Perëndia—Kush është ai?
Kapitulli 4
Perëndia—Kush është ai?
1. (a) Cilat perëndi janë adhuruar nga njerëzit? (b) Çfarë dallimi bën Bibla në mes të «perëndive» dhe «Perëndisë»?
NË MBARË botën adhurohen shumë perëndi. Në shintoizëm, budizëm, hinduizëm dhe në fetë e fiseve ekzistojnë me miliona perëndi. Në kohën e apostujve të Jezuit, njerëzit kanë adhuruar perënditë Zeus dhe Hermes. (Veprat 14:11, 12) Kështu, Bibla pranon se «ka shumë ‘perëndi’». Por, ajo gjithashtu thotë se «ne kemi aktualisht një Perëndi, Atin nga i cili vjen çdo gjë.» (1. Korintasve 8:5, 6,) Në qoftë se do të të pyesnin: «Kush është ky Perëndi?» Çfarë do të thoshe?
2. Çfarë qëndrimesh të ndryshme kanë njerëzit mbi Perëndinë?
2 «Zoti», përgjigjet shumica. Ose mund të thonë: «Ai është Frymë në qiell.» Një fjalor e quan Perëndinë «Qenia Më e Lartë.» Kur pyesin: «Si është emri i Perëndisë?» disa përgjigjen: «Jezu.» Të tjerët nuk mendojnë mbi Perëndinë si për një person, por si për një forcë të fuqishme të kudo ndodhur. Disa bile dyshojnë në ekzistencën e Perëndisë. A mund të jemi të sigurt se ai ekziston?
PERËNDIA EKZISTON ME TË VËRTETË
3. Si ndërtohet një shtëpi?
3 Kur shikon një ndërtesë të bukur, a e pyet ndonjëherë veten, se kush ka qenë ndërtuesi i saj. Në qoftë se dikush të thotë se ndërtesën nuk e ka krijuar njeri por se ajo thjesht ka ardhur në ekzistencë vetvetiu, a do ta besoje? Me siguri, jo. Siç thotë një shkrimtar i Biblës: «Çdo shtëpi ndërtonetë prej ndonjëj.» Këtë e di çdonjëri. A mund atëherë të mos e pranojmë përfundimin logjik të shkrimtarit të Biblës: «Po ay që ndërtoj të-gjitha është Perëndia.»—Hebrenjve 3:4, BK.
4. Si kanë ardhur në ekzistencë miliarda yje?
4 Mendo mbi universin me miliarda e miliarda yje. Të gjithë lëvizin sipas ligjeve, që i mbajnë në raport të përsosur. «Kush i ka krijuar ato?»—u vu pyetja para shumë kohërave. Përgjigjja e kuptueshme është: «Ai që në numër nxjerr jashtë ushtrinë e tyre dhe që i thërret bile në emër.» (Isaia 40:26) Me siguri, do të ishte marrëzi të besohej se me miliarda yje janë krijuar vetë dhe se pa ndonjë drejtim kanë krijuar sistemet e mëdha yjore, që lëvizin në univers me një rregull të çuditshëm.—Psalmi 14:1.
5. (a) Çfarë mundësish ka që pjesët e një makine mishi të bashkohen vetë? (b) Çfarë tregon kjo në lidhje me universin tonë?
5 Ky univers i organizuar në mënyrë kaq të lartë nuk mund të jetë krijuar vetë. Për këtë është i nevojshëm një Krijues inteligjent me fuqi të madhe. (Psalmi 19:1, 2) Një tregtar, që u pyet se përse i besonte Perëndisë, shpjegoi se në fabrikën e tij një punëtore donte dy ditë për të mësuar se si montoheshin 17 pjesët e një makine mishi. «Unë jam vetëm një fabrikant i thjeshtë orendish,—tha ai,—por këtë e di, se nëse i vini 17 pjesët e makinës së mishit në një legen e t’i përzienit, për 17 miliardë vjet nuk do të mund të prodhonit një makinë mishi.» Universi, duke përfshirë format e ndryshme të jetës në Tokë, është shumë më i komplikuar se sa makina e mishit. Nëse një makinë e thjeshtë kërkon një prodhues të shkathët, mund të jemi të sigurt, se për krijimin e çdo gjëje ka qenë i nevojshëm Perëndia i Gjithëpushtetshëm. A nuk duhet ta nderojmë atëherë për gjithçka që ka bërë?—Zbulesa 4:11; Veprat 14:15-17; 17:24-26.
