Lufta për të bërë atë që është e drejtë
Kapitulli 26
Lufta për të bërë atë që është e drejtë
1. Cilat janë dy gjërat kundër të cilave duhet të luftojnë të krishterët?
DERISA do të ekzistojë bota e Satanait, të krishterët duhet të luftojnë kundër ndikimit të saj të lig. Apostulli Pavël shkroi: «Vishuni me armaturën e plotë të Perëndisë me qëllim që të qëndroni të palëkundur ndaj sulmeve të Djallit.» (Efesianëve 6:11-18) Megjithatë, lufta jonë nuk është vetëm kundër Satanait dhe botës së tij; është gjithashtu edhe kundër dëshirave tona të gabuara. Bibla thotë: «Prirja e zemrës së njeriut është e ligë që nga rinia e tij.»—Zanafilla 8:21; Romakëve 5:12.
2. (a) Përse shpesh provojmë një dëshirë të fortë për të bërë keq? (b) Përse duhet të luftojmë kundër dëshirave të gabuara?
2 Për shkak të mëkatit që kemi trashëguar nga njeriu i parë, Adami, zemra jonë mund të provojë dëshirë të flaktë për të bërë të liga. Nëse biem para një dëshire të tillë, nuk do të fitojmë jetën e përhershme në sistemin e ri të Perëndisë. Prandaj duhet të luftojmë për të bërë atë që është e drejtë. Edhe apostulli Pavël duhet të luftonte, sepse tha: «Kur dëshiroj të bëj atë që është e drejtë, e keqja është e pranishme në mua.» (Romakëve 7:21-23) Edhe ti mund të vërtetosh që është një luftë e vështirë. Ndonjëherë mund të përjetosh kundërshtime të brendshme të vështira. Çfarë do të vendosësh të bësh në këtë rast?
3. (a) Çfarë dëshirash të brendshme provojnë shumë njerëz? (b) Cilën të vërtetë biblike vërteton fakti që shumë persona bëjnë keq edhe pse dëshirojnë të bëjnë mirë?
3 Ti tani i ke kuptuar premtimet e mrekullueshme të Perëndisë për jetën e përhershme në tokë në kushte të përsosura. Beson në këto premtime dhe dëshiron t’i fitosh ato gjëra të mira. Pra e di se shërbimi ndaj Perëndisë është në dobinë tënde të përhershme. Por ndoshta zemra jote mund të dëshirojë gjëra që ti e di se janë të këqija. Ndonjëherë mund të kesh dëshirë të fortë që të bësh kurvëri, të Jeremia 17:9.
vjedhësh apo të bësh gjëra të tjera të gabuara. Disa që studiojnë këtë libër ndoshta i bëjnë këto gjëra të këqija, edhe pse e dinë që janë të dënueshme nga Perëndia. Fakti që bëjnë të liga edhe pse dëshirojnë të bëjnë mirë, vërteton këtë të vërtetë biblike: «Zemra është më mashtruese nga çdo gjë tjetër dhe është e rrëmbyer.»—NJË LUFTË QË MUND TA FITOSH
4. (a) Nga kush varet fitorja apo humbja e luftës për të bërë atë që është e drejtë? (b) Çfarë duhet të bësh për ta fituar këtë luftë?
4 Por kjo nuk do të thotë që, sado të forta qofshin dëshirat e tua, nuk mund t’i sundosh. Nëse dëshiron me të vërtetë, mund ta forcosh zemrën tënde që të të drejtojë në rrugë të drejtë. Por duhet ta bësh ti. (Psalmi 26:1, 11) Asnjë nuk mund ta fitojë për ty luftën. Para së gjithash vazhdo të fitosh njohurinë jetësore biblike. (Gjoni 17:3) Por nuk mjafton të futësh këtë njohuri në mendje. Duhet gjithashtu ta dërgosh në zemër. Duhet t’i mbash në zemër gjërat që mëson, në mënyrë që të dëshirosh me të vërtetë t’i vësh në praktikë.
