Çfarë duhet të bësh ti që të jetosh përgjithmonë?
Kapitulli 30
Çfarë duhet të bësh ti që të jetosh përgjithmonë?
1. (a) Cilën në mes të dy rrugëve do të zgjedhësh? (b) Si mund ta zgjedhësh rrugën e vërtetë?
PERËNDIA JEHOVA të ofron diçka të mrekullueshme—jetën e përhershme në sistemin e tij të ri e të drejtë. (2. Pjetrit 3:13) Por jeta atje varet nga kryerja e vullnetit të Perëndisë tani. Bota e tanishme e ligë, duke përfshirë të gjithë sa mbeten pjesë e saj, është në prag të mbarimit, por «ai që kryen vullnetin e Perëndisë mbetet përgjithmonë.» (1. Gjonit 2:17) Pra, duhet të zgjedhësh në mes të dy rrugëve. Njëra çon në vdekje dhe tjetra në jetë të përhershme. (Ligji i përtërirë 30:19, 20) Cilën rrugë do të ndjekësh?
2. (a) Nëse beson me të vërtetë, për çfarë do të jesh i bindur? (b) Përse do të jesh i ndihmuar për t’i shërbyer Perëndisë nëse beson tek Ai si një bir që beson tek ati i tij i dashur?
2 Si mund të tregosh se po zgjedh jetën? Së pari, duhet të kesh besim te Jehovai dhe premtimet e tij. A je fortësisht i bindur se Perëndia ekziston dhe se «ai është shpërblerës i atyre që e kërkojnë seriozisht»? (Hebrenjve 11:6) Duhet të besosh te Perëndia, ashtu si një bir apo një bijë beson tek ati i mëshirshëm dhe i dashur. (Psalmi 103:13, 14; Proverbat 3:11, 12) Duke pasur besim të tillë, nuk do të dyshosh se këshilla e tij është e mençur dhe udhët e tij janë të drejta, megjithëse ndonjëherë nuk i kupton plotësisht.
3. (a) Përveç besimit, ç’gjë tjetër është e nevojshme? (b) Cilat vepra janë të nevojshme për të treguar se ke zgjedhur jetën?
3 Por, nevojitet më tepër se besim. Duhet të bësh edhe vepra që tregojnë se cilat janë ndjenjat e tua të vërteta për Jehovain. (Jakovi 2:20, 26) A ke bërë ndonjë gjë për të treguar se të vjen keq që në të kaluarën ke bërë veprime të padrejta? A je nxitur të pendohesh apo të bësh ndryshime që ta përputhësh jetën tënde me vullnetin e Jehovait? A je kthyer, duke braktisur çdo gjë të gabuar nga e kaluara dhe a ke filluar të bësh atë që Perëndia kërkon prej teje? (Veprat 3:19; 17:30) Me vepra të tilla do të tregosh se ke zgjedhur jetën.
DEDIKIMI DHE PAGËZIMI
4. (a) Çfarë duhet të të nxisë për të kryer vullnetin e Perëndisë? (b) Çfarë duhet të bësh, pasi ke vendosur t’i shërbesh Perëndisë?
4 Çfarë duhet të të nxisë që të zgjedhësh jetën nëpërmjet kryerjes së vullnetit të Perëndisë? Mirënjohja. Mendo: Jehovai ka bërë të mundur që të lirohesh nga sëmundjet, vuajtjet dhe vdekja! Me dhuratën e çmuar të Birit të tij të ka hapur rrugën për jetën e pafundme në tokën parajsore. (1. Korintasve 6:19, 20; 7:23; Gjoni 3:16) Çfarë duhet të bësh, nëse dashuria e Jehovait të nxit për t’iu përgjigjur dashurisë së tij? (1. Gjonit 4:9, 10; 5:2, 3) Duhet t’i afrohesh Perëndisë, përmes Jezuit e t’i thuash se dëshiron të jesh shërbëtor i tij dhe se dëshiron t’i takosh. Në këtë mënyrë i dedikohesh Perëndisë. Kjo është një gjë personale. Askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë për ty.
5. (a) Pasi i je dedikuar Perëndisë, çfarë pret ai që të bësh? (b) Në cilën ndihmë mund të mbështetesh për të jetuar në përputhshmëri me dedikimin tënd?
5 Pasi i je dedikuar Perëndisë, ai do të presë që të jetosh në përputhje me këtë dedikim. Trego se e mban këtë vendim apo dedikim gjatë gjithë jetës tënde. (Psalmi 50:14) Nëse do t’i qëndrosh afër organizatës së dukshme të Perëndisë, bashkëbesimtarët e tu të krishterë do të të ndihmojnë dhe do të jenë të gëzuar të të inkurajojnë e të të përkrahin me dashuri.—1. Selanikasve 5:11.
6. (a) Pasi ia ke dedikuar jetën tënde Perëndisë, cilin hap duhet të bësh? (b) Cila është domethënia e pagëzimit?
