Identifikimi i fesë së vërtetë
Kapitulli 22
Identifikimi i fesë së vërtetë
1. Kush e praktikonte fenë e vërtetë në shekullin e parë?
NUK KA dyshim se kush ka praktikuar fenë e vërtetë në shekullin e parë. Ishin ithtarët e Jezu Krishtit. Të gjithë i përkisnin organizatës së vetme të krishterë. Ç’mund të themi për sot? Si mund të njihen ithtarët e fesë së vërtetë?
2. Si mund të njihen zbatuesit e fesë së vërtetë?
2 Duke shpjeguar se si mund të bëhej kjo, Jezui tha: «Do t’i njihni nga frytet e tyre. . . . Çdo pemë e mirë prodhon fryte të mira, por çdo pemë e kalbur prodhon fryte të neveritshme; . . . Me të vërtetë, pra, do t’i njihni këta njerëz nga frytet e tyre.» (Mateu 7:16-20) Cilat janë frytet e mira që do të prisnit prej adhuruesve të vërtetë të Perëndisë? Çfarë duhet të flasin dhe të bëjnë tani?
TË SHENJTËROJNË EMRIN E PERËNDISË
3, 4. (a) Cila ishte kërkesa e parë në Lutjen Shembullore të Jezuit? (b) Si e shenjtëroi Jezui emrin e Perëndisë?
3 Adhuruesit e vërtetë të Perëndisë do të vepronin në harmoni me Lutjen Shembullore që Jezui u mësoi ithtarëve të tij. Gjëja e parë që Jezui përmendi ishte: «Ati ynë që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt.» (Mateu 6:9) Çfarë do të thotë ta shenjtërosh apo ta mbash të shenjtë emrin e Perëndisë? Si e shenjtëroi Jezui?
4 Jezui tregoi se si e kishte shenjtëruar, kur në një lutje i tha të Atit: «Ua bëra të njohur emrin tënd njerëzve që më ke dhënë nga bota.» (Gjoni 17:6) Po, Jezui ua bëri të njohur të tjerëve emrin e Perëndisë, Jehova. Nuk u shmang nga përdorimi i këtij emri. Jezui e dinte se ishte qëllimi i Atit të tij që emri i Tij të lavdërohej në mbarë tokën. Prandaj dha shembull në shpalljen dhe shenjtërimin e këtij emri.—Gjoni 12:28; Isaia 12:4, 5.
5. (a) Si është i lidhur kongregacioni i krishterë me emrin e Perëndisë? (b) Çfarë duhet të bëjmë për të shpëtuar?
5 Bibla tregon se vetë ekzistenca e kongregacionit të krishterë është e lidhur me emrin e Perëndisë. Apostulli Pjetër shpjegoi se Perëndia «e kishte kthyer vëmendjen nga kombet për të nxjerrë nga ata një popull për emrin e tij.» (Veprat 15:14) Prandaj populli i vërtetë i Perëndisë duhet ta konsiderojë të shenjtë emrin e tij dhe ta bëjë të njohur në mbarë tokën. Njohja e këtij emri është e rëndësishme për shpëtimin, sepse Bibla thotë: «Kushdo që e thërret emrin e Jehovait do të shpëtojë.»—Romakëve 10:13, 14.
6. (a) A e lavdërojnë kishat në përgjithësi emrin e Perëndisë? (b) A ekziston dikush që jep dëshmi për emrin e Perëndisë?
6 Po mirë, pra, kush e shenjtëron sot emrin e Perëndisë dhe e bën të njohur në mbarë tokën? Kishat në përgjithësi i shmangen përdorimit të emrit të Jehovait. Disa e kanë hequr, madje, nga përkthimet e tyre të Biblës. Në cilën organizatë do të të përfshinin, nëse, duke folur me fqinjët e tu do të përmendje shpesh emrin e Jehovait? Është vetëm një popull që në këtë pikë ndjek me të vërtetë shembullin e Jezuit. Qëllimi kryesor i jetës së tyre është që t’i shërbejnë Perëndisë dhe të dëshmojnë për emrin e tij, siç bëri Jezui. Për këtë kanë marrë edhe emrin biblik «Dëshmitarë të Jehovait».—Isaia 43:10-12.
