A jemi nën Dhjetë Urdhrat?
Kapitulli 24
A jemi nën Dhjetë Urdhrat?
1. Cilin ligj i ndërmjetësoi Moisiu popullit?
CILAVE LIGJE do Perëndia Jehova që t’u bindemi? Duhet të mbajmë atë që Bibla e quan «ligji i Moisiut» apo ndonjëherë «ligji»? (1. Mbretërve 2:3; Titi 3:9) Gjithashtu, ky quhet edhe «ligji i Jehovait», sepse ishte Ai që e dha. (1. Kronikat 16:40) Moisiu vetëm sa ia bëri të njohur popullit atë ligj.
2. Çfarë përmban ai Ligj?
2 Ligji i Moisiut përmban më tepër se 600 ligje individuale apo urdhra, duke përfshirë edhe dhjetë urdhrat kryesore. Moisiu tha: « . . . [Jehovai] u urdhëroj juve të bëni, të dhjetë porositë; edhe i shkroj ato mbi dy rrasa të-gurta.» (Ligji i përtërirë 4:13, BK; Të Dalët 31:18) Por, kujt ia dha Jehovai Ligjin, duke përfshirë edhe Dhjetë Urdhrat? A ia dha gjithë njerëzimit? Cili ishte qëllimi i Ligjit?
IZRAELITËVE, PËR NJË QËLLIM TË VEÇANTË
3. Si e dimë se Ligji iu dha vetëm Izraelit?
3 Ligji nuk iu dha gjithë njerëzimit. Jehovai bëri një besëlidhje apo një pakt me pasardhësit e Jakobit, që u bënë kombi i Izraelit. Ligjin e përtërirë 5:1-3 dhe Psalmin 147:19, 20.
Jehovai ia dha ligjet e tij vetëm atij kombi. Bibla e tregon qartë këtë në4. Përse iu dha Ligji kombit të Izraelit?
4 Apostulli Pavël pyeti: «Përse pra udha nomi [ligji]?» Po, me ç’qëllim ia dha Jehovai ligjin Izraelit? Pavli përgjigjet: «Ushtua për punë të të-shkeluravet të porosivet, gjersa të-vinte fara, mbë të-cilinë qe bërë të-zotuarëtë; . . . Përandaj nomi ubë mësonjësi ynë mbë Krishtinë.» (Galatasve 3:19-24, BK) Qëllimi i veçantë i ligjit ishte mbrojtja dhe udhëheqja e kombit të Izraelit, në mënyrë që të ishte i gatshëm për të pranuar Krishtin kur të vinte. Flijimet e shumta që kërkonte Ligji, u kujtonin izraelitëve se ishin mëkatarë dhe që u nevojitej një Shpëtimtar.—Hebrenjve 10:1-4.
«KRISHTI ËSHTË FUNDI I LIGJIT»
5. Çfarë ndodhi me Ligjin, kur Krishti erdhi dhe vdiq për ne?
5 Shpëtimtari i premtuar ishte Jezu Krishti, ashtu siç deklaroi engjëlli me lindjen e tij. (Luka 2:8-14) Çfarë ndodhi me Ligjin, kur Krishti erdhi dhe dha jetën e tij të përsosur si flijim? U shfuqizua. «S’jemi më ndënë mësonjës»,—shpjegoi Pavli. (Galatasve 3:25, BK) Shfuqizimi i ligjit ishte një lehtësim për izraelitët. Ligji zbulonte se ishin mëkatarë, pasi askush prej tyre nuk mund ta mbante atë në mënyrë të përsosur. «Krishti na shpërbleu prej mallkimit të Ligjit»,—tha Pavli. (Galatasve 3:10-14, DSF) Prandaj, Bibla thotë edhe: «Fundi i nomit [ligjit] është Krishti.»—Romakëve 10:4, BK; Ro 6:14.
6. (a) Si ndikoi rënia e Ligjit mbi izraelitët dhe jo izraelitët dhe përse? (b) Ç’veprim ndërmori Jehovai ndaj Ligjit?
6 Në fakt, Ligji shërbente si barrierë apo «mur» në mes të izraelitëve dhe popujve të tjerë që nuk ishin nën të. Por, me flijimin e jetës së tij, Krishti «rrëzoj . . . nomin’ e porosivet që ishin ndë urdhëra, që të ndërtonjë ndë vetëhet të ti të dy [izraelitët dhe jo izraelitët] mbë një njeri të-ri.» (Efesianëve 2:11-18, BK) Mbi veprimin që vetë Perëndia Jehova ndërmori ndaj Ligjit të Moisiut, lexojmë: «Ai mirësisht na i fali të gjitha fajet tona, Ai e zhvleftësoi dëftesën paditëse, që në sajë të urdhërimeve [përfshi Dhjetë Urdhrat], ishte kundër nesh [sepse i dënonte izraelitët si mëkatarë], e bëri të zhduket, e mbërtheu në kryq [shtyllën e mundimeve, NW].» (Kolosianëve 2:13, 14, DSF) Prandaj, me flijimin e përsosur të Krishtit, iu dha fund Ligjit.
