Je i përfshirë në një çështje jetësore
Kapitulli 12
Je i përfshirë në një çështje jetësore
1, 2. (a) Përse mënyra jote e jetesës është vërtet me rëndësi? (b) Kujt tjetër i intereson ajo dhe përse?
MËNYRA jote e jetesës është me të vërtetë e rëndësishme. Ajo do të përcaktojë një të ardhme të lumtur ose të mjerë. Ajo do të vendosë më në fund se a do të zhdukesh me këtë botë apo do ta përjetosh fundin e saj dhe do hysh në botën e re të drejtë të Perëndisë, në të cilën mund të jetosh përgjithmonë.—1. Gjonit 2:17; 2. Pjetrit 3:13.
2 Mirëpo, mënyra jote e jetesës nuk ndikon vetëm mbi ty. Në të janë të përfshirë edhe të tjerë. Veprimet e tua ndikojnë edhe mbi ta. Për shembull, nëse prindërit e tu janë gjallë, veprimet e tua mund t’i nderojnë apo t’i turpërojnë ata. Bibla thotë: «Biri i mençur e gëzon të atin, ndërsa biri i marrë është pikëllim për të ëmën.» (Proverbat 10:1, St) Dhe çka është më e rëndësishme, mënyra jote e jetesës ndikon mbi Perëndinë Jehova. Ajo mund ta gëzojë ose ta pikëllojë atë. Pse? Sepse ka të bëjë me një çështje jetësore, në të cilën je i përfshirë edhe ti.
A DO T’I JENË NJERËZIT BESNIKË PERËNDISË?
3. Çfarë sfide i drejtoi Satanai Jehovait?
3 Kjo çështje u ngrit prej Satana Djallit. Ai e ngriti këtë, kur yshti Adamin dhe Evën për të thyer ligjin e Perëndisë, për t’u bashkuar me të në rebelimin kundër Perëndisë. (Zanafilla 3:1-6) Kjo i siguroi Satanait themelin që ai donte për t’i drejtuar Jehovait këtë sfidë: «Njerëzit të shërbejnë vetëm për shkak të asaj që marrin prej teje. Më jep vetëm rastin dhe unë do t’i largoj të gjithë prej teje.» Edhe pse këto fjalë nuk gjenden në të vërtetë në Bibël, është e qartë se Satanai i tha diçka të ngjashme Perëndisë. Kjo është e dukshme në librin biblik të Jobit.
4, 5. (a) Kush ishte Jobi? (b) Çfarë ndodhi në qiell në kohën e Jobit?
4 Jobi ka jetuar shumë shekuj pas kryengritjes që ndodhi në kopshtin e Edenit. Ai ishte një shërbëtor i drejtë dhe besnik i Perëndisë. Por, a kishte me të vërtetë rëndësi për Perëndinë dhe Satanain besnikëria e Jobit? Bibla tregon se kishte. Ajo na tregon se si Satanai u paraqit para Jehovait në oborret qiellore. Vëreje subjektin e bisedës së tyre:
5 «Tani, erdhi dita, kur bijtë e Perëndisë së vërtetë hynë për të zënë vendet e tyre para Jehovait, madje edhe Satanai hyri mu në mesin e tyre. Pastaj Jehovai i tha Satanait: «Prej nga vjen?» Atëherë Satanai iu përgjigj Jehovait e tha: «U enda andej-këndej nëpër tokë dhe eca lart e poshtë nëpër të.» Dhe Jehovai vazhdoi t’i thoshte Satanait: «A e ktheve zemrën tënde mbi shërbëtorin tim, Jobin, që s’ka mbi tokë asnjë si ai, njeri i pafajshëm dhe i drejtë, që i trembet Perëndisë dhe që rri larg prej së keqes?»—Jobi 1:6-8.
