Kush do të ringjallet dhe ku?
Kapitulli 20
Kush do të ringjallet dhe ku?
1, 2. Si e dimë se shërbëtorët e Perëndisë të kohës së vjetër besonin në ringjallje?
SHËRBËTORËT e Perëndisë gjithmonë kanë besuar në ringjallje. Për Abrahamin, që ka jetuar 2.000 vjet para lindjes së Jezuit, Bibla thotë: «E dinte se Perëndia mund ta ngrinte atë [birin e tij Isakun] edhe nga të vdekurit.» (Hebrenjve 11:17-19) Më vonë, shërbëtori i Perëndisë, Jobi, pyeti: «Nëse një njeri i fortë vdes, a mund të jetojë ai përsëri?» Duke iu përgjigjur pyetjes së vet, Jobi i tha Perëndisë: «Do të thërrasësh, e unë vetë do të të përgjigjem.» Kështu ai tregoi se besonte në ringjallje.—Jobi 14:14, 15.
2 Kur Jezu Krishti ishte në Tokë, shpjegoi: «Se të vdekurit do të ringjallen, atë edhe Moisiu e tha në vendin afër ‘kaçubës’, kur e thirri Zotërinë ‘Perëndi të Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.’ E Perëndia nuk është Perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve, sepse për Të të gjithë janë të gjallë.» (Luka 20:37, 38, St). Në Shkrimet e Krishtere Greke fjala «ringjallje» paraqitet më tepër se 40 herë. Ringjallja nga të vdekurit është një nga mësimet kryesore të Biblës.—Hebrenjve 6:1, 2.
3. Si e shprehu Marta besimin e saj në ringjallje?
3 Kur vdiq vëllai i saj, Lazari, Marta, mikeshë e Jezuit, tregoi besim në ringjallje. Kur dëgjoi se Jezui po vinte, Marta vrapoi që t’i dalë përpara. «Zotëri, sikur të ishe ti këtu, nuk do të vdiste vëllai im»,—tha ajo. Duke parë dhimbjen e saj, Jezui e ngushëlloi me fjalët: «Do të ringjallet vëllai yt.» Marta iu përgjigj: «E di se do të ringjallet . . . në ringjalljen, në ditën e fundit.»—Gjoni 11:17-24, St.
4-6. Çfarë arsyesh pati Marta për të besuar në ringjallje?
4 Marta kishte shkaqe të forta për të besuar në ringjallje. Ajo e dinte, për shembull, se shumë vjet më parë, profetët e Perëndisë Elija dhe Eliseu, me fuqinë e Perëndisë, që të dy kishin ringjallur nga një fëmijë. (1. Mbretërve 17:17-24; 2. Mbretërve 4:32-37) Gjithashtu, ajo e dinte se një njeri i vdekur, kur u hodh në një gropë, u ringjall, duke prekur eshtrat e Eliseut të vdekur. (2. Mbretërve 13:20, 21) Por, ajo që më së tepërmi e ka forcuar besimin e saj në ringjallje, ishte mësimi i Jezuit dhe ajo që ai bëri.
5 Ndoshta Marta ishte e pranishme, kur dy vjet më parë, Jezui foli në Jeruzalem mbi rolin e tij në ringjalljen e të vdekurve. Ai tha: «Sepse, sikurse Ati i ngre të vdekurit dhe i kthen në jetë, ashtu edhe Biri i kthen në jetë ata që do. Mos u mahnitni prej kësaj, sepse po vjen ora, kur të gjithë sa janë ndër varre përkujtimore do ta dëgjojnë zërin e tij dhe do të dalin prej tyre!»—Gjoni 5:21, 28, 29.
6 Bibla nuk thotë se Jezui ka ringjallur ndokënd para se të thoshte këto fjalë. Por pak më vonë, ai ktheu në jetë një të ri, birin e një vejushe nga Naini. Lajmi për këtë u përhap në jug të Judesë, kështu Luka 7:11-17) Më vonë, Marta me siguri ka dëgjuar për ngjarjen e ndodhur pranë Detit të Galilesë, në shtëpinë e Jairit. Vajza e tij 12-vjeçare ishte e sëmurë rëndë dhe vdiq. Por, kur Jezui erdhi në shtëpinë e Jairit, iu afrua vajzës së vdekur dhe i tha: «Vajzë, ngrihu!» Dhe ajo u ngrit!—Luka 8:40-56.
që Marta me siguri e ka dëgjuar. (7. Si ia provoi Jezui, Martës, se mund t’i ringjallë të vdekurit?