A ËSHTË PERËNDIA NJË PERSON I VËRTETË?
6. Përse mund të jemi të sigurt se Perëndia është person i vërtetë?
6 Shumë njerëz edhe pse thonë se e besojnë Perëndinë, nuk e mendojnë atë si një person të vërtetë. A është? Ne shohim se aty ku është inteligjenca, është edhe mendja. Për shembull, ne mund të themi: «Nuk mund ta ndaj mendjen.» Dhe ne e dimë se aty ku është mendja, është edhe truri, në një trup me formë të përcaktuar mirë. Kështu edhe mendja e madhe, përgjegjëse për të gjithë krijimin, i takon Personit të madh, Perëndisë së Gjithëpushtetshëm. Edhe pse nuk ka një trup material, ai ka një trup frymor. A thua, personi frymor ka trup? Po, Bibla thotë: «Nëse ekziston trupi tokësor [fizik, NW], ekziston edhe ai frymor.»—1. Korintasve 15:44, St; Gjoni 4:24.
7. (a) Si e dimë se Perëndia banon në një vend të caktuar? (b) Ç’tregon se ai ka një trup?
7 Duke qenë se Perëndia është një person me trup frymor, ai duhet të ketë një vend për të banuar. Nga Bibla kuptojmë, se qielli është «vendbanim i caktuar» i Perëndisë. (1. Mbretërve 8:43) Gjithashtu Bibla na thotë se edhe Krishti «hyri . . . në vetë qiellin, që të paraqitet tani për ne para personit të Perëndisë.» (Hebrenjve 9:24, St) Perëndia do t’i shpërblejë disa individë me jetë qiellore dhe në atë kohë ata do të marrin trupa frymorë. Bibla thotë se ata do ta shohin Perëndinë dhe do të jenë të ngjashëm me të. (1. Gjonit 3:2) Edhe ky fakt tregon se Perëndia është person dhe se ka një trup.
8, 9. (a) Si mund të na shpjegojë shembulli i një centrali elektrik, fuqinë e Perëndisë për të vepruar në distancë? (b) Ç’është fryma e shenjtë e Perëndisë dhe çfarë mund të bëjë ajo?
8 Por, dikush mund të pyeste: «Nëse Perëndia është një person i vërtetë, që jeton në një vend të caktuar në qiell, si mund të shikojë ai çdo gjë që ndodh kudo? Si mund të ndihet fuqia e tij në çdo pjesë të universit?» (2. Kronikat 16:9) Fakti se Perëndia është person, nuk e kufizon në asnjë mënyrë fuqinë apo madhështinë e tij. Dhe as që duhet të na e zvogëlojë respektin që kemi për Të. (1. Kronikat 29:11-13) Që ta kuptojmë më mirë këtë, të shqyrtojmë shtrirjen e gjerë të veprimit të një centrali të fuqishëm elektrik.
9 Një central i fuqishëm elektrik gjendet në një vend të caktuar në qytet apo pranë tij. Por ai e furnizon me rrymë të gjithë zonën, duke siguruar dritë dhe forcë. Ngjashëm është edhe me Perëndinë. Ai jeton në qiell. (Isaia 57:15; Psalmi 123:1) Por fryma e tij e shenjtë, fuqia e tij e padukshme vepruese, mund të ndihet kudo, në mbarë universin. Me anë të frymës së shenjtë, Perëndia ka krijuar qiellin, Tokën dhe çdo gjë të gjallë. (Psalmi 33:6; Zanafilla 1:2; Psalmi 104:30) Për të krijuar këto gjëra, Perëndisë nuk i është nevojitur të jetë i pranishëm personalisht. Ai mund të dërgojë frymën e tij, forcën e tij vepruese, për të bërë gjithçka që ai dëshiron edhe nëse ai vetë është shumë larg. Çfarë Perëndie i mrekullueshëm!—Jeremia 10:12; Danieli 4:35.
ÇFARË PERSONI ËSHTË PERËNDIA
10. Cila është një mënyrë për ta njohur Perëndinë?
10 A është Perëndia një person të cilin do ta donim më shumë nëse e njohim mirë? «Ndoshta,—do të thuash.—Por si mund ta njohim Perëndinë, kur nuk mund ta shohim?» (Gjoni 1:18) Bibla na tregon një mënyrë kur thotë: «Sepse, vetitë e tij të padukshme, bile edhe fuqia e tij e përhershme dhe hyjnia, vërehen qysh nga krijimi i botës, sepse perceptohen nga gjërat e bëra.» (Romakëve 1:20, St) Pra, gjërat që ka krijuar Perëndia në qoftë se i shqyrtojmë dhe mendojmë për to do të na ndihmojnë për të kuptuar se çfarë Perëndie është ai.
