Të jetosh përgjithmonë nuk është vetëm një ëndërr
Kapitulli 1
Të jetosh përgjithmonë nuk është vetëm një ëndërr
1, 2. Përse është vështirë të besohet se njerëzit mund të jetojnë përgjithmonë të lumtur mbi Tokë?
LUMTURIA në Tokë—duket e pamundur të gëzohet madje as edhe për një kohë të shkurtër. Probleme si sëmundjet, pleqëria, uria, kriminaliteti—për të përmendur vetëm disa—shpeshherë e bëjnë jetën të mjerë. Prandaj mund të thuash, se të flasësh për jetën e përhershme në një tokë parajsore do të thotë të mbyllësh sytë para realitetit. Ndoshta mendon se të diskutosh mbi këtë është vetëm një humbje kohe dhe se të jetosh përgjithmonë është vetëm një ëndërr.
2 Padyshim, shumë njerëz do të pajtoheshin me ty. Si mund, pra, të jemi kaq të sigurt, se ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë? Përse mund të besojmë, se jeta e përhershme nuk është vetëm një ëndërr?
PËRSE MUND TË BESOJMË?
3. Çfarë tregon se Perëndia dëshiron që njerëzit të jenë të lumtur mbi tokë?
3 Mund të besojmë sepse një Fuqi Supreme, Perëndia i Gjithëpushtetshëm, e përgatiti tokën me çdo gjë të nevojshme për t’i kënaqur dëshirat tona. E ka bërë tokën të përsosur tamam për ne! Dhe krijoi burrin dhe gruan në mënyrë aq të mirë, sa ta gëzonin plotësisht jetën në këtë shtëpi tokësore, përgjithmonë.—Psalmi 115:16.
4. Çfarë kanë mësuar shkencëtarët mbi trupin e njeriut në mbështetje të faktit se ai ishte krijuar për të jetuar përgjithmonë?
4 Prej kohësh, shkencëtarët e njohin aftësinë që ka trupi i njeriut për t’u ripërtërirë. Sipas nevojës, qelizat trupore ndërrohen apo ripërtërihen në mënyrë të mrekullueshme. Duket se ky proces i ripërtëritjes do të duhej të vazhdonte përgjithmonë. Por, kjo nuk ndodh, për shkaqe që shkencëtarët nuk mund t’i shpjegojnë. Ata ende nuk kuptojnë plotësisht përse njerëzit plaken. Thonë, se në kushte të Psalmi 139:14.
përshtatshme, njerëzit do të mund të jetonin përgjithmonë.—5. Ç’thotë Bibla për qëllimin e Perëndisë mbi Tokën?
5 Por, a është me të vërtetë qëllimi i Perëndisë që njerëzit të jetojnë përgjithmonë të lumtur në Tokë? Në qoftë se po, atëherë jeta e përhershme nuk është vetëm një shpresë apo ëndërr, por do të vijë me siguri! Ç’thotë në lidhje me këtë Bibla, libri që shpjegon vullnetin e Perëndisë? Ajo e quan Perëndinë «Ai që e formoi dhe bëri Tokën» dhe shton: «Ai që fortësisht e ka vendosur atë, që nuk e ka krijuar thjeshtë për asgjë, që e formoi madje edhe për të qenë e banuar.»—Isaia 45:18.
6. (a) Si janë kushtet sot mbi Tokë? (b) A do Perëndia që të jetë kështu?
6 A të duket se Toka sot është e banuar në atë mënyrë që kishte ndër mend Perëndia? Është e vërtetë, se njerëzit sot jetojnë gati në të gjitha anët e tokës. Por, a jetojnë të lumtur së bashku, si një familje e bashkuar, sipas qëllimeve të mira të Krijuesit të tyre? Sot bota është e përçarë. Ka urrejtje. Ka dhunë. Ka luftëra. Me miliona njerëz janë të uritur dhe të sëmurë. Të tjerët kanë halle të përditshme si banimi, puna apo shpenzimet e mëdha për jetesë. Asnjëra nga gjithë këto gjëra nuk e lavdëron Perëndinë. Pra, është e dukshme, se jeta në Tokë nuk është ashtu siç e kishte menduar në fillim Perëndia i Gjithëpushtetshëm.