7 Megjithatë, Marta nuk e priste që Jezui ta ringjallte në atë kohë vëllanë e saj. Ja, se ç’tha ajo: «E di se do të ringjallet . . . në ringjalljen, në ditën e fundit.» Por, për t’ia shpjeguar Martës rolin e tij në ringjalljen e të vdekurve, Jezui tha: «Unë jam ringjallja dhe jeta . . . Kush beson tek unë, edhe nëse vdes, do të kthehet në jetë; dhe çdokush që jeton dhe beson tek unë, me siguri nuk do të vdesë kurrë.» Pas kësaj, Jezuin e çuan te varri ku gjendej Lazari. «Lazër, dil!»—thirri Jezui. Dhe Lazari, i vdekur qysh prej katër ditësh, doli!—Gjoni 11:24-26, 38-44.
8. Çfarë argumenti kemi se Jezui është ringjallur?
8 Pak javë më vonë, vetë Jezui u vra dhe u vendos në një varr. Por mbeti për tri ditë. Apostulli Pjetër shpjegoi përse, duke thënë: «Këtë Jezu e ringjalli Perëndia, për ç’gjë të gjithë ne jemi dëshmitarë.» Veprat 2:32; Mateu 27:62-66; 28:1-7) S’ka dyshim se Jezui është ringjallur nga të vdekurit, sepse më vonë u është shfaqur i gjallë shumë prej nxënësve të tij, një herë gati 500 prej tyre. (1. Korintasve 15:3-8) Dishepujt e Jezuit besonin aq fort në ringjallje, saqë ishin gati të përballonin edhe vdekjen, për t’i shërbyer Perëndisë.
Udhëheqësit fetarë nuk mundën ta pengojnë Birin e Perëndisë të dilte nga varri. (9. Cilat janë nëntë ringjalljet personale të përmendura në Bibël?
9 Fakte të mëtejshme, se të vdekurit mund të ringjallen u dhanë më vonë nga apostujt Pjetër dhe Pavël. Së pari, Pjetri ngjalli Tabitën, të quajtur edhe Dorka, nga qyteti i Jopës.(Veprat 9:36-42) Mandej, Pavli riktheu në jetë djaloshin Eutik, i cili vdiq pasi ra nga dritarja e katit të tretë, ndërsa Pavli ishte duke folur. (Veprat 20:7-12) Me siguri këto nëntë ringjallje të përmendura në Bibël, japin prova të sigurta, se të vdekurit mund të rikthehen në jetë!
KUSH DO TË RINGJALLET?
10, 11. (a) Përse Perëndia mori masën e ringjalljes? (b) Sipas Veprave 24:15, cilat janë dy grupet e njerëzve që do të ringjallen?
10 Në fillim Perëndia nuk ka pasur qëllim të ringjallë askënd, sepse, sikur Adami dhe Eva të kishin mbetur besnikë, askush nuk Romakëve 5:12) Kështu, për t’u dhënë mundësi bijve të Adamit që t’i gëzohen jetës së përhershme, Perëndia Jehova mori masën e ringjalljes. Por si përcaktohet, nëse një njeri do të ringjallet apo jo?
do të kishte vdekur. Por pastaj, mëkati i Adamit solli mbi të gjithë papërsosmëri dhe vdekje. (11 Bibla shpjegon: «Do të ketë një ringjallje si për të drejtët edhe për të padrejtët.» (Veprat 24:15, St) Kjo mund ta befasojë dikë. «Përse të rikthehen në jetë të padrejtët?»—mund të pyesë. Kur Jezui ndodhej mbi shtyllën e mundimeve, ndodhi diçka që do të na ndihmojë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje.
12, 13. (a) Çfarë i premtoi Jezui një krimineli? (b) Ku do të jetë «Parajsa» për të cilën foli Jezui?
12 Që të dy njerëzit pranë Jezuit janë kriminelë. Njëri prej tyre sapo ka mbaruar së fyeri, duke thënë: «A nuk je ti Krishti? Shpëtoje, pra, veten dhe ne!» Ndërsa krimineli tjetër e besoi. U kthye nga ai dhe i tha: «Më kujto kur të vish në Mbretërinë tënde!» Atëherë Jezui i premtoi: «Me të vërtetë po të them sot, ti do të jesh me mua në parajsë!»—Luka 23:39-43.