6. Sipas Biblës, cila çështje ekzistonte në kohën e Jobit?
6 Përse Jehovai ia përmendi Satanait se Jobi ishte një njeri i drejtë? Është e qartë se ekzistonte një çështje, nëse do t’i mbetej Jobi besnik Jehovait, apo jo. Mendo pak mbi pyetjen e Perëndisë: «Prej nga vjen?» dhe përgjigjen e Satanait: «U enda andej-këndej nëpër tokë dhe eca lart e poshtë nëpër të.» Kjo pyetje dhe përgjigjja e Satanait tregojnë se Jehovai i kishte dhënë Satanait dorë të lirë për të çuar deri në fund sfidën e tij se mund të largojë çdonjërin prej Perëndisë. Mirë, pra, si iu përgjigj Satanai pyetjes së Jehovait mbi besnikërinë e Jobit?
7, 8. (a) Për çfarë arsye tha Satanai se Jobi i shërbente Perëndisë? (b) Çfarë bëri Jehovai për të zgjidhur çështjen?
7 «Atëherë Satanai iu përgjigj Jehovait dhe tha: «A thua më kot Jobi i trembet Perëndisë? A nuk ke vënë ti vetë një gardh rreth tij, rreth shtëpisë së tij dhe çdo gjëje që ka përreth? Punën e duarve të tij e ke bekuar dhe bagëtia e tij është shtuar në tokë. Por, për të ndryshuar, shtrije dorën tënde, të lutem dhe prek çdo gjë që ka dhe shiko po nuk të mallkoi në fytyrë.»—Jobi 1:9-11.
8 Me përgjigjen e tij Satanai kërkonte një shkak për besnikërinë e Jobit ndaj Perëndisë. «Jobi të shërben,—argumentoi Satanai,—për shkak të gjërave që i jep, jo sepse të do.» Satanai u ankua gjithashtu, Jobi 1:12.
se Jehovai e përdorte fuqinë e tij të madhe në mënyrë të pandershme. «Gjithmonë e ke mbrojtur»,—tha ai. Kështu, për të zgjidhur këtë çështje, Jehovai u përgjigj: «Ja, çdo gjë që ka është në dorën tënde; vetëm kundër tij mos e ngri dorën tënde.»—9. Çfarë hallesh i shkaktoi Satanai Jobit dhe me çfarë rezultati?
9 Satanai filloi menjëherë t’i shkaktojë Jobit vështirësi. Ai bëri që e gjithë bagëtia e Jobit të vritej apo të vidhej. Pastaj u vranë edhe dhjetë fëmijët e Jobit. Jobi i humbi gati të gjitha, por megjithatë, ai i mbeti besnik Jehovait. Nuk e mallkoi Perëndinë. (Jobi 1:12, 13-22) Por kjo ngjarje nuk mori fund me kaq.
10. Çfarë tregon se Satanai nuk u dorëzua?
10 Satanai u paraqit përsëri, së bashku me engjëjt e tjerë, para Jehovait. Edhe një herë Jehovai e pyeti se a e kishte parë besnikërinë e Jobit dhe tha: «E megjithatë i mbahet akoma besnik integritetit të tij.» Kësaj Satanai iu përgjigj: «Lëkurë për lëkurë, dhe çdo gjë që ka njeriu do ta japë për shpirtin e tij. Për të ndryshuar, shtrije dorën tënde, të lutem dhe preke deri në kockat dhe mishin e tij dhe shiko po nuk të mallkoi në fytyrë.»—Jobi 2:11-5.
11. (a) Çfarë provash të mëtejshme i vuri Satanai Jobit? (b) Cili qe rezultati?