11. Çfarë mësojmë mbi Perëndinë nga veprat e tij të krijimit?
Psalmi 8:3, 4; Isaia 40:26) Mendo edhe mbi Tokën. Perëndia e ka vendosur ndër qiej në atë vend që të marrë nga Dielli sasinë e mjaftueshme të ngrohtësisë dhe dritës. Mendo gjithashtu mbi qarkullimin e ujit. Shiu bie dhe e ujit tokën. Uji rrjedh në lumenj, ndërsa ata derdhen në det. Dielli ia merr detit ujin në formën e avujve, që sërish në formën e shiut e ujisin tokën përsëri. (Eklisiastiu 1:7) Perëndia ka vënë në lëvizje shumë qarkullime të mrekullueshme, në mënyrë që njerëzit dhe kafshët të furnizohen me ushqim, strehë dhe me gjithçka tjetër të nevojshme. Çfarë na tregojnë gjithë këto gjëra mbi personalitetin e Perëndisë? Që është një Perëndi me mençuri të madhe, shumë bujar dhe i kujdesshëm për krijesat e tij.—Proverbat 3:19, 20; Psalmi 104:13-15, 24, 25.
11 Siç kemi parë, një vështrim i qiellit yjor do të na tregojë madhështinë dhe fuqinë e mrekullueshme të Perëndisë! (12. Çfarë mëson mbi Perëndinë nga vetë trupi yt?
12 Mendo edhe mbi vetë trupin tënd. Është e dukshme se nuk është krijuar thjesht vetëm për të jetuar. Është projektuar në mënyrë të mrekullueshme për ta gëzuar me të vërtetë jetën. (Psalmi 139:14) Sytë tanë nuk shohin vetëm bardhë e zi, por edhe me ngjyra, ndërsa vetë bota është e mbushur me plot ngjyra të cilave iu gëzohemi. Ne mund të nuhasim dhe të shijojmë. Kështu të ushqyerit nuk është vetëm funksion i nevojshëm; ai mund të jetë i këndshëm. Këto shqisa nuk janë absolutisht të domosdoshme për jetën, por janë dhurata të një Perëndie të dashur, bujar e të kujdesshëm.—Zanafilla 2:9; 1. Gjonit 4:8.
13. Ç’mëson mbi Perëndinë nga mënyra se si ai i trajton njerëzit?
13 Një vështrim mbi marrëdhëniet e Perëndisë me njerëzit na tregon, gjithashtu, se çfarë Perëndie është ai. Ai ka një ndjenjë të fortë për drejtësinë. Nuk u jep përparësi racave apo popujve të caktuar. (Veprat 10:34, 35) Ai është i mëshirshëm dhe dashamirës. Mbi lidhjet e tij me kombin e Izraelit, të cilin e liroi prej skllavërisë në Egjipt, Bibla thotë: «Ai qe i mëshirshëm . . . ka mbajtur ndër mend se ishin mish.» Megjithatë, izraelitët shpeshherë ishin të pabindur dhe kjo e trishtonte Perëndinë. Bibla thotë: «E lëndonin . . . dhe i shkaktonin madje dhimbje të Shenjtit të Izraelit.» (Psalmet 78:38-41; 103:8, 13, 14) Në anën tjetër, kur shërbëtorët e tij i dëgjojnë ligjet e tij, ai gëzohet. (Proverbat 27:11) Atë që ndjen kur shërbëtorët e tij vuajnë prej armikut, Perëndia e përshkruan me fjalët vijuese: «Kush ju prek juve, prek bebëzën e syrit tim.» (Zaharia 2:9) A nuk ndihesh i shtyrë për ta dashur këtë Perëndi, që ka një ndjenjë të tillë ndaj njerëzve aq të vegjël e të parëndësishëm, të të gjithë racave dhe popujve?—Isaia 40:22; Gjoni 3:16.
PERËNDIA ËSHTË JEZUI APO NJË TRINITET?
14. Çfarë është mësimi mbi trinitetin?
