B3 Kartagjenë

C2 ILIRI

C3 GREQI

C3 Aktium

C3 Kirenë

Ç2 Bizant (Kostandinopojë)

Ç3 AZIA E VOGËL

Ç3 Efes

Ç3 Haleb

Ç3 Antioki (e Sirisë)

Ç3 Damask

Ç3 Gerasë (Jarash)

Ç3 Jerusalem

Ç3 Aleksandri

Ç4 EGJIPT

[Masa ujore]

A2 Oqeani Atlantik

C3 Deti Mesdhe

Ç2 Deti i Zi

Ç4 Deti i Kuq

[Figura në faqen 26]

Pasi e rindërtoi Rabahun, Ptolemeu II e quajti atë Filadelfia. Atje shihen ende rrënojat e një teatri të madh romak

[Figura në faqen 27]

Qyteti i Dekapolit, Gerasë (Jarash)

[Figura në faqen 27]

Rrugët romake, si kjo këtu afër Halebit, shtriheshin në Evropë, në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme. Të krishterët udhëtuan nëpër këto rrugë për të përhapur të vërtetat biblike