TË SHPALLIN MBRETËRINË E PERËNDISË
7. Si e tregoi Jezui rëndësinë e Mbretërisë së Perëndisë?
7 Në lutjen shembullore që dha, Jezui tregoi edhe rëndësinë e Mbretërisë së Perëndisë. Ai i mësoi njerëzit të luten: «Ardhtë mbretëria jote.» (Mateu 6:10, St) Më se një herë Jezui nxori në dukje Mbretërinë si zgjidhjen e vetme të problemeve të njerëzimit. Ai dhe apostujt e tij e bënë këtë, duke e predikuar atë Mbretëri «fshat më fshat» dhe «shtëpi më shtëpi». (Luka 8:1; Veprat 5:42; 20:20) Mbretëria e Perëndisë ishte tema e predikimit dhe e mësimit të tyre.
8. Si e tregoi Jezui se cili do të ishte lajmi kryesor i ithtarëve të tij të vërtetë në këto «ditë të fundit»?
8 Si është në ditët tona? Cili është mësimi qendror i organizatës së vërtetë të krishterë? Duke profetizuar mbi këto «ditë të fundit», Jezui tha: «Ky lajm i mirë i Mbretërisë do të predikohet në mbarë tokën e banuar, për dëshmi në gjithë popujt; dhe atëherë do të vijë fundi.» (Mateu 24:14) Pra, Mbretëria duhet të jetë edhe sot lajmi kryesor i popullit të Perëndisë.
9. Cilët njerëz e predikojnë sot lajmin e Mbretërisë?
9 Pyete veten: Nëse dikush vjen në derën tënde dhe të flet mbi Mbretërinë e Perëndisë si mbi të vetmen shpresë për njerëzimin, në cilën organizatë do ta përfshije? Përveç Dëshmitarëve të Jehovait, njerëzit e cilës fe tjetër të kanë folur ndonjëherë mbi Mbretërinë e Perëndisë? Shumë prej tyre as që e dinë se ç’është ajo! Nuk flasin për qeverinë e Perëndisë. E megjithatë lajmi mbi atë Danieli 2:44.
qeveri është i tillë sa të trondisë botën. Profeti Daniel paratha se kjo Mbretëri «do t’i thërrmojë të gjitha qeveritë e tjera dhe do t’u japë fund atyre dhe do të jetë e vetmja që do të qeverisë tokën.»—TË RESPEKTOJNË FJALËN E PERËNDISË
10. Si tregoi Jezui respekt ndaj Fjalës së Perëndisë?
10 Një tjetër mënyrë për të dalluar zbatuesit e fesë së vërtetë është qëndrimi i tyre ndaj Biblës. Jezui tregoi gjithmonë respekt për Fjalën e Perëndisë. Shumë herë e përmendi si autoritetin më të lartë gjatë çështjeve. (Mateu 4:4, 7, 10; 19:4-6) Jezui tregoi respekt për Biblën edhe duke jetuar në përputhshmëri me mësimet që ajo përmban. Kurrë nuk ia zvogëloi vlerën. Për më tepër, i dënoi ata, mësimet e të ciëve nuk ishin në harmoni me Biblën dhe që përpiqeshin t’ia zvogëlonin mësimet, duke nxjerrë në pah idetë e veta personale.—Marku 7:9-13.
11. Çfarë qëndrimi tregojnë shpesh kishat ndaj Fjalës së Perëndisë?
11 A e kanë ndjekur kishat e krishterimit shembullin e Krishtit në këtë shikim? A kanë respekt të thellë për Biblën? Sot, shumë priftërinj nuk i besojnë asaj që thotë Bibla mbi rënien e Adamit në mëkat, përmbytjen e ditëve të Noes, Jonain dhe peshkun e madh dhe fakte të tjera. Thonë edhe se njeriu është fryt i evolucionit dhe jo i krijimit të drejtpërdrejtë të Perëndisë. A e inkurajojnë, vallë, kështu respektimin e Fjalës së Perëndisë? Veç kësaj, disa krerë fetarë përkrahin se marrëdhëniet seksuale jashtë martesës nuk janë të gabuara, madje se edhe homoseksualizmi dhe poligamia mund të justifikohen. A do të thoshe se kështu i inkurajojnë njerëzit për të ndjekur Biblën si udhëheqëse? Me siguri nuk janë duke ndjekur shembullin e Birit të Perëndisë dhe të apostujve të tij.—Mateu 15:18, 19; Romakëve 1:24-27.