5. Si mund të ndërtohet në zemër vlerësimi për ligjet e Perëndisë?
5 Por si mund të provosh në zemër vlerësimin për ligjet e Perëndisë? Duhet të meditosh mbi këtë çështje, të mendosh thellë. Për shembull pyet veten: Çfarë dallimi ekziston në mes të bindjes dhe mosbindjes ndaj Perëndisë? Pastaj, vështro jetën e atyre që nuk kanë dëgjuar ligjet e Perëndisë, sikurse ka shkruar një vajzë 19 vjeçare: «Kam marrë tri herë një sëmundje veneriane. Herën e fundit heqja e mitrës më hoqi mundësinë që të lind fëmijë.» Është e trishtueshme të kujtosh të gjitha ato mjerime të shkaktuara nga mosbindja ndaj ligjeve të Perëndisë. (2. Samuelit 13:1-19) Një grua që kishte bërë kurvëri tha e hidhëruar: «Për dhimbjet dhe shqetësimet emocionuese që shkakton mosbindja, nuk ia vlen aspak. Jam duke vuajtur akoma.»
6. (a) Përse nuk ia vlen të bësh keq, edhe pse mund të provosh kënaqësi nga kjo? (b) Çfarë lloj jete kishte mundësi të bënte Moisiu në Egjipt?
6 Megjithatë dëgjon të thuhet nga persona që të bërit kurvëri, të dehurit apo të droguarit janë argëtuese. Por, ky «argëtim» është vetëm i përkohshëm. Mos u mashtro nga një mënyrë jetese që të largon nga lumturia e vërtetë dhe e përhershme. Mendo Moisiun, që u rrit si «bir i bijës së Faraonit.» Jetonte në mirëqenie në shtëpinë mbretërore të Egjiptit të lashtë. Por Bibla thotë se kur u rrit ai zgjodhi Hebrenjve 11:24, 25) Mënyra e jetesës në shtëpinë mbretërore të Egjiptit, me sa duket imorale dhe e shthurur, duhet të ishte e pëlqyeshme ose argëtuese. Përse atëherë Moisiu u largua?
që «më mirë të ishte i keqtrajtuar me popullin e tij, sesa të kishte gëzimin e përkohshëm të mëkatit.» (7. Përse Moisiu e mohoi «gëzimin e përkohshëm të mëkatit» në shtëpinë mbretërore të Egjiptit?
7 Sepse Moisiu besonte në Perëndinë Jehova. Dhe e dinte që kishte diçka shumë më të mirë se çfarëdolloj gëzimi të përkohshëm të mëkatit që mund të kishte në shtëpinë mbretërore të Egjiptit. Bibla thotë se ai «shikonte me kujdes në shpërblimin». Moisiu meditonte, mendohej thellë mbi premtimet e Perëndisë. Kishte besim në qëllimin e Perëndisë për të krijuar një sistem të ri e të drejtë. Zemra e tij ishte e mallëngjyer nga dashuria e madhe e Jehovait dhe nga kujdesi i tij për njerëzimin. Në rastin e Moisiut, nuk është thjesht se ai kishte dëgjuar apo lexuar në lidhje me Jehovain. Bibla thotë se Hebrenjve 11:26, 27) Për Moisiun, Jehovai dhe premtimet e tij për jetën e përhershme ishin një realitet.
«qëndroi i patundur sikur po shihte Atë që është i padukshëm». (8. (a) Çfarë nevojitet për të fituar këtë luftë? (b) Cilën pikëpamje të shprehur nga një i ri duhet ta mbështesim edhe ne?
8 A mund të thuhet kjo edhe për ty? E konsideron Jehovain një person real, një Atë që të do? Kur lexon mbi premtimet për jetën e përhershme në tokën parajsore, a e imagjinon tashmë veten mes gëzimit të atyre bekimeve? (Shiko nga faqja 156 deri në 162.) Për të fituar luftën kundër shumë nxitjeve për të bërë keq, duhet të kesh një marrëdhënie të ngushtë me Jehovain dhe si Moisiu, nevojitet «të shikosh me kujdes në shpërblimin». Një i ri njëzetvjeçar, përballë tundimit për të bërë kurvëri, arsyetoi si Moisiu. Në vazhdim tha: «Shpresa e jetës së përhershme ishte mjaft e çmueshme për ta braktisur në ndërrim të pak çasteve imorale.» Ndoshta a nuk është kjo mënyrë e drejtë e të menduarit?