7, 8. Ç’tregon se Ligji nuk ishte i ndarë në dy pjesë?
7 Por, disa thonë se Ligji ishte i ndarë në dy pjesë: Dhjetë Urdhrat dhe ligjet e tjera. Ata pohojnë se ajo që mbaroi qenë ligjet e tjera, ndërsa Dhjetë Urdhrat mbetën. Mirëpo, kjo nuk është e vërtetë. Në Predikimin në Mal, Jezui citoi nga Dhjetë Urdhrat si edhe nga pjesët e tjera të Ligjit, pa bërë kurrfarë dallimi mes tyre. Prandaj, Jezui tregoi se Ligji i Moisiut nuk ishte i ndarë në dy pjesë.—Mateu 5:21-42.
8 Vër re, gjithashtu, se çfarë shkroi apostulli Pavël nën frymëzimin e Perëndisë: «E tani u liruam nga pushteti i ligjit.» Hebrenjtë ishin, ndoshta, të lirë nga ligjet e ndryshme përveç të Dhjetë Urdhrave? Jo, sepse Pavli shtoi: «Për mëkat nuk dita përveç se nëpër Ligj, sepse nuk do të dija për prirje të keqe po të mos kishte thënë Ligji: ‘Mos lakmo!’ [Mos dëshirojsh, BK].» (Romakëve 7:6, 7, DSF; Dalja 20:17) Pasi «Mos dëshiro!», është i fundit nga Dhjetë Urdhrat, vijmë në përfundimin se izraelitët ishin të lirë edhe nga Dhjetë Urdhrat.
9. Nga se është e dukshme se u shfuqizua edhe Ligji mbi të shtunën javore?
9 A do të thotë se u zhvleftësua edhe ligji për mbajtjen e një Galatasve 4:8-11 dhe Kolosianëve 2:16, 17, Bibla tregon qartë, se të krishterët nuk janë nën Ligjin që Perëndia u dha izraelitëve, me kërkesën e tij për mbajtjen e një të shtune dhe ditëve të tjera të veçanta të vitit. Se të krishterët nuk janë të detyruar të mbajnë një të shtunë javore, është e dukshme edhe nga sa thuhet në Romakëve 14:5.
të shtune javore, i katërti, pra, i Dhjetë Urdhrave? Po. NëLIGJE QË VLEJNË PËR TË KRISHTERËT
10. (a) Nën cilat ligje janë të krishterët? (b) Prej nga u morën shumë nga këto ligje dhe përse është e arsyeshme kjo gjë?
10 A nënkupton kjo se të krishterët, pasi nuk janë nën Dhjetë Urdhrat, nuk duhet të mbajnë asnjë ligj? Aspak. Jezui vendosi një «besëlidhje të re», të bazuar mbi një flijim më të mirë, atë të jetës së vet të përsosur njerëzore. Të krishterët gjenden nën këtë besëlidhje të re dhe janë objekt i ligjeve të krishtere. (Hebrenjve 8:7-13; Luka 22:20) Shumë prej këtyre ligjeve janë marrë nga Ligji i Moisiut. Dhe kjo nuk është aspak e çuditshme. Shpesh, një gjë e tillë vihet re, kur në ndonjë vend vjen në pushtet një qeveri e re. Kushtetuta në fuqi e qeverisë së vjetër mund të rrëzohet dhe zëvendësohet, por kushtetuta e re mund të ruajë shumë ligje nga e mëparshmja. Në po këtë mënyrë besëlidhja e Ligjit mbaroi, por shumë prej parimeve dhe ligjeve të saja themelore u pranuan në krishterim.
11. Cilat ligje apo mësime të dhëna të krishterëve, janë shumë të ngjashme me Dhjetë Urdhrat?
11 Këtë mund ta vësh re, duke lexuar Dhjetë Urdhrat në faqen 203 dhe duke i krahasuar me ligjet dhe mësimet e krishtere: «Jehovain, Perëndinë tënd duhet ta adhurosh.» (Mateu 4:10; 1. Korintasve 10:20-22) «Ruani veten prej idhujve.» (1. Gjonit 5:21, DSF; 1. Korintasve 10:14) «Ati ynë që je ndë qiejt, ushënjtëroftë emëri yt [të mos veprohet me të padenjësisht].» (Mateu 6:9, BK) «Fëmijë, dëgjoni prindërit tuaj.» (Efesianëve 6:1, 2) Veç kësaj, Bibla tregon qartë se vrasja, kurorëthyerja, vjedhja, gënjeshtra dhe lakmia, janë të ndaluara nga ligjet e krishtere.—Zbulesa 21:8; 1. Gjonit 3:15; Hebrenjve 13:4; 1. Selanikasve 4:3-7; Efesianëve 4:25, 28; 1. Korintasve 6:9-11; Luka 12:15; Kolosianëve 3:5.