12. (a) Përse nuk i pëlqen Perëndisë adhurimi i shumë prej atyre që kanë madje edhe Biblën? (b) Në ç’përfundim duhet të arrijmë, kur shohim se mëkatarë të vullnetshëm gëzojnë edhe më tutje reputacion të mirë në ndonjë kishë?
12 Disa anëtarë të kishave e kanë Biblën dhe e studiojnë madje, por mënyra e tyre e jetesës tregon se nuk e ndjekin atë. Për njerëz të tillë Bibla thotë: «Ata do ta ruajnë dukjen e jashtme të përshpirtnisë, por kanë për ta mohuar fuqinë e saj.» (Titi 1:16; 2. Timoteut 3:5, DSF) Nëse njerëz që i përkasin një kishe luajnë bixhoz, dehen apo bëjnë gjëra të tjera të gabuara dhe vazhdojnë të kenë edhe më tutje një reputacion të mirë në kishën e tyre, çfarë do të tregonte kjo? Është një shenjë që organizata e tyre nuk është e aprovuar nga Perëndia.—1. Korintasve 5:11-13.
13. Cilin vendim serioz duhet të marrë dikush, kur vërteton se mësimet e kishës së tij nuk janë plotësisht në përputhje me Biblën?
13 Nëse i ke shqyrtuar kapitujt paraprakë të këtij libri, duke lexuar vargjet biblike të treguara, ke mësuar se cilat janë mësimet themelore të Fjalës së Perëndisë. Por ç’mund të themi nëse mësimet e organizatës fetare ku bën pjesë nuk janë në harmoni me ato të Fjalës së Perëndisë? Atëherë, gjendesh para një problemi serioz. Duhet të vendosësh nëse do të pranosh vërtetësinë e Biblës apo do ta hedhësh tej për të ndjekur mësimet që nuk përmbahen në Bibël. Natyrisht, je ti që duhet të vendosësh. Megjithatë, duhet t’i peshosh gjërat me kujdes, pasi nga vendimi që do të marrësh varet reputacioni yt para Perëndisë dhe perspektivat e tua për jetën e përhershme mbi tokën parajsore.
TË MBAHEN TË NDARË NGA BOTA
14. (a) Cila është një shenjë tjetër e fesë së vërtetë? (b) Përse është kaq e rëndësishme që adhuruesit e vërtetë t’i përgjigjen kësaj kërkese?
14 Një shenjë tjetër që i dallon zbatuesit e fesë së vërtetë është fakti se, siç tha edhe Jezui, «nuk janë pjesë e botës». (Gjoni 17:14) Mund ta kuptosh se përse është kaq e rëndësishme të mbahesh i ndarë nga bota nëse mban mend se Bibla thotë që qeveritari i botës është Satana Djalli. (Gjoni 12:31; 2. Korintasve 4:4) Serioziteti i kësaj çështjeje është i dukshëm edhe nga kjo deklaratë biblike: «Prandaj, kush do të jetë mik i botës, bëhet armik i Perëndisë.»—Jakovit 4:4.
15. (a) Janë apo nuk janë me të vërtetë «pjesë e botës» kishat që njihni? (b) A njeh ndonjë fe që e plotëson këtë kërkesë?
15 A tregojnë faktet se kishat në zonën tënde e kanë për zemër këtë urdhër? A mund të themi me të vërtetë se kleri dhe pjesëtarët e kishave «nuk janë pjesë e botës»? Apo janë krejtësisht të përfshira në nacionalizëm, politikë dhe luftërat klasore të kësaj bote? Nuk është e vështirë t’u përgjigjesh këtyre pyetjeve, pasi aktivitetet e kishave janë të njohura mirë. Nga ana tjetër është e lehtë 1. Gjonit 2:15-17.
të kontrollohet se çfarë bëjnë edhe Dëshmitarët e Jehovait. Nëse e vërteton këtë, do të shohësh se e ndjekin me të vërtetë shembullin e Krishtit dhe të ithtarëve të tij të parë, duke ndenjur të ndarë nga bota, nga punët e saj politike dhe egoizmi, nga imoraliteti dhe dhuna që e karakterizojnë.—DASHURI NË MES TYRE
16. Cila është një nga mënyrat e rëndësishme për të njohur dishepujt e vërtetë të Krishtit?
16 Një prej shenjave më të rëndësishme për të njohur dishepujt e vërtetë të Krishtit, është dashuria që kanë në mes tyre. Jezui tha: «Nëse e doni njëri-tjetrin, të gjithë do t’ ju njohin se jeni nxënësit e mi.» (Gjoni 13:35, DSF) A kanë dashuri të tillë organizatat fetare që njeh? Çfarë bëjnë, për shembull, kur vendet respektive hyjnë në luftë njëri kundër tjetrit?