13 Por, ç’mendonte Jezui, kur tha: «Do të jesh me mua në parajsë»? Ku është parajsa? Mirë, pra, ku ishte parajsa që Perëndia bëri në fillim? Në Tokë, apo jo? Perëndia e vendosi çiftin e parë njerëzor në parajsën e bukur, të quajtur kopshti i Edenit. Prandaj, kur lexojmë se ky kriminel i dikurshëm do të jetë në Parajsë, duhet që në mendjen tonë të përfytyrojmë këtë Tokë të transformuar në një vendbanim të bukur, sepse fjala «parajsë» do të thotë «kopsht» apo «park».—Zanafilla 2:8, 9.
14. Në çfarë kuptimi Jezui do të jetë me kriminelin në Parajsë?
14 Natyrisht, Jezu Krishti nuk do të jetë këtu në Tokë me kriminelin e dikurshëm. Jo, Jezui do të jetë në qiell, duke qeverisur si mbret mbi Parajsën tokësore. Pra, ai do të jetë me atë njeri në kuptimin që do ta ringjallë nga të vdekurit dhe do kujdeset për nevojat e tij fizike dhe frymore. Por, përse Jezui do të lejojë që një njeri, dikur kriminel, të jetojë në Parajsë?
15. Përse do të ringjallen «të padrejtët»?
15 Është e vërtetë se ai njeri ka vepruar keq. Ishte «i padrejtë». Gjithashtu, ai nuk e njihte vullnetin e Perëndisë. Por, a do të ishte kriminel ai, sikur ta njihte qëllimin e Perëndisë? Për ta zbuluar këtë, Jezui do ta ringjallë atë njeri të padrejtë, si dhe miliarda të tjerë, që kanë vdekur në padije. Për shembull, në shekujt e kaluar kanë vdekur shumë njerëz, të cilët nuk dinin të lexonin e as që kanë parë ndonjëherë një Bibël. Por ata do të ringjallen nga Sheoli apo Hadesi. E mandej, në tokën parajsore, do të mësojnë vullnetin e Perëndisë dhe do të kenë rastin për të provuar se me të vërtetë e duan Perëndinë, duke kryer vullnetin e tij.
16. (a) Kush nga të vdekurit nuk do të ringjallet? (b) Përse nuk duhet të përpiqemi për të gjykuar? (c) Për çfarë duhet të përpiqemi?
16 Kjo s’do të thotë se çdo njeri do të ringjallet. Bibla tregon se Juda Iskarioti, që e tradhtoi Jezuin, nuk do të ringjallet. Për shkak të ligësisë së tij të vullnetshme, Juda është quajtur «bir i shkatërrimit». (Gjoni 17:12) Ai shkoi në Gehenën simbolike, nga e cila nuk ka ringjallje. (Mateu 23:33) Ata që vullnetarisht bëjnë atë që është e keqe, pasi e kanë njohur vullnetin e Perëndisë, mund të mëkatojnë kundër frymës së shenjtë. Dhe Perëndia nuk do t’i ringjallë njerëzit që mëkatojnë kundër frymës së tij të shenjtë. (Mateu 12:32; Hebrenjve 6:4-6; 10:26, 27) Por, pasi Perëndia është Gjyqtari, nuk kemi asnjë arsye që të kërkojmë për të përcaktuar se disa njerëz të ligj të së kaluarës apo të sotmes, do të ringjallen apo jo. Perëndia e di se kush gjendet në Hades e kush në Gehenë. Nga ana jonë, ne duhet të bëjmë çdo gjë që mundemi për të qenë nga ata lloj njerëzish që Perëndia dëshiron t’i ketë në sistemin e tij të ri.—Luka 13:24, 29.
17. Kush nuk ka nevojë për ringjallje, që t’i gëzohet jetës së përhershme?
17 Fakti është, se jo të gjithë ata që do të marrin jetën e përhershme, do të kenë nevojë për t’u ringjallur. Shumë shërbëtorë të Perëndisë, që jetojnë tani në «ditët e fundit» të këtij sistemi të gjërave, do ta përjetojnë Harmagedonin. E atëherë, si pjesë përbërëse e «tokës së re» të drejtë, nuk do të vdesin kurrë. Ajo që Jezui i tha Martës, do të plotësohet me të vërtetë për ta: «Çdonjëri që jeton dhe beson tek unë, nuk do të vdesë kurrë.»—18. Cilët janë «të drejtët» që do të ringjallen?
