Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Vendet e Biblës

Vendet e Biblës

Vendet e Biblës

TEKSA Izraeli përgatitej të hynte në Tokën e Premtuar, Moisiu i shprehu Perëndisë një dëshirë të zjarrtë: «Lërmë, të lutem, të kaloj e të shoh vendin e mirë që është matanë Jordanit, ato vise të mira malore.»​—Lp 3:25.

Për Moisiun kjo gjë nuk ishte e mundur. Megjithatë, ai u ngjit në një mal përballë Jerikosë, nga ku pa vendin​—‘Galaadin deri në Dan, vendin e Judës deri në detin perëndimor, Negebin dhe luginën e Jordanit’. (Lp 3:27; 34:1-4) A i keni të dëgjuar këta emra? A e dini se ku ndodhen?

Sot në popullin e Jehovait janë të paktë ata që mund t’i vizitojnë vendet e shumta për të cilat lexojnë në Bibël. Nuk kanë mundësi të bëjnë atë që i kërkoi Perëndia Abrahamit, domethënë t’i bien kryq e tërthor Tokës së Premtuar. (Zn 13:14-17) Sidoqoftë, të krishterët e vërtetë dëshirojnë shumë të dinë se ku ndodheshin vendet e përmendura në Bibël dhe të shohin se si lidhen këto vende me njëri-tjetrin.

Të shohim vendin e mirë’ është një mjet që mund ta përdorni për të zgjeruar edhe më shumë kuptueshmërinë tuaj biblike. Ai përmban fotografi të vendeve të sotme, si Galaadi, që tregohet në kapakun e përparmë. Hartat japin të dhëna edhe më të hollësishme, gjë që mund ta thellojë shumë njohurinë tuaj lidhur me vendet e përmendura në Bibël.

Harta në faqet 2 dhe 3 tregon vendet dhe rajonet më kryesore. Për shembull, po të vëreni se ku gjendeshin Asiria dhe Egjipti, duke i krahasuar me Tokën e Premtuar, mund të kuptoni më mirë profecitë në të cilat përmenden këto vende. (Is 7:18; 27:13; Ho 11:11; Mi 7:12) Brezi i ngushtë që quhet Toka e Premtuar ishte një udhëkryq i lashtë dhe kombet e tjera u orvatën të shtinin në dorë fushat pjellore me grurë, vreshtat dhe ullishtet e saj.​—Lp 8:8; Gjy 15:5.

Hera-herës mund të keni dëshirë të bëni një krahasim të hartave. Për shembull, Jonai u caktua të shkonte në kryeqytetin e Asirisë, por ai lundroi drejt Tarshishit. (Jn 1:1-3) A i gjeni dot këto zona në hartën e parë? Vetëm se Tarshishi nuk duhet ngatërruar me Tarsin, ku lindi apostulli Pavël. Tarsin dhe qytete të tjera të njohura do t’i gjeni në hartën që shihni këtu.

Kur të gjeni Urin, Haranin dhe Jerusalemin mendoni se sa i gjatë ishte udhëtimi i Abrahamit dhe nëpër çfarë rruge eci ai. Pasi Jehovai e thirri nga Uri, ai qëndroi në Haran dhe më pas shkoi në Tokën e Premtuar. (Zn 11:28–12:1; Ve 7:2-5) Udhëtimi i Abrahamit do të bëhet edhe më i gjallë, kur të studioni «Bota e patriarkëve», në faqet 6 dhe 7.

Harta e parë dhe kjo që shihni këtu nuk lidhen me ndonjë periudhë kohore të veçantë. Ndërsa hartat që vijnë pas këtyre të dyjave janë renditur kryesisht sipas radhës historike. Qytetet ose hollësitë e një harte lidhen me ngjarjet e një periudhe të caktuar. Megjithëse Treguesi (në faqet 34 dhe 35) nuk i përfshin të gjitha vendet që përmenden me emër nëpër harta, ai mund t’ju ndihmojë të gjeni se cila hartë lidhet me pikën për të cilën jeni duke bërë kërkime.