17. Çfarë bëjnë organizatat fetare dhe pjesëtarët e tyre për sa i takon kërkesës për të treguar dashuri njëri ndaj tjetrit?
17 Ti e di se çfarë ndodh zakonisht. Nën udhëheqjen e burrave botërorë, ithtarët e organizatave të ndryshme fetare shkojnë ndër fushat e luftës dhe vrasin bashkëbesimtarët e tyre të vendeve të tjera. Kështu, katolikë vrasin katolikë, protestantë vrasin protestantë, ndërsa myslimanë vrasin myslimanë. A mendon se një sjellje e tillë është në përputhshmëri me Fjalën e Perëndisë dhe pasqyron me të vërtetë frymën e Perëndisë?—1. Gjonit 3:10-12.
18. A i përgjigjen Dëshmitarët e Jehovait kërkesës për të treguar dashuri në mes tyre?
18 Çfarë tregojnë Dëshmitarët e Jehovait mbi çështjen e dashurisë ndaj njëri-tjetrit? Ata nuk ndjekin rrugën e feve të botës. Nuk i vrasin vëllezërit e tyre nëpër fushëbeteja. Nuk janë të 1. Gjonit 4:20, 21) Tregojnë dashuri edhe në mënyra të tjera. Si? Me mënyrën se si i trajtojnë të afërmit dhe me përpjekjet e tyre të dashura për t’u ndihmuar të tjerëve që të njohin Perëndinë.—Galatasve 6:10.
akuzuar për një jetë me gënjeshtra, duke thënë: «Unë e dua Perëndinë», ndërsa i urrejnë vëllezërit e tyre të ndonjë kombi, fisi apo race tjetër. (NJË FE E VËRTETË
19. Përse është logjike dhe biblike të thuhet se ka vetëm një fe të vërtetë?
19 Është plotësisht logjike se mund të ketë vetëm një fe të vërtetë. Kjo është në përputhshmëri me faktin se Perëndia i vërtetë «nuk është një Perëndi i çrregullimit, por i paqes.» (1. Korintasve 14:33) Bibla thotë, se me të vërtetë ka vetëm «një besim». (Efesianëve 4:5) Kush janë ata, pra, që përbëjnë sot trupin e adhuruesve të vërtetë?
20. (a) Nën dritën e fakteve, kë tregon ky libër si adhurues të vërtetë? (b) A është kjo ajo që ti beson? (c) Si mund t’i njohim më mirë Dëshmitarët e Jehovait?
20 Nuk ngurrojmë të themi se janë Dëshmitarët e Jehovait. Që edhe ti të bindesh për këtë, të ftojmë që t’i njohësh më mirë. Mënyra më e mirë për këtë, është të marrësh pjesë në takimet e mbajtura në Sallën e Mbretërisë së Dëshmitarëve të Jehovait. Pasi Bibla tregon se, duke ndjekur fenë e vërtetë tani mbushesh me kënaqësi të thellë dhe i hap rrugë jetës së përhershme mbi tokën parajsore, me siguri ia vlen të sigurohesh për këtë. (Ligji i përtërirë 30:19, 20) Ne të ftojmë përzemërsisht. Përse mos të shqyrtosh që tani?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 185]
Nëse do t’i flisje dikujt mbi Jehovain dhe Mbretërinë e tij, në cilën fe do të të përfshinte?
[Figurat në faqen 186]
A e respekton një njeri Fjalën e Perëndisë, nëse nuk jeton sipas saj?
[Figura në faqet 188, 189]
Jezui refuzoi të bëhej një udhëheqës politik
[Figura në faqen 190]
Je përzemërsisht i ftuar për të ndjekur takimet e Dëshmitarëve të Jehovait