6 Megjithatë, nuk mjafton t’i thuash Jehovait se dëshiron t’i takosh, por duhet të bësh edhe më shumë. Duhet të tregosh para të
tjerëve se i je dedikuar Perëndisë për t’i shërbyer. Si ta bësh këtë? Duke u pagëzuar në ujë. Pagëzimi në ujë është një provë publike që tregon, se personi ia ka dedikuar jetën e vet Jehovait dhe se është paraqitur për të bërë atë që Ai do.7. (a) Çfarë shembulli u dha Jezui të krishterëve? (b) Përse nuk është për fëmijët pagëzimi i urdhëruar nga Jezui?
7 Shembulli i Jezu Krishtit tregon se pagëzimi në ujë është kërkesë e rëndësishme. Jezui nuk i tha Atit të tij thjesht, se kishte ardhur për të kryer vullnetin e tij. (Hebrenjve 10:7) Kur ishte gati për të filluar shërbimin si predikues i Mbretërisë së Perëndisë, ai iu paraqit Perëndisë dhe u pagëzua në ujë. (Mateu 3:13-17) Pasi Jezui vuri shembullin, ata që i dedikohen sot Jehovait për të kryer vullnetin e Tij, duhet të pagëzohen. (1. Pjetrit 2:21; 3:21) Në fakt, Jezui i urdhëroi ithtarët e tij që të bëjnë dishepuj nga njerëz të të gjithë popujve dhe pastaj t’i pagëzojnë këta dishepuj të rinj. Ky nuk është një pagëzim për fëmijë. Është një pagëzim i njerëzve që bëhen besimtarë, që kanë vendosur t’i shërbejnë Jehovait.—Mateu 28:19; Veprat 8:12.
8. Kujt dhe përse duhet t’i drejtohesh në kongregacion nëse dëshiron të pagëzohesh?
8 Çfarë duhet të bësh nëse ke vendosur t’i shërbesh Jehovait dhe dëshiron të pagëzohesh? Duhet t’ia shprehësh dëshirën tënde mbikëqyrësit drejtues të kongregacionit që frekuenton. Ai së bashku me pleqtë e tjerë të kongregacionit do të jenë të gëzuar të rishikojnë me ty informacionet që duhet të njohësh për t’i shërbyer Perëndisë në mënyrë të pranueshme. Pra, do të bëhen përgatitjet për pagëzimin tënd.
VULLNETI I PERËNDISË PËR TY SOT
9. Çfarë bëri Noeja para Përmbytjes, e në lidhje me këtë çfarë dëshiron Perëndia që ti të bësh tani?
9 Para përmbytjes, Jehovai përdori Noenë, «predikuesin e drejtësisë», për të paralajmëruar njerëzit mbi shkatërrimin e afërt dhe t’i tregonte arkën, si vend të vetëm shpëtimi. (Mateu 24:37-39; 2. Pjetrit 2:5; Hebrenjve 11:7) Vullneti i Perëndisë është që ti tani të përmbushësh një vepër të njëjtë predikimi. Në lidhje me ditët e sotme Jezui paratha: «Ky lajm i mirë mbi Mbretërinë do të predikohet në të gjithë tokën e banuar, në dëshmi me të gjitha kombet; dhe atëherë do të vijë fundi.» (Mateu 24:14) Edhe të tjerët duhet të njo hin gjërat që ti ke mësuar mbi qëllimet e Perëndisë, për të mbijetuar në fund të këtij sistemi dhe për të jetuar përgjithmonë. (Gjoni 17:3) A nuk të nxit zemra jote që edhe të tjerëve t’ua bësh të ditur këtë njohuri jetëdhënëse?
10. (a) Cilin shembull të Jezuit duhet të ndjekim nëse e duam të afërmin? (b) Si kryhet pjesa më e madhe e veprës së predikimit?
10 Ndiq shembullin e Krishtit. Ai nuk priti që njerëzit të shkonin tek ai, por ishte ai që shkoi në kërkim të atyre që ishin gati të dëgjonin lajmin mbi Mbretërinë. I urdhëroi ithtarët e tij—të gjithë—të bënin të njëjtën gjë. (Mateu 28:19; Veprat 4:13; Romakëve 10:10-15) Të krishterët e parë i vizitonin njerëzit në shtëpitë e tyre, duke vepruar kështu sipas shembullit dhe këshillave të Krishtit. Ata e përhapnin lajmin e mirë duke shkuar nga «shtëpia në shtëpi». (Luka 10:1-6; Veprat 20:20) Edhe sot kjo është mënyra kryesore, që përdorin të krishterët e vërtetë në kryerjen e shërbimit të tyre.
11. (a) Përse duhet të kemi kurajo për të predikuar Mbretërinë e Perëndisë, dhe përse nuk duhet të frikësohemi? (b) Si e konsideron Jehovai veprën që kryejmë?