14 Kush është ky Perëndi i mrekullueshëm? Disa thonë se emri i tij është Jezu. Të tjerët thonë se ai është një trinitet, megjithëse fjala «trinitet» nuk shfaqet në Bibël. Sipas mësimit mbi trinitetin, në një Perëndi janë tre persona, pra është: «Një Perëndi, Atë, Bir dhe Shpirt i Shenjtë.» Shumë organizata e mësojnë këtë edhe pse pranojnë se është «një mister». A janë të drejta paraqitje të tilla të Perëndisë?
15. Si tregon Bibla se Perëndia dhe Jezui janë dy persona të ndryshëm e jo të barabartë?
15 A tha ndonjëherë Jezui për veten se është Perëndi? Jo, kurrë. Përkundrazi, në Bibël ai quhet «Bir i Perëndisë.» Ai vetë tha: «Ati është më i madh se unë.» (Gjoni 10:34-36; 14:28) Gjithashtu, Jezui ka shpjeguar se ekzistojnë gjëra që as ai, as engjëjt nuk i dinë, por vetëm Perëndia. (Marku 13:32) Përveç kësaj, Jezui në një rast i është lutur Perëndisë: «Le të mos bëhet vullneti im, por vullneti yt.» (Luka 22:42) Sikur të ishte Jezui Perëndia i Gjithëpushtetshëm, nuk do t’i lutej vetes, apo jo? Në fakt, pas vdekjes së Jezuit, shkrimet thonë: «Atë, Jezuin, Perëndia e ka ringjallur.» (Veprat 2:32) Është e qartë pra, se Jezui dhe Perëndia i Gjithëpushtetshëm janë dy persona të ndryshëm. Madje edhe pas vdekjes, ringjalljes dhe ngritjes në qiell, Jezui vazhdoi të mos ishte i barabartë me të Atin.—1. Korintasve 11:3; 15:28.
16. Si e dimë se Jezui, edhe pse është quajtur «perëndi», nuk është Perëndia i Gjithëpushtetshëm?
16 «Por, a nuk e quan Bibla Jezuin një ‘perëndi’?»—mund të pyesë ndokush. Kjo është e vërtetë. Por edhe Satanai është quajtur një perëndi. (2. Korintasve 4:4) Në Gjonin 1:1, ku Jezui quhet «Fjala», në disa përkthime të Biblës lexojmë: «Në kryet ishte Fjala, edhe Fjala ishte me Perëndinë edhe Fjala ishte Perëndi.» Por, vëre se në rreshtin e dytë thuhet se «në fillim Fjala ishte me Perëndinë.» E ndërsa njerëzit e kanë parë Jezuin, në rreshtin e 18-të lexojmë: «Asndonjë kurrë s’e ka parë Perëndinë.» (BK) Prandaj disa përkthime na ndërmjetësojnë idenë e drejtë të gjuhës origjinale, kur rreshtin e parë e përkthejnë kështu: «Fjala ishte me Perëndinë dhe Fjala ishte perëndore» apo ishte «një perëndi», e kjo do të thotë se Fjala ishte një person i fuqishëm, i ngjashëm me Perëndinë. (An American Translation) Është e qartë se Jezui nuk është Perëndia i Gjithëpushtetshëm. Në fakt, Jezui foli për Atin e tij si «Perëndia im» dhe «Perëndia i vetëm i vërtetë.»—Gjoni 20:17; 17:3.
17. Si tregon derdhja e frymës së shenjtë mbi ithtarët e Jezuit se ajo nuk është një person?
17 Sa për «Shpirtin e Shenjtë», të ashtuquajturin person të tretë të trinitetit, kemi parë tashmë se nuk është një person, por fuqia vepruese e Perëndisë. Gjon Pagëzuesi tha se Jezui do të pagëzonte me frymën e shenjtë, ashtu si ai vetë pagëzonte me ujë. Pra, ashtu si uji nuk është një person edhe fryma e shenjtë nuk është një person. (Mateu 3:11) Pas vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit, kur fryma e shenjtë u derdh mbi ithtarët e tij të mbledhur në Jeruzalem, profecia e Gjonit u plotësua. Bibla thotë: «Të gjithë ata u mbushën me frymë të shenjtë.» (Veprat 2:4) A u mbushën me një person? Jo, ata u mbushën me forcën vepruese të Perëndisë. Faktet tregojnë qartë se triniteti nuk është një mësim biblik. Në fakt, shumë më përpara se Jezui të jetonte në Tokë, në vende të tilla të lashta si Egjipti dhe Babilonia adhuroheshin grupet me përbërje tri-hyjnore apo triadat.