11 Në përgjigje Jehovai e lejoi Satanain që të bënte çfarë të donte me Jobin, përveç se ta vriste. (Jobi 2:6) Dhe Satanai e goditi Jobin me një sëmundje të tmerrshme. Vuajtjet e Jobit ishin aq të mëdha, saqë ai u lut të vdiste. (Jobi 2:7; 14:13, 14) Madje edhe gruaja e tij iu kthye kundër, duke i thënë: «Mallkoje Perëndinë dhe vdis!» (Jobi 2:9) Por Jobi refuzoi ta bënte këtë. «Deri sa të më dalë fryma nuk do ta heq prej vetes integritetin tim!»—tha ai. (Jobi 27:5) Jobi i mbeti besnik Perëndisë. Në këtë mënyrë u provua, se Satanai nuk pati të drejtë në sfidën e tij, se Jobi i shërbente Perëndisë vetëm për shkak të fitimit material e jo nga dashuria. Kjo tregoi, gjithashtu, se Satanai nuk kishte mundësi për të larguar çdo njeri nga shërbimi ndaj Perëndisë.
12. (a) Çfarë përgjigje i siguroi Jobi Jehovait, në lidhje me sfidën e Satanait? (b) Çfarë provon besnikëria e Jezuit ndaj Perëndisë?
12 Si mendon se është ndier Jehovai nga qëndrimi besnik i Jobit? Është ndier shumë i lumtur! Fjala e Perëndisë nxit: «Biri im, ji i mençur dhe gëzoma zemrën që të mund t’i përgjigjem atij që më Proverbat 27:11) Satanai e përbuz Jehovain. Dhe Jobi, me qëndrimin e tij besnik e gëzoi zemrën e Jehovait. Kjo i dha Perëndisë një përgjigje për sfidën ose talljen mburracake të Satanait, sipas së cilës njerëzit nuk do t’i shërbenin Perëndisë nën sprova. Edhe shumë të tjerë i kanë dhënë mundësi Perëndisë që në të njëjtën mënyrë t’i përgjigjet Satanait. Shembulli më i madh ishte njeriu i përsosur Jezui. Përkundër të gjitha sprovave dhe vështirësive që i vuri Satanai, ai i qëndroi besnik Perëndisë. Kjo tregon, se njeriu i përsosur Adami, nëse do të donte, mund të kishte bërë të njëjtën gjë dhe se Perëndia nuk ishte i padrejtë kur kërkoi nga njerëzit bindje të plotë.
sfidon me përbuzje.» (KU QËNDRON TI?
13. (a) Çfarë lidhje ka në mes të mënyrës tënde të jetesës dhe çështjes së pazgjidhur? (b) Si mund ta gëzojmë apo ta pikëllojmë Perëndinë?
13 Ç’mund të thuash për jetën tënde? Ndoshta mendon se mënyra jote e jetesës nuk është shumë e rëndësishme. Përkundrazi! Ajo me vetëdije apo pa vetëdije, mbështet ose anën e Perëndisë, ose të Satanait në këtë çështje. Jehovai kujdeset për ty dhe dëshiron që t’i shërbesh dhe të jetosh përgjithmonë në Tokën parajsore. (Gjoni 3:16) Kur izraelitët u rebeluan kundër Perëndisë, ai u pikëllua dhe u prek. (Psalmi 78:40, 41) Po mënyra jote e jetesës e gëzon Perëndinë apo e pikëllon atë? Natyrisht, për ta bërë të lumtur Perëndinë duhet t’i mësosh ligjet e Perëndisë e t’u bindesh atyre.
14. (a) Cilave ligje duhet t’u bindemi në lidhje me marrëdhëniet seksuale, nëse duam ta bëjmë të lumtur Perëndinë? (b) Përse shkelja e këtyre ligjeve është një krim?