18 Kush janë «të drejtët» që do të ringjallen? Këtu do të përfshihen shërbëtorët besnikë të Perëndisë, që kanë jetuar para se Jezu Krishti të vinte në Tokë. Shumë prej tyre janë përmendur me emër në kapitullin e 11-të të Hebrenjve. Ata nuk shpresonin për të shkuar në qiell, por për të jetuar në Tokë. Në mes të «të drejtëve» që do të ringjallen, janë edhe shërbëtorët besnikë të Perëndisë, që kanë vdekur vitet e fundit. Perëndia do të bëjë të mundur që shpresa e tyre për të jetuar përgjithmonë mbi Tokë të realizohet, duke i ringjallur nga të vdekurit.
KUR DHE KU DO TË RINGJALLEN
19. (a) Në ç’kuptim Jezui është ringjallur i pari? (b) Cilët do të ringjallen pas tij?
19 Për Jezu Krishtin flitet si për «të parin të ringjallur nga të vdekurit.» (Veprat 26:23, St) Kjo do të thotë se ai ishte i pari që u ringjall pa u dashur të vdesë përsëri. Gjithashtu, ai është i pari që u ringjall si një person frymor. (1. Pjetrit 3:18). Por, Bibla tregon se do të ketë edhe të tjerë, duke thënë: «Secili në rradhën e tij: i pari Krishti, mandej, në kohën e ardhjes së tij (pranisë së tij, NW), ata që i takojnë Krishtit.» (1. Korintasve 15:20-23, St) Pra, disa do të ringjallen më herët e disa më vonë.
20. (a) Cilët janë «ata që i takojnë Krishtit»? (b) Çfarë ringjallje do të kenë ata?
20 «Ata që i takojnë Krishtit» janë 144.000 dishepujt besnikë, të zgjedhur për të qeverizuar me të në Mbretëri. Mbi ringjalljen e tyre qiellore, Bibla thotë: «I lum dhe i shenjtë është ai që ka pjesë në ngjalljen e parë! Mbi ta vdekja e dytë nuk ka pushtet . . . ata do të mbretërojnë për një mijë vjet.»—Zbulesa 20:6, DSF; 14:1, 3.
21. (a) Kur fillon «ringjallja e parë»? (b) Kush është ringjallur pa dyshim tanimë në jetën qiellore?
Filipianëve 3:11) Kur do të ndodhë kjo? «Në kohën e pranisë së tij»,—thotë Bibla. Siç kemi mësuar në kapitullin paraprak, prania e Krishtit fillon në vitin 1914. Pra, «dita» e «ringjalljes së parë» së të krishterëve besnikë në qiell, tashmë ka ardhur. Pa dyshim, apostujt dhe të krishterë të tjerë të parë tanimë janë çuar në jetën qiellore.—2. Timoteut 4:8.
21 Pas ringjalljes së Krishtit, vjen ajo e të 144.000-ëve. Ata kanë pjesë në «ringjalljen e parë» apo në «ringjalljen e hershme». (22. (a) Kush tjetër merr pjesë në «ringjalljen e parë»? (b) Kur do të ringjallen ata?
22 Por edhe tani, gjatë kohës së pranisë së padukshme të Krishtit, ka të krishterë që shpresojnë të qeverisin me Krishtin në qiell. Këta janë mbetja e të 144.000-ëve. Kur do të ringjallen ata? Ata nuk duhet të bien në gjumin e vdekjes, por do të ringjallen menjëherë në momentin e vdekjes. Bibla shpjegon kështu: «Jo të gjithë do të flemë [në vdekje], por të gjithë do të ndryshojmë, në një moment, sa çel e mbyll sytë, gjatë trumbetës së fundit. Sepse trumbeta do të bjerë dhe të vdekurit do të ngrihen të pashkatërrueshëm.»—1. Korintasve 15:51, 52; 1. Selanikasve 4:15-17.
23. Si e përshkruan Bibla ndryshimin në jetë frymore?
23 Natyrisht, kjo «ringjallje e parë» në jetë qiellore, është e padukshme për sytë njerëzorë. Kjo është ringjallje në jetë si krijesë frymore. Bibla, këtë ndryshim në jetë frymore, e përshkruan në këtë mënyrë: «Mbillet në shkatërrueshmëri, ngjallet në pashkatërrueshmëri; mbillet në çnderim, ngjallet në lavdi; . . . mbillet trup tokësor, ngjallet trup frymor.—1. Korintasve 15:42-44, St.