EMRI I PERËNDISË
18. (a) A është «Perëndi» emri personal i Perëndisë së Gjithëpushtetshëm? (b) Cili është emri personal i Perëndisë?
18 Padyshim, çdo njeri që njeh ka një emër. Perëndia, gjithashtu ka një emër personal, që e bën atë të dallohet nga gjithë të tjerët. «A s’është ‘Perëndi’ emri i tij?»—mund të pyesin disa. Jo, sepse «Perëndi» është vetëm titull, si «president», «mbret» dhe «gjyqtar». Emrin e Perëndisë e njohim nëpërmjet Biblës, ku përafërsisht paraqitet 7.000 herë. Për shembull, në përkthimin shqip të shtypshkronjës Tregtare Ndërkombëtare, 1911, në Psalmin 83:18 lexojmë: «Le të njohënë se vetëm ti, që ke ëmrinë Jehovah, je i-lartë mbë gjithë dhenë.» Emrin e Perëndisë e gjejmë në shumë Bibla në Zbulesën 19:1-6 si pjesë përbërëse të fjalës «Aleluja» apo «Halleluajah». Kjo do të thotë «lavdëroni Jah», një formë e shkurtuar e Jehova.
19. (a) Përse shumë njerëz befasohen kur shohin emrin personal të Perëndisë në Biblën e tyre? (b) Ku duket emri i Perëndisë në përkthimin «King James Version»?
19 Disa njerëz habiten kur shohin në Bibël emrin e Perëndisë. Kjo për faktin se Bibla e tyre e përdor rrallë emrin e Perëndisë. The King James Version, (Version anglez: «Mbreti Xhejms») për shembull, e përdor emrin «Jehova» vetëm te Të Dalët 6:3, te Psalmi 83:18 dhe Isaia 12:2 dhe 26:4. Megjithatë, në këtë Bibël, kur emri i Perëndisë përkthehet me titullin «Zoti» apo «Perëndi» shkruhet gjithmonë me shkronja të mëdha «ZOTI» dhe «PERËNDI», në mënyrë që të dallohet nga fjalët e zakonshme «Zoti» dhe «Perëndi». Kjo mund të vihet re edhe te Psalmi 110:1 (përkthimi The King James Version).
20. (a) Përse nuk është përdorur emri i Perëndisë? (b) A duhet përdorur ai?
20 «Po përse,—mund të pyesni ju,—nuk përdoret emri i Perëndisë në çdo vend që ndeshet edhe në tekstin origjinal? Përse përdoren zakonisht titujt ZOTI dhe PERËNDI në vend të tij?» American Standard Version (Version anglez: «Standardit Amerikan»), shpjegon në parathënien e vet se përse e përdor emrin e Perëndisë Jehova dhe përse ai nuk është përdorur për një kohë të gjatë: «Pas një konsiderate më të kujdesshme, American Revisors [Korrektorët amerikanë] kanë arritur në bindjen e njëzëshme, se besëkotësia hebreje, që e ka mbajtur Emrin e Perëndisë tepër të shenjtë për t’u përdorur, nuk duhet të vlejë edhe më tutje në anglisht apo në përkthime të tjera . . . Ky emër personal, me lidhjet e tij të shumta të shenjta, është rikthyer
tanimë në tekstin e shenjtë në vendin që padyshim i takon.» Po, përkthyesit e kësaj Bible e dinin se arsyet për të cilat emri i Perëndisë ishte hequr nuk ishin të vlefshme. Kështu që ata e rivendosën atë në Bibël në vendet, ku me të drejtë duhet të jetë.21. Çfarë thotë një bibël katolike mbi emrin e Jehovait?
21 Megjithatë disa argumentojnë se fjala «Jehova» nuk duhet përdorur, pasi nuk është emri i vërtetë i Perëndisë. Kështu, për shembull, një botim katolik, Douay Version, që nuk e përmend emrin e Perëndisë në tekstin kryesor, thotë në një shënim mbi Të Dalët 6:3: «Disa modernistë e formuan emrin Jehova . . . shqiptimi i vërtetë i emrit që shfaqet në tekstin hebraisht, duke mos u përdorur, praktikisht ka humbur.»
22. (a) Si paraqitet emri i Perëndisë në hebraisht? (b) Përse është problem të dimë se si theksohej fillimisht emri i Perëndisë?