Në hartën e faqeve të mesit (faqet 18, 19) gjendet koleksioni më i madh i vendeve dhe i qyteteve të Tokës së Premtuar. Legjenda e hartës do t’ju ndihmojë të gjeni qytetet levite dhe gjashtë qytetet e strehimit. Do t’ju ndihmojë, gjithashtu, të gjeni se ku është përmendur një vend: në Shkrimet Hebraike, në Shkrimet Greke apo në të dyja.

Ende nuk dihet tani për tani vendndodhja e disa vendeve të përmendura në Bibël, ndaj pjesa më e madhe e emrave të tyre nuk gjenden në hartën e faqeve të mesit. Veç kësaj, në të nuk ishte e mundur të përfshiheshin të gjitha qytetet dhe vendet, siç janë ato që përmenden në regjistrimet e kufijve sipas fiseve. (Js, kap. 15-19) Sidoqoftë kjo hartë përfshin qytetet fqinje, gjë që ju jep mundësi ta gjeni vendin me përafërsi. Janë shënuar disa veçori gjeografike (male, lumenj dhe lugina përrenjsh), kurse lartësitë mbi nivelin e detit dhe terreni janë paraqitur me ngjyra. Këto hollësi mund t’ju ndihmojnë të përfytyroni aspekte të ndryshme të ngjarjeve biblike.

Të dhëna të mëtejshme lidhur me vendet e përmendura në Bibël gjenden në enciklopedinë Mendjehollësi mbi Shkrimet, e cila është në dispozicion në shumë gjuhë. * Mbajeni atlasin ‘Të shohim vendin e mirë’ sa më afër, kur të përdorni këtë enciklopedi dhe botime të tjera ndihmëse për studimin e Biblës. Shqyrtojeni atë edhe gjatë studimit të të gjitha Shkrimeve, të cilat janë kaq të dobishme në jetën tuaj.​—2Ti 3:16, 17.

[Shënimi]

^ par. 12 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

[Kutia në faqen 5]

LIBRAT E BIBLËS U SHKRUAN NË

Babiloni

Cezare

Korint

Egjipt

Efes

Jerusalem

Maqedoni

Moab

Patmos

Tokën e Premtuar

Romë

Shushan

[Harta në faqet 4, 5]

(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)

Vendet e Biblës dhe qytete kryesore

A1 ITALI

A2 ROMË

A3 SICILI

A4 MALTË

C2 MAQEDONI

C2 Filipi

C2 GREQI

C3 ATHINË

C3 Korint

C3 KRETË

C4 LIBI

Ç3 Antioki (e Pisidisë)

Ç3 Efes

Ç3 PATMOS

Ç3 RODOS

Ç4 MEMFIS

Ç5 EGJIPT

D2 AZIA E VOGËL

D3 Tars

D3 Antioki (e Sirisë)

D3 QIPRO

D4 Sidon

D4 Damask

D4 Tir

D4 Cezare

D4 TOKA E PREMTUAR

D4 JERUSALEM

D4 MOAB

D4 Kadesh

D4 EDOM

DH3 Kopshti i Edenit?

DH3 ASIRI

DH3 Haran

DH3 SIRI

DH5 ARABI

E3 NINEVI

E4 BABILONI

E4 KALDE

E4 Shushan

E4 Ur

Ë3 MEDI

[Malet]

D5 M. Sinai

E2 MALET ARARAT

[Masa ujore]

C3 Deti Mesdhe (Deti i Madh)

D1 Deti i Zi

D5 Deti i Kuq

Ë2 Deti Kaspik

Ë5 Gjiri Persik

[Lumenjtë]

Ç5 Lumi Nil

DH3 Lumi Eufrat

E3 Lumi Tigër