12. Si është zbatuar kriteri i ligjit mbi të shtunën në udhëzimin e krishterë?
Hebrenjve 4:10) Ky pushim frymor nuk mbahet vetëm një ditë në javë, por në të shtatë ditët. Duke kërkuar nga izraelitët që t’i kushtonin një ditë interesave frymore, ligji i së shtunës i ruante që të mos e shfrytëzonin në mënyrë egoiste gjithë kohën, në kërkim të përparësive personale, materiale. Zbatimi i përditshëm i këtij kriteri në shikimin frymor, është një mbrojtje edhe më efikase nga materializmi.
12 Edhe pse të krishterët nuk janë të detyruar të mbajnë një të shtunë javore, megjithatë mësojmë diçka nga ai udhëzim. Izraelitët pushonin në të vërtetë, por të krishterët duhet të pushojnë në kuptimin frymor. Në ç’mënyrë? Për shkak të besimit dhe dëgjueshmërisë së tyre, të krishterët e vërtetë shmangen nga veprat egoiste. Këto vepra egoiste përfshijnë përpjekjet për të arritur drejtësinë personale. (13. (a) Cilit ligj duhet t’i binden të krishterët dhe si e përmbushin këtë? (b) Cilin ligj theksoi Jezui? (c) Cili ligj ishte në bazë të gjithë Ligjit të Moisiut?
13 Kështu, të krishterët janë të nxitur që «të plotësojnë Ligjin e Krishtit», në vend se të mbajnë Dhjetë Urdhrat. (Galatasve 6:2) Jezui dha shumë urdhra dhe këshilla, zbatimi dhe plotësimi i të cilave, është zbatim dhe plotësim i Ligjit të tij. Në mënyrë të veçantë, Jezui theksoi rëndësinë e dashurisë. (Mateu 22:36-40; Gjoni 13:34, 35) Po, të duash të tjerët është një ligj i krishterë. Mbi të bazohej mbarë Ligji i Moisiut, sepse Bibla thotë: «I tërë Ligji është përmbushur në një fjalë të vetme, d.m.th.: ‘Duhet ta duash të afërmin tënd si vetveten.’»—Galatasve 5:13, 14; Romakëve 13:8-10.
14. (a) Ç’dobi do të kemi nga studimi dhe zbatimi i kritereve të Ligjit të Moisiut? (b) Në çfarë duhet të na nxitë dashuria?
14 Ligji i transmetuar nëpërmjet Moisiut, bashkë me Dhjetë Urdhrat, ishte një kod i drejtë ligjesh i dhënë prej Perëndisë. Edhe pse sot nuk jemi nën atë ligj, kriteret hyjnore mbi të cilat bazohej, kanë për ne akoma vlera të mëdha. Nëse i studiojmë dhe i zbatojmë, do të çmojmë gjithnjë e më shumë Ligjdhënësin e madh, Perëndinë Jehova. Por, veçanërisht duhet të studiojmë dhe zbatojmë në jetën tonë ligjet dhe mësimet e krishtere. Dashuria për Jehovain do të na shtyjë t’i bindemi gjithçkaje që ai kërkon tani prej nesh.—1. Gjonit 5:3.
[Pyetjet]
[Kutia në faqen 203]
DHJETË URDHRAT
1. «Unë jam Jehovai, Perëndia yt . . . Nuk duhet të kesh perëndi të tjerë kundër fytyrës sime.»
2. «Nuk duhet t’i bësh vetes shëmbëlltyra të gdhendura as formë të ngjashme të asaj që është lart në qiej apo poshtë në tokë, apo në ujërat nën tokë. Nuk duhet të përkulesh përpara tyre e as mos u nxit për t’u shërbyer . . .»
3. «Nuk duhet të marrësh emrin e Jehovait Perëndisë tënd në mënyrë të padenjë, . . .»
4. «Duke iu kujtuar ditës së të shtunës për ta shenjtëruar, gjashtë ditë duhet të kryesh shërbim dhe duhet të bësh gjithë punën tënde. Por dita e shtatë është një e shtunë për Jehovain, Perëndinë tënd. Nuk duhet të bësh asnjë punë, as ti, as biri yt, as bija jote . . .»
5. «Nderoje atin tënd dhe nënën tënde që ditët e tua të zgjaten mbi tokën që Jehovai, Perëndia yt të jep.»
6. «Nuk duhet të vrasësh.»
7. «Nuk duhet të bësh kurorëthyerje.»
8. «Nuk duhet të vjedhësh.»
9. «Nuk duhet të dëshmosh gënjeshtrën si dëshmitar kundër të afërmit tënd.»
10. «Nuk duhet ta dëshirosh [lakmosh] shtëpinë e të afërmit tënd. Nuk duhet të dëshirosh [lakmosh] gruan e të afërmit tënd dhe as skllavin e tij, as skllaven e tij, as demin e tij, as gomarin e tij, asnjë gjë tjetër që i përket të afërmit tënd.»—Të Dalët 20:2-17.
[Figurat në faqet 204, 205]
Ligji ishte si një mur që ndante izraelitët nga popujt e tjerë