22 Po, siç thotë edhe Bibla katolike, emri i Perëndisë shfaqet në tekstin hebraisht, gjuhë në të cilën u shkruan 39 librat e parë të Biblës. Emri është paraqitur aty me katër shkronja hebreje YHWH. Në kohërat e vjetra gjuha hebreje shkruhej pa zanore, pra, pa gërma të tilla si a, e, ë, i, o, u dhe y që na ndihmojnë t’u japim fjalëve tingullin e rregullt. Si rrjedhim problemi sot është se ne nuk dimë saktësisht se cilat zanore përdornin izraelitët me bashkëtingëlloret YHWH.
23. Cili shembull mund të na ndihmojë për ta kuptuar problemin e theksimit të emrit të Perëndisë?
23 Për ta kuptuar problemin, le të marrim në shqyrtim fjalën «telefon». Të supozojmë se ajo gjithmonë është shkruar «tlfn» dhe se me kohë kjo fjalë nuk është shqiptuar asnjëherë. Si do të mundte një njeri pas 1.000 vjetësh ta shqiptonte këtë «tlfn», kur ta shihte të shkruar? Pasi nuk e ka dëgjuar kurrë të shqiptohet dhe nuk i njeh zanoret e saj, ai nuk mund ta dinte me siguri. E njëjta gjë është edhe me emrin e Perëndisë. Edhe pse disa dijetarë e marrin si të saktë formën «Jahve», theksimi i saktë i saj nuk dihet. Megjithatë forma «Jehova» është në përdorim prej shumë shekujsh dhe është mjaft e njohur.
24. (a) Përse është e rëndësishme të përdorim emrin e Perëndisë, nëse dëshirojmë të jemi konsekuentë? (b) Përse sipas Veprave të Apostujve 15:14 ka rëndësi përdorimi i emrit të Perëndisë?
24 Por, a duhet ta përdorim emrin e Perëndisë edhe pse ndoshta Veprat 15:14) Jo vetëm duhet ta njohim emrin e Perëndisë, por duhet edhe që ta lavdërojmë para të tjerëve, ashtu si bëri Jezui kur ishte në tokë.—Mateu 6:9; Gjoni 17:6, 26.
nuk e themi saktësisht ashtu siç shqiptohej fillimisht? Ne i përdorim emrat e personave të tjerë biblikë edhe pse nuk i theksojmë si në hebraishten origjinale. Për shembull, emri Jezu në hebraisht theksohet «Jeshua». Në mënyrë të ngjashme, është e drejtë të përdorim emrin e Perëndisë, që na zbulohet në Bibël, qoftë duke e theksuar «Jahve», «Jehova» apo në ndonjë formë tjetër të ngjashme në gjuhën tonë. E gabuar është po të mos përdoret fare ai emër. Përse? Sepse ata që nuk e përdorin atë, nuk mund të identifikohen si ata që Perëndia i zgjedh si «popull për emër të tij.» (QËLLIMI I PERËNDISË
25. (a) Çfarë mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar në lidhje me Perëndinë? (b) Çfarë e nxiti Jehovain që të fillonte së krijuari?
25 Edhe pse për ne mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar, Jehovai nuk ka asnjë fillim dhe nuk do të ketë fund kurrë. Ai është «Mbret i përjetësisë.» (Psalmi 90:2; 1. Timoteut 1:17) Para se të fillonte së krijuari ai ishte fare i vetëm në hapësirën universale. Kjo nuk do të thotë se ka qenë i vetmuar, sepse ai është i plotë në vetvete dhe nuk i mungon asgjë. I nxitur nga dashuria filloi të krijonte, duke u dhënë të tjerëve jetën për t’u gëzuar. Krijesat e para të Perëndisë ishin persona frymorë, si ai. Para se ta përgatiste Tokën për njerëzit, Perëndia kishte tanimë një organizatë të madhe të bijve qiellorë. Ishte qëllimi i Jehovait që ata të jetonin të lumtur dhe t’i gëzoheshin shërbimit që ai u kishte besuar.—Jobi 38:4, 7.