14 Një nga qëllimet kryesore të Satanait është që t’i nxitë njerëzit të shkelin ligjet e Perëndisë që rregullojnë aftësitë riprodhuese si dhe rregullin e tij për martesën dhe familjen. Ligjet e Perëndisë për të mbrojtur lumturinë tonë, thonë se ata që nuk janë të martuar nuk duhet të kenë marrëdhënie seksuale dhe se të martuarit duhet të kenë marrëdhënie seksuale vetëm me bashkëshortet e tyre. (1. Selanikasve 4:3-8; Hebrenjve 13:4) Kur shkelet ligji i Perëndisë, shpesh lindin fëmijë, pa prindër që t’i dëshirojnë apo t’i duan ata. Nënat, shpesh u drejtohen aborteve, duke i vrarë fëmijët para se të lindin. Përveç kësaj, shumë prej atyre që ushtrojnë kurvërinë marrin sëmundje të tmerrshme seksuale, gjë që mund të dëmtojë fëmijët e tyre të mundshëm. Marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore janë një gjest pabesie, një krim ndaj Perëndisë. Jobi tha: «Ndë m’ugënjye zëmëra prej gruaje, Edhe prita ndë derët të t’afërmit t’im . . . këjo është panomi [paligjshmëri] e-ndyrë; Po, është paudhëri që mundonetë nga gjykatësitë.»—Jobi 31:1, 9, 11, Përkthimi BK.
15. (a) Kujt i sjellim gëzim, nëse bëjmë kurvëri? (b) Përse është e mençur t’u bindemi ligjeve të Perëndisë?
15 Nuk duhet të befasohemi që kjo botë e qeverizuar prej Djallit, t’i quajë normale dhe të drejta për ty, marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore. Por, nëse do të veproje kështu, kë do të gëzoje? Satanain e jo Jehovain. Për ta bërë Perëndinë të lumtur, ti duhet «të ikësh nga kurvëria.» (1. Korintasve 6:18) Vërtet që nuk është gjithmonë e lehtë t’i mbetesh besnik Perëndisë. As për Jobin nuk ishte e lehtë. Por, mbaj mend: është e mençur t’u bindesh urdhrave të Perëndisë. Nëse vepron kështu, qysh tani do të jesh i lumtur. Dhe çka është më e rëndësishme, do të përkrahësh anën e Perëndisë në çështjen e pazgjidhur dhe do ta bësh atë të lumtur. Dhe ai do të të bekojë me jetën e përhershme dhe lumturi në Tokë.
16. (a) Si u bekua Jobi për besnikërinë e tij? (b) Ç’mund të themi për dëmin e shkaktuar nga Satanai, siç ishte vrasja e dhjetë fëmijëve të Jobit?
16 Është e vërtetë se Satanai e hodhi Jobin në varfëri dhe shkaktoi vdekjen e dhjetë fëmijëve të tij. Padyshim kjo ishte një humbje e madhe për të. Por, pasi Jobi u tregua besnik, Perëndia e bekoi, duke i dhënë dy herë më tepër nga sa kishte para se Satanai të merrte lejen për ta vënë në provë. Veç kësaj, ai u bë përsëri baba i dhjetë Jobi 42:10-17) Mund të jemi të sigurt, gjithashtu, se dhjetë fëmijët e Jobit, të vrarë nga Satanai, do të rikthehen në jetë gjatë ringjalljes së të vdekurve. Në të vërtetë, nuk ekziston ndonjë dëm apo telash i shkaktuar prej Satanait, të cilin Ati ynë i dashur, Jehova, nuk do ta korrigjojë në kohën e duhur.
fëmijëve. (17. Përse mënyra jote e jetesës është me të vërtetë e rëndësishme?
17 Mos harro kurrë, pra, se mënyra jote e jetesës është me të vërtetë e rëndësishme. Në mënyrë të veçantë ajo i intereson Perëndisë Jehova dhe Satana Djallit. Dhe kjo sepse ti je i përfshirë në çështjen se a do t’i mbeten njerëzit besnikë Perëndisë apo jo.
[Pyetjet]
[Figura në faqen 106]
Jobi e përballoi sfidën e Satanait, sipas së cilës askush nuk do t’i mbetej besnik Perëndisë nën sprova
[Figura në faqen 110]
Marrëdhënia seksuale me një njeri, me të cilin nuk je i martuar është një krim kundër Perëndisë
[Figura në faqen 111]
Perëndia e bekoi Jobin për besnikërinë e tij, duke i dhënë shumë më tepër nga sa kishte më parë