MËSOJMË NGA GABIMET E TË TJERËVE
9. Në ç’mënyrë mbreti David dështoi në luftën për të bërë atë që është e drejtë?
9 Në këtë luftë nuk duhet ta ulim kurrë vigjilencën, siç bëri njëherë mbreti David. Një ditë po shikonte në tarracë dhe pa nga larg të bukurën Betsheba që bënte banjo. Në vend që të ikte, përpara se në zemër t’i zhvilloheshin mendime të gabuara, ai vazhdoi të shikonte. Dëshira e tij për të pasur marrëdhënie seksuale me Betshebën u bë aq e fortë, saqë e nxiti ta marrë në pallatin e tij. Në vazhdim, duke qenë se gruaja mbeti shtatzënë dhe ai nuk mund ta fshihte kurorë2. Samueli 11:1-17.
thyerjen e tyre, veproi në mënyrë të tillë që burri i saj të vritej në luftë.—10. (a) Si u ndëshkua Davidi për mëkatin e tij? (b) Si mund të evitonte Davidi që të mos bënte kurorëthyerje?
10 Qe një mëkat i tmerrshëm. Dhe Davidi i pagoi me të vërtetë pasojat. Jo vetëm provoi dhimbje të thellë për atë që kishte bërë, por Jehovai e ndëshkoi gjatë pjesës tjetër të jetës së tij me probleme të rënda familjare. (Psalmi 51:3, 4; 2 Samueli 12:10-12) Zemra e Davidit ishte më mashtruese nga ç’mendoi; ai u mposht nga dëshirat e tij të gabuara. Në vazhdim tha: «Ja, me gabim dola në dritë me dhimbje lindjeje, e nëna ime më ngjizi në mëkat.» (Psalmi 51:5) Por nuk mund të themi që Davidi nuk kishte mundësi ta evitonte mëkatin e bërë me Betshebën. Problemi qëndron në atë se ai vazhdoi ta shikonte; nuk evitoi situatën që e bëri të provojë një dëshirë seksuale në rritje për gruan e një tjetri.
11. (a) Çfarë duhet të mësojmë nga përvoja e Davidit? (b) Sipas teje, cilat aktivitete mund të nxisin «oreksin seksual»? (c) Sipas asaj që tha një i ri, çfarë duhet të evitojë një person i matur?
11 Nga përvoja e Davidit duhet të mësojmë që është e nevojshme të jemi të kujdesshëm në situata që nxisin dëshira seksuale të pashlyeshme. Për shembull, çfarë ndodh nëse lexon libra ose sheh programe televizive dhe filma me spikatje seksuale? Është e mundur që të të nxisin dëshirat seksuale. Evito, pra, aktivitetet dhe format e dëfrimit që nxisin «oreksin seksual». (Kolosianëve 3:5; 1. Selanikasve 4:3-5; Efesianëve 5:3-5) Mos e vër veten në një situatë që mund të të çojë në kurvëri. Një shtatëmbëdhjetëvjeçar me të drejtë ka thënë: «Është e lehtë të thuhet: ‘E di se kur duhet të ndaloj’. Është e vërtetë që mund të dihet, por sa ia dalin mbanë? Është më mirë të evitosh situata të tilla.»
12. Çfarë shembulli bën mirë të kujtosh?