26. Përse mund të jemi të sigurt se qëllimi i Perëndisë mbi Tokën do të realizohet?
26 Pasi e përgatiti Tokën, Jehovai e vendosi çiftin e parë njerëzor, Adamin dhe Evën në një pjesë të tokës që ishte kthyer tashmë në një parajsë. Qëllimi i tij ishte që ata të kishin fëmijë, të cilët do ta dëgjonin, do ta adhuronin dhe do ta zgjeronin atë parajsë në gjithë tokën. (Zanafilla 1:27, 28) Por, siç kemi mësuar, ai qëllim i mrekullueshëm u pengua. Adami dhe Eva zgjodhën padëgjueshmërinë ndaj Perëndisë dhe qëllimi i tij nuk u plotësua. Por, ai do të realizohet, sepse përndryshe, do të ishte një dështim i palejueshëm për Jehovain. Dhe kjo nuk mund të ndodhë kurrë! «Unë them: ‘Vendimi im do të plotësohet,—thotë Jehovai.—Kam thënë, do ta plotësoj; kam pasur për qëllim, do ta kryej.’»—Isaia 46:10, 11, St.
27. (a) Përse duhet që t’i japim llogari Perëndisë? (b) Mbi cilën pyetje duhet të mendojmë seriozisht?
27 A e kupton se si mund ta gjesh vendin tënd në qëllimin e Perëndisë? Pa dyshim, jo duke bërë vetëm atë që ty të pëlqen, pa marrë parasysh vullnetin e Perëndisë. Kështu bënë Satanai, Adami dhe Eva. Ata e dinin vullnetin e Perëndisë, por nuk e bënë atë. Dhe Perëndia i bëri ata përgjegjës. A jemi edhe ne të detyruar t’i japim llogari Perëndisë? Po, sepse Perëndia është burim i jetës sonë. Jeta jonë varet nga ai. (Psalmi 36:9; Mateu 5:45) Deri në ç’pikë jeta jonë është në përputhshmëri me qëllimin e Perëndisë? Duhet të mendojmë seriozisht për këtë, sepse nga kjo varet mundësia jonë për jetën e përhershme.
SI TË ADHUROHET JEHOVAI
28. Çfarë mjetesh përdorin disa gjatë adhurimit të Perëndisë?
28 Mënyra se si e adhurojmë Jehovain është e rëndësishme. Duhet ta adhurojmë ashtu si ai dëshiron, edhe pse kjo mund të jetë ndryshe nga sa na është mësuar. Për shembull, tek disa është i zakonshëm përdorimi i shëmbëlltyrave gjatë adhurimit. Ata thonë se nuk i adhurojnë ato shëmbëlltyra, por se shikimi dhe prekja e shëmbëlltyrave i ndihmon në adhurimin e Perëndisë. Por, a dëshiron Perëndia që ta adhurojmë me ndihmën e shëmbëlltyrave?
29. Si tregon Bibla se përdorimi i shëmbëlltyrave gjatë adhurimit është i gabuar?
Ligji i përtrirë 4:15-19) Në fakt, një nga dhjetë urdhrat thotë: «Nuk duhet të bësh për vete shëmbëlltyrë të gdhendur dhe as formë të ngjashme për asnjë gjë . . . ; Nuk duhet të përkulesh para tyre dhe as të jesh nxitur për t’u shërbyer.» (Të Dalët 20:4, 5) Vetëm Jehovai duhet adhuruar. Bibla tregon vazhdimisht se sa e gabuar është bërja e shëmbëlltyrave dhe përkulja para tyre, apo adhurimi i dikujt ose i diçkaje në vend të Jehovait.—Isaia 44:14-20; 46:6, 7; Psalmi 115:4-8.
29 Jo, ai nuk do. Për këtë arsye edhe Moisiu u tha izraelitëve se Perëndia nuk u është shfaqur kurrë në mënyrë të dukshme. (30. (a) Çfarë thanë Jezui dhe apostujt e tij për të treguar se përdorimi shëmbëlltyrave është i gabuar? (b) Çfarë duhet bërë me shëmbëlltyrat sipas Ligjit të përtërirë 7:25?
30 Siç mund të prisnim, Jezui nuk përdori kurrë shëmbëlltyra për adhurim. «Perëndia është Frymë,—shpjegoi,—dhe ata që e adhurojnë, duhet ta adhurojnë me frymë dhe me të vërtetë.» (Gjoni 4:24) Duke vepruar në përputhshmëri me këtë, asnjë nga ithtarët e tij të parë nuk përdori shëmbëlltyra si ndihmë gjatë adhurimit. Apostulli Pavël ka shkruar: «Ecim me besim dhe jo me pamje.» (2. Korintasve 5:7) Apostulli Gjon ka paralajmëruar: «Ruani veten prej idhujve!» (1. Gjonit 5:21, DSF) Përse nuk i hedh një sy shtëpisë tënde dhe pyet veten se a je duke ndjekur këtë këshillë?—Ligji i përtërirë 7:25.