24. (a) Cila ringjallje vjen pas «ringjalljes së parë»? (b) Përse quhet «ringjallje më e mirë»?
24 Por, vetë shprehja «ringjallje e parë», tregon se atë do ta pasojë një tjetër. Kjo është ringjallja e të drejtëve dhe e të padrejtëve për jetë në tokën parajsore. Kjo do të ndodhë pas Harmagedonit. Do të jetë një «ringjallje më e mirë», sesa ajo e djemve të ringjallur nga Eliseu dhe Elija, si dhe e të gjithëve që janë ringjallur në Tokë. Përse? Sepse ata që do të ringjallen pas Harmagedonit, nëse vendosin t’i shërbejnë Perëndisë, nuk do të vdesin kurrë më.—Hebrenjve 11:35.
NJË MREKULLI E PERËNDISË
25. (a) Përse nuk ringjallet trupi që ka vdekur? (b) Çfarë ringjallet dhe çfarë u jepet të ringjallurve?
25 Pasi një njeri vdes, çfarë ringjallet? Nuk do të jetë po ai trup që ka vdekur. Bibla e tregon këtë, kur përshkruan ringjalljen për jetë qiellore. (1. Korintasve 15:35-44) Edhe ata që do të ringjallen për të jetuar mbi Tokë, nuk do të marrin të njëjtin trup që kishin në jetën e mëparshme. Ka mundësi që ai trup të jetë dekompozuar dhe kthyer në dhé. Elementet e trupit të vdekur, ndoshta me kohë mund të jenë bërë pjesë përbërëse e disa llojeve të tjera jetësore. Pra, Perëndia nuk ringjall të njëjtin trup, por të njëjtin njeri që ka vdekur. Njerëzve që shkojnë në qiell, u jep trup të ri frymor, ndërsa atyre që ringjallen për të jetuar në Tokë, u jep trup të ri fizik. Pa dyshim, ky trup i ri fizik do të jetë i ngjashëm me atë që njeriu ka pasur para se të vdiste, në mënyrë që të njohurit e tij të mund ta dallojnë.
26. (a) Përse ringjallja është mrekulli mahnitëse? (b) Cilat zbulime njerëzore mund të na ndihmojnë për të kuptuar aftësinë e madhe të Perëndisë për të mbajtur mend të vdekurit?
26 Ringjallja me të vërtetë është një mrekulli mahnitëse. I vdekuri, gjatë jetës së vet mund të ketë grumbulluar një përvojë dhe dituri të madhe, si edhe shumë kujtime. Ai ka zhvilluar një personalitet që e dallonte nga çdo njeri tjetër. Megjithatë, Perëndia Jehova mban mend çdo imtësi dhe kur ta ringjallë do t’ia rindërtojë krejtësisht personalitetin. Për të vdekurit që do të ringjallen, Bibla thotë: «Për të janë të gjithë të gjallë.» (Luka 20:28) Njerëzit mund të regjistrojnë zërat dhe figurat e të tjerëve dhe t’i rishohin ato shumë kohë pas vdekjes së tyre. Por Jehovai mund dhe do t’i kthejë në jetë të gjithë njerëzit që jetojnë në kujtimin e tij!
27. Për cilat pyetje në lidhje me ringjalljen do të kemi më vonë përgjigje?
27 Bibla na flet mjaft për jetën në Parajsë, pasi të vdekurit të ringjallen. Për shembull, Jezui foli për njerëz që do të dalin në «ringjallje jete» dhe në «ringjallje gjyqi». (Gjoni 5:29) Ç’ka pasur ndër mend ai? A do të jetë e ndryshme pozita e të ringjallurve «të drejtë» nga ajo e «të padrejtëve»? Një shqyrtim i Ditës së Gjyqit do të na ndihmojë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje.
[Pyetjet]
[Figurat në faqen 167]
«E di se do të ringjallet»
Elija ringjalli birin e një vejushe
Eliseu ringjalli një djalë
Një njeri që preku eshtrat e Eliseut u kthye në jetë
[Figurat në faqen 168]
Njerëz të ringjallur nga Jezui:
Biri i vejushës nga Naini
Lazari
Vajza e Jairit
[Figurat në faqen 169]
Të ringjallur të tjerë:
Dorka
Vetë Jezui
Eutiku
[Figura në faqen 170]
Ku është parajsa, të cilën Jezui ia premtoi kriminelit?