12 Nëse Davidi do të kujtonte shembullin e Jozefit, kurrë nuk do të bënte një mëkat aq të rëndë kundër Perëndisë. Në Egjipt, Jozefi ishte vendosur në shtëpinë e Potifarit. Gruaja e ndjeshme e Potifarit, në mungesë të burrit, kërkonte ta joshte Jozefin, duke i thënë: «Shtrihu me mua». Por Jozefi refuzoi. Një ditë gruaja e mbërtheu dhe e shtrëngoi të shtrihej me të. Por Jozefi lirohet dhe ikën. E mbajti fort zemrën e tij duke menduar të mos i kënaqë dëshirat e tij seksuale, por të bëjë atë që ishte e drejtë përpara syve të Perëndisë. Në fakt tha: «Si mund të bëj këtë të keqe të madhe e të mëkatoj realisht ndaj Perëndisë?»—NDIHMA E NEVOJSHME PËR TË FITUAR
13, 14. (a) Ç’gjë tjetër nevojitet për të fituar këtë luftë? (b) Çfarë ndryshimi kishin bërë disa të krishterë të Korintit, dhe me ndihmën e çfarë gjëje? (c) Çfarë lloj njerëzish ishin Pavli dhe Titi?
13 Për ta fituar këtë luftë duhet që e vërteta biblike të zbresë në zemrën tënde, në mënyrë që të provosh dëshirë ta vësh në praktikë. Duhet, gjithashtu, të shoqërohesh me popullin e 1. Korintasve 6:9-11.
Perëndisë, të bëhesh pjesë e organizatës së dukshme të Jehovait. Me ndihmën e saj, sado të rënda që mund të kenë qenë mëkatet e bëra, mund të ndryshosh. Në lidhje me njerëzit e Korintit të vjetër që kishin bërë një ndryshim, apostulli Pavël shkruan: «Mos u mashtroni. As kurvarët, as idhujtarët, as kurorëthyesit, as njerëzit e mbajtur për qëllime jonatyrale, as homoseksualët, as hajdutët, as lakmuesit, as pijanecët, as poshtëruesit, as grabitqarët nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë. Dhe disa nga ju ishin të tillë. Por u latë.»—14 Mendoni! Disa nga të krishterët e parë, një herë e një kohë kishin qenë kurvarë, kurorëthyes, homoseksualë, hajdutë dhe pijanecë. Vetë apostulli Pavël një kohë kishte praktikuar gjëra të gabuara. (1. Timoteut 1:15) Titit, bashkëshërbëtorit të tij të krishterë, ai i shkroi: «Sepse edhe ne qemë një herë mendjeshkurtër, të pabindur, duke qenë të mashtruar, duke qenë skllevër të dëshirave dhe kënaqësive të ndryshme.»—Titit 3:3.
15. (a) Ç’gjë tregon se për Pavlin nuk ishte e lehtë të bënte atë që ishte e drejtë (b) Si mund të të ndihmojë shembulli i Pavlit?
15 Kur u bë i krishterë, a ishte e lehtë për apostullin Pavël të bënte atë që ishte e drejtë? Jo, Pavli vazhdoi të luftonte gjithë jetën kundër dëshirave e kënaqësive të gabuara që kohë më parë e kishin bërë skllav. Ai shkroi: «E trajtoj me forcë trupin tim dhe e drejtoj si një skllav, me qëllim që, pasi t’u kem predikuar të tjerëve, unë vetë të mos bëhem në ndonjë mënyrë i shpërmiratuar.» (1. Korintasve 9:27) Pavli ishte i rreptë me vetveten. E shtrëngonte veten të bënte atë që ishte e drejtë, edhe nëse trupi i tij e shtynte të bënte keq. Duke ndjekur shembullin e tij, edhe ti mund ta fitosh këtë luftë.