31. (a) Çfarë na shtyn për të zbatuar një ligj të caktuar të Perëndisë edhe pse mund të mos e kuptojmë arsyen? (b) Çfarë duhet të përpiqemi të bëjmë dhe cilën ftesë duhet të pranojmë?
31 Duke e adhuruar Jehovain, Krijuesin, ashtu si ai dëshiron, me siguri do të na japë lumturi të vërtetë. (Jeremia 14:22) Bibla na tregon se kërkesat e tij shërbejnë për të mirën tonë të përhershme. Në të vërtetë, për shkak të njohurisë dhe përvojës sonë të kufizuar, nuk kuptojmë gjithmonë plotësisht se përse është aq i rëndësishëm ndonjë ligj i dhënë prej Perëndisë, apo përse shërben për të mirën tonë. Mirëpo, besimi ynë i patundur se Perëndia di shumë më tepër se ne, duhet të na nxisë që t’i bindemi atij me gjithë zemër. (Psalmi 19:7-11) Të bëjmë, pra, ç’të jetë e mundur për ta njohur Jehovain, duke pranuar ftesën: «Ejani, le të adhurojmë e përkulemi; të gjunjëzohemi para Jehovait, Krijuesit tonë. Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi popull i kullotës së tij dhe dele të duarve të tij.»—Psalmi 95:6, 7.
[Pyetjet]
[Kutia në faqen 42]
Shtatë vendet ku gjendet emri i Perëndisë në përkthimet e vjetra Të-Dalëtë (1914) dhe Psalmi (1928)
Të-Bërëtë (Zanafilla) 22:14
14 Edhe Abraami e quajti atë vënt Jehovah-jireh, sikundrë thuhetë edhe sot, Ndë malt të Zotit dotë bënetë gati.
Të-Dalëtë (Të Dalët) 6:3-8
3 Edhe i udukçë Abraamit, Isaakut, e Jakobit me emër Perëndi Gjithë-pushetës, po me emërinë t’ im Jehovah nuk’ unjohva tek ata.
4 Pastaj bëra me ata dhiatënë t’ ime, t’ u ap atyre dhen’ e Hanaanit, den’ e të-ndënjurit t’ atyre, ndë të-cilët ndënjnë si të-huaj.
5 Edhe unë dëgjova edhe psherëtimën’ e të bijvet të Israilit, të-cilëtë Egjyptianëtë i mbanjënë ndë robëri; edhe prura ndër mëntt dhiatënë t’ ime.
6 Përandaj thuaj-u të bijvet të Israilit, Unë jam Jehovahu, edhe dot’ u nxjer juve që ndënë punërat’ erënda të Egjyptianëvet, edhe dot’ u shpëtonj juve nga robëria e atyreve, edhe dot’ u çpërblenj juve me krah të-ndejturë, edhe me gjyqe të-mëdhej;
7 Edhe dot’ u marr juve gjindje për vetëhenë t’ ime, edhe dotë jem Perëndia juaj; edhe dotë njihni, se unë jam Jehovahu, Perëndia juaj, që u nxjer juve që ndënë punërat’ e-rënda t’ Egjyptianëvet;
8 Edhe dot’ u bje juve nd’ atë dhe, për të-cilinë ngrita dorënë t’ ime, se dot’ j’a ap Abraamit, Isaakut, e Jakobit; edhe dot’ u’a ap atë juve për trashëgim. Unë jam Jehovahu.
Psallmë (Psalmi) 83:18
18 Edhe letë njohënë, se vetëmë ti, që ke emërinë Jehovah, je i lartë mbë gjithë dhenë.
[Figurat në faqet 34, 35]
Nëse një shtëpi e ka një ndërtues, atëherë edhe universi shumë më i ndërlikuar duhet ta ketë «Ndërtuesin» e vet
[Figura në faqen 39]
Pasi Jezui u lut që të kryhet vullneti i Perëndisë dhe jo i veti, atëherë ata të dy nuk mund të jenë i njëjti person
[Figura në faqet 40, 41]
Si mund të jetë fryma e shenjtë një person, nëse me të janë mbushur njëkohësisht afro 120 nxënës?
[Figura në faqen 45]
A është e drejtë të përdoren shëmbëlltyra gjatë adhurimit?