11 Për të bërë këtë vepër duhet kurajo. Satanai dhe bota e tij sigurisht do të përpiqen të të ndalojnë, siç janë përpjekur të ndalojnë predikimin e ithtarëve të parë të Krishtit. (Veprat 4:17-21; 5:27-29, 40-42) Por, nuk duhet të frikësohesh. Jehovai, ashtu si ka forcuar dhe përkrahur të krishterët e parë, ashtu do të bëjë edhe me ty sot. (2. Timoteut 4:17) Merr, pra, kurajo! Trego se e do me të vërtetë Jehovain dhe të afërmin tënd, duke marrë pjesë aktivisht në atë vepër jetëdhënëse të predikimit dhe të mësimit. (1. Korintasve 9:16; 1. Timoteut 4:16) Jehovai nuk do ta harrojë veprën tënde dhe do të të shpërblejë me bollëk.—Hebrenjve 6:10-12; Titi 1:2.
12. Çfarë mësojmë nga shembulli i gruas së Lotit?
12 Ky sistem i vjetër nuk mund të na ofrojë asgjë të çmuar, prandaj nuk duhet të mendosh kurrë, se ke humbur ndonjë gjë duke i kthyer shpinën. «Kujtoni gruan e Lotit»,—tha Jezui. (Luka 17:32) Pasi iku me familjen e saj nga Sodoma, ajo shikoi me pikëllim gjërat e lëna pas. Perëndia e kuptoi ku ishte zemra e saj, prandaj e shndërroi në një shtyllë kripe. (Zanafilla 19:26) Mos u bëj si gruaja e Lotit! Mbaje shikimin tënd të drejtuar nga e ardhmja, në «jetën e vërtetë», në botën e re të drejtë të Perëndisë.—1. Timoteut 6:19.
ZGJIDH JETËN E PËRHERSHME NË TOKËN PARAJSORE
13. Si e përshkruan Jezui zgjedhjen që duhet të bëjnë të gjithë?
13 Nuk ekzistojnë dy mundësi. Krishti e shpjegoi këtë si zgjedhja në mes të dy rrugëve. Tha se njëra rrugë, është «e gjerë dhe e hapur». Ata që e përshkojnë janë të lirë të bëjnë si të duan. Ndërsa rruga tjetër është «e ngushtë». Po, të gjithë ata që e përshkojnë duhet t’u binden këshillave dhe ligjeve të Perëndisë. Jezui tha se shumica përshkon rrugën e gjerë; e pak të ngushtën. Cilën rrugë do të zgjedhësh ti? Në zgjedhje, mbaj parasysh këtë: papritmas rruga e gjerë do të mbarojë—ajo të çon në shkatërrim! Përkundrazi, rruga e ngushtë të çon në sistemin e ri të Perëndisë. Atje mund të marrësh pjesë në transformimin e Tokës në një parajsë të mrekullueshme, ku mund të jetosh i lumtur përgjithmonë.—Mateu 7:13, 14.
14. Kujt duhet t’i përkasësh për të hyrë në sistemin e ri të Perëndisë?
14 Mos kujto se ekzistojnë rrugë apo mënyra të ndryshme përmes së cilave mund të jetosh në sistemin e ri të Perëndisë. Ekziston vetëm një. Ishte vetëm një arkë që kaloi Përmbytjen dhe jo shumë arka. Gjithashtu, duhet të jetë vetëm një organizatë—organizata e dukshme e Perëndisë—që do të mbijetojë «mjerimin e madh» që po afrohet me të shpejtë. Nuk është aspak e vërtetë që të gjitha fetë të çojnë në të njëjtin vend. (Mateu 7:21-23; 24:21) Nëse dëshiron të marrësh bekimin e jetës së përhershme nga Perëndia Jehova, duhet t’i përkasësh organizatës së tij dhe të kryesh vullnetin e tij.—Psalmi 133:1-3.
15. (a) Çfarë duhet të bësh çdo ditë? (b) Cila shpresë nuk është vetëm një ëndërr?
15 Prandaj, mbaje të gjallë në mendje dhe në zemër kuadrin e sistemit të ri të gjërave të premtuar nga Perëndia. Mendo çdo ditë për shpërblimin e madh që Perëndia Jehova mban për ty: jetën e përhershme në tokën parajsore. Nuk është një ëndërr, por realitet. Pra, është i sigurt plotësimi i këtij premtimi biblik: «Tokën do ta zotërojnë të drejtët, dhe do të banojnë përgjithmonë në të.» . . . Ti do ta shohësh shkatërrimin e ta ligjve.—Psalmi 37:29, 34.
[Pyetjet]
[Figura në faqen 251]
Dedikoju Jehovait . . . dhe pagëzohu
[Figura në faqen 253]
«Kujtoni gruan e Lotit»
[Figurat në faqen 254]
Mbani gjallë në mendje dhe në zemër sistemin e ri të Perëndisë