16. Cilët shembuj aktualë mund të të ndihmojnë që të fitosh luftën për të bërë atë që është e drejtë?
16 Nëse e ke të vështirë të heqësh ndonjë zakon të keq, ji i pranishëm në asamblenë e ardhshme të madhe të Dëshmitarëve të Jehovait. Patjetër do të të bëjë përshtypje sjellja e hijshme dhe gëzimi i të pranishmëve. Megjithatë, shumë prej tyre më parë ishin pjesë e kësaj bote, në të cilën kurvëria, kurorëthyerja, dehja, homoseksualizmi, duhani, droga, grabitja, mashtrimi dhe bixhozi janë shumë të përhapura. Shumë prej tyre më parë praktikonin këto gjëra. (1. Pjetrit 4:3, 4) Përveç kësaj, duke u shoqëruar me Dëshmitarët e Jehovait në mbledhjet e tyre të kongregacionit—gjë që duhet ta bësh pa ngurrim—do të gjendesh në shoqëri me njerëz që kanë luftuar për të hequr të njëjtat vese dhe dëshira kundër të cilave ndoshta ti po lufton. Merr zemër, pra! Ata po e fitojnë luftën për të bërë atë që është e drejtë. Me ndihmën e Perëndisë, mund ta fitosh edhe ti.
17. (a) Me kë duhet të shoqërohesh që ta fitosh këtë luftë? (b) Kush mund të na ndihmojë që të zgjidhim problemet tona?
17 Nëse po studion Biblën prej disa kohësh me Dëshmitarët e Jehovait, ke qenë patjetër i pranishëm në disa mbledhje në Sallën e Mbretërisë. Bëje shprehi t’i frekuentosh rregullisht. Ne të gjithë kemi nevojë për kurajon frymore dhe për ndihmën që mund të marrim nga kjo shoqëri e krishterë. (Hebrenjve 10:24, 25) Merr njohuri nga pleqtë e kongregacionit, që kanë përgjegjësinë të «kullosin kopenë e Perëndisë». (1. Pjetrit 5:1-3; Veprat 20:28) Mos ngurro t’u drejtohesh atyre nëse ke nevojë për ndihmë për të fituar mbi ndonjë shprehi që bie në kundërshtim me ligjet e Perëndisë. Do të shohësh se janë njerëz të dashur, të sjellshëm e të kujdesshëm.—1. Selanikasve 2:7, 8.
18. Cila perspektivë për të ardhmen të jep forcë për të vazhduar luftën?
18 Nxitja për të bërë keq nuk na vjen vetëm nga bota e Satanait, por edhe nga vetë mëkati që është brenda nesh. Pra, qëndrimi besnik ndaj Perëndisë është një luftë e përditshme. Por është inkurajuese të dish që kjo luftë nuk do të vazhdojë përgjithmonë! Shpejt, Satanai do të eliminohet dhe gjithë bota e tij e ligë do të shkatërrohet. Pra, në sistemin e ri të Perëndisë tashmë të afërt, do të ketë kushte të drejta dhe do të jetë shumë më e lehtë të sillesh mirë. Më në fund, do të zhduket çdo shenjë e mëkatit dhe nuk do të jetë më e nevojshme të luftosh trimërisht për të bërë atë që është e drejtë.
19. Përse duhet të jesh i gatshëm për të bërë çfarëdolloj përpjekje për t’i pëlqyer Jehovait?
19 Mendo rregullisht në bekimet e atij sistemi të ri. Po, vish «për helmetë shpresën e shpëtimit». (1. Selanikasve 5:8) Ki bindje të njëjtë me atë të asaj vajze që tha: «Mendoj mbi gjithçka që Jehovai ka bërë për mua dhe që më ka premtuar. Nuk ka hequr dorë të më ndihmojë. Më ka bekuar në shumë mënyra. E di se i ka në zemër interesat e mia më të mira dhe dëshiroj t’i pëlqej. Për jetën e përhershme ia vlen çdo lloj përpjekjeje.» Nëse ndjekim besnikërisht drejtësinë, do të shohim realizimin e «të gjitha premtimeve të mira që Jehovai u ka bërë» atyre që e duan.—Josiu 21:45.
[Pyetjet]
[Figura në faqen 219]
Jeta në Egjiptin e lashtë kishte aspektet e saj të pëlqyeshme. Përse atëherë Moisiu i braktisi?
[Figurat në faqet 220, 221]
Davidi vazhdoi të shikonte; nuk evitoi një situatë që e çoi në imoralitet.
[Figura në faqen 222]
Jozefi iku përpara propozimeve imorale të gruas së Potifarit.