Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Populli i Perëndisë kthehet në vendin e vet

Populli i Perëndisë kthehet në vendin e vet

Populli i Perëndisë kthehet në vendin e vet

DY VARGMALE të spikatshme rrethojnë rrafshnaltën e Iranit modern​—Elbursi (në jug të detit Kaspik) dhe Zagrosi (në juglindje në drejtim të Gjirit Persik). Ato ndahen nga lugina të gjata e pjellore dhe shpatet e tyre janë të veshura me pyje. Luginat kanë klimë të butë, kurse rrafshinat e thata më të larta e që rrihen nga era janë shumë të ftohta në dimër. Aty pranë gjendet edhe shkretëtira jo fort e populluar e rrafshnaltës. Në këtë zonë në përgjithësi, në lindje të Mesopotamisë, doli në skenë Perandoria Medo-Perse.

Medët ishin përqendruar në pjesën veriore të rrafshnaltës, por më vonë u përhapën deri në Armeni dhe Kiliki. Kurse persët ishin përqendruar në pjesën jugperëndimore të rrafshnaltës, në lindje të luginës së lumit Tigër. Nën sundimin e Kirit, nga mesi i shekullit të gjashtë p.e.s., këto dy mbretëri u bashkuan, duke formuar fuqinë botërore medo-perse.

Në vitin 539 p.e.s., Kiri pushtoi Babiloninë. Perandoria e tij u shtri drejt lindjes deri në Indi. Në perëndim arriti të përfshinte Egjiptin dhe pjesën ku gjendet Turqia e sotme. Danieli e përshkroi me të drejtë Perandorinë Medo-Perse si një «ari» të pangopur që ‘hëngri shumë mish’. (Dn 7:5) Kiri vendosi një sundim të njerëzishëm e tolerant. Ai e ndau perandorinë në provinca dhe në secilën sundonte nga një satrap, zakonisht pers, ndërkohë që një sundimtar vendas ushtronte njëfarë autoriteti pas tij. Popujt e perandorisë nxiteshin të mbanin zakonet dhe besimet e tyre.

Në përputhje me këtë politikë, Kiri i lejoi judenjtë të ktheheshin për të vendosur adhurimin e pastër dhe për të rindërtuar Jerusalemin, siç përshkruhet nga Ezdra dhe Nehemia. Si mendoni: ky grup i madh njerëzish u kthye nëpër rrugën që kishte bërë Abrahami nga Eufrati drejt Karkemishit, apo mund të ketë bërë rrugën më të shkurtër nëpër Tadmor dhe Damask? Bibla nuk na e thotë. (Shiko faqet 6, 7.) Me kalimin e kohës, edhe judenjtë zunë vend në pjesë të tjera të perandorisë, si për shembull në deltën e lumit Nil dhe në pjesë të tjera më në jug. Një pjesë e mirë e popullsisë judeje vazhdoi të qëndronte në Babiloni, gjë që mund të shpjegojë vizitën e apostullit Pjetër atje disa shekuj më vonë. (1Pj 5:13) Pra, fakti që judenjtë gjendeshin në shumë vende, gjatë sundimit të perandorive të mëvonshme greke dhe romake, lidhet me rolin që pati Perandoria Medo-Perse.

Pasi pushtuan Babiloninë, medo-persët e përdorën qytetin me verë përvëluese si qendrën e tyre administrative. Një nga qytetet mbretërore ishte edhe Shushani, kryeqyteti i mëparshëm elamit. Më vonë, pikërisht këtu mbreti pers Asuer (me sa duket Kserksi I) e bëri Esterën mbretëreshën e tij dhe prishi një komplot që kishte për qëllim shfarosjen e popullit të Perëndisë nëpër tërë atë perandori të madhe. Dy kryeqytete të tjera medo-perse ishin Ekbatana (që gjendej në një lartësi prej 1.900 m mbi nivelin e detit, me një verë të këndshme) dhe Pasargada (që gjendej në të njëjtën lartësi, rreth 650 km më në juglindje).

Ç’fund pati kjo fuqi botërore? Në kulmin e fuqisë së saj, Medo-Persia iu kundërpërgjigj revoltave të nxitura nga grekët në kufirin veriperëndimor të Perandorisë Perse. Në atë kohë Greqia ishte e ndarë në qytet-shtete ndërluftuese, por që bashkëpunuan për të mundur forcat perse në betejat vendimtare të Maratonës dhe të Salaminës. Kjo gjë çoi në epërsinë e plotë të Greqisë së bashkuar mbi Medo-Persinë.

[Kutia në faqen 25]

Të prirë nga Zorobabeli, rreth 50.000 burra izraelitë bënë një udhëtim prej 800 deri në 1.600 km (varet nga rruga) për t’u kthyer në Jerusalem. Ata u gjendën përpara një situate të rëndë ekonomike. Vendi i tyre kishte qenë i shkretuar për më se 70 vjet. Të riatdhesuarit filluan të rivendosnin adhurimin e vërtetë, duke rindërtuar altarin dhe duke i paraqitur flijime Jehovait. Në vjeshtën e vitit 537 p.e.s., ata kremtuan Festën e Kasolleve. (Jr 25:11; 29:10) Më pas, ata hodhën themelet e shtëpisë së Jehovait.

[Kutia në faqen 25]

LIBRA TË BIBLËS TË ASAJ PERIUDHE

Danieli

Hageu

Zakaria

Estera

Psalmet (pjesërisht)

1 dhe 2 i Kronikave

Ezdra

Nehemia

Malakia

[Harta në faqen 24]

(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)

Perandoria Medo-Perse

A2 MAQEDONI

A2 TRAKË

A4 Kirenë

A4 LIBI

B2 Bizant

B2 LIDI

B3 Sardë

B4 Memfis (Nof)

B4 EGJIPT

B5 No-Amon (Tebë)

B5 Sienë

C3 KILIKI

C3 Tars

C3 Isus

C3 Karkemish

C3 Tadmor

C3 SIRI

C3 Sidon

C3 Damask

C3 Tir

C4 Jerusalem

Ç2 Faz

Ç2 ARMENI

Ç3 ASIRI

Ç3 Ninevi

Ç4 Babiloni

D3 MEDI

D3 Ekbatana (Akmeta)

D3 HIRKANI

D4 Shushan (Suzë)

D4 ELAM

D4 Pasargadë

D4 Persepoli

D4 PERSI

DH3 PARTË

DH4 DRANJANË

E2 Marakandë (Samarkandë)

E3 SOGDIANË

E3 BAKTRIA

E3 ARI

E4 ARAKOZI

E4 GEDROZI

Ë5 INDI

[Vende të tjera]

A2 GREQI

A3 Maratonë

A3 Athinë

A3 Salaminë

C1 SKITHI

C4 Elath (Eloth)

C4 Tema

Ç4 ARABI

[Malet]

D3 MALET ZAGROS

D4 MALET ELBURS

[Masa ujore]

B3 Deti Mesdhe (Deti i Madh)

C2 Deti i Zi

C5 Deti i Kuq

D2 Deti Kaspik

D4 Gjiri Persik

[Lumenjtë]

B4 Nili

C3 Eufrati

Ç3 Tigri

Ë4 Indi

[Figura në faqen 24]

Për të shkuar deri në Babiloni, trupat e Kirit duhej të kalonin malet e Zagrosit

[Figura në faqen 25]

Lart: Porta e të gjitha Kombeve në Persepoli

[Figura në faqen 25]

Poshtë: Varri i Kirit në Pasargadë