7. Cili ishte qëllimi i Perëndisë për tokën kur krijoi çiftin e parë njerëzor?
7 Pasi e krijoi çiftin e parë njerëzor, Perëndia e vendosi në një parajsë tokësore. Dëshironte që t’i gëzoheshin jetës në Tokë përgjithmonë. Qëllimi i tij ishte që ta përhapnin atë parajsë mbi tokën mbarë. Kjo është e dukshme nga udhëzimet që u dha: «Bëhuni të frytshëm dhe shumohuni, mbusheni tokën dhe e nënshtroni atë.» (Zanafilla 1:28) Po, qëllimi i Perëndisë ishte që me kalimin e kohës e gjithë Toka t’i nënshtrohej familjes së drejtë njerëzore, ku të gjithë do të jetonin në paqe dhe lumturi.
8. Përse mund të jemi të sigurt se Perëndia nuk e ka ndryshuar qëllimin e vet për Tokën, edhe pse njerëzit e parë nuk iu bindën?
Isaia 55:11) Bibla premton: «Të drejtët vetë do ta zotërojnë tokën dhe do të banojnë në të përgjithmonë.» (Psalmi 37:29) Bibla flet shpesh edhe për përgatitjet e Perëndisë për t’u dhuruar jetën e përhershme njerëzve që i shërbejnë.—Gjoni 3:14-16, 36; Isaia 25:8; Zbulesa 21:3, 4.
8 Edhe pse çifti i parë njerëzor nuk iu bind Perëndisë, duke u treguar kështu i padenjë që të jetojë përgjithmonë, qëllimi fillestar i Perëndisë nuk ka ndryshuar. Ai duhet të realizohet! (DËSHIRA PËR TË JETUAR—KU?
9. (a) Çfarë dëshire normale ka njeriu? (b) Ç’kuptohet kur Bibla thotë: «Edhe kohën e pafundme e ka vënë në zemrën e tyre?»
9 Mund të jemi me të vërtetë të lumtur që Perëndia dëshiron të jetojmë përgjithmonë. Prandaj, mendo pak: Nëse do të duhej të vendosje ditën e vdekjes, cilën datë do të zgjidhje? Nuk mund të zgjedhësh asnjërën, apo jo? Ti nuk do të vdesësh, siç nuk do asnjë njeri tjetër deri diku normal dhe me sado pak shëndet. Perëndia na ka krijuar me dëshirën për të jetuar e jo për të vdekur. Në lidhje me mënyrën, se si Perëndia i ka krijuar njerëzit, Bibla thotë: «Edhe kohën e pafundme e ka vënë në zemrën e tyre.» (Eklisiastiu 3:11) Ç’do të thotë kjo? Kjo do të thotë, se njeriu nuk dëshiron të vdesë, por të jetojë përgjithmonë. Për shkak të kësaj dëshire për një të ardhme pa fund, njeriu ka filluar prej kohësh të kërkojë mundësinë që të mbetet përgjithmonë i ri.
10. (a) Ku dëshiron njeriu natyrisht të jetojë? (b) Përse mund të jemi të bindur se Perëndia do të bëjë të mundur që të jetojmë përgjithmonë mbi tokë?
10 Ku dëshiron njeriu normalisht të jetojë përgjithmonë? Aty ku është mësuar të jetojë, këtu në Tokë. Njeriu është krijuar për Tokën dhe Toka për njeriun. (Zanafilla 2:8, 9, 15) Bibla thotë: «Tokën e ke vendosur mbi shtyllat e saj; nuk do të lëkundet për shekuj të shekujve.» (Psalmi 104:5, St) Pasi Toka u bë për të qëndruar përgjithmonë edhe njeriu duhet të jetojë përgjithmonë. Perëndia i dashurisë s’do ta krijonte njeriun me dëshirën për të jetuar përgjithmonë, pa i mundësuar atij plotësimin e kësaj dëshire!—1. Gjonit 4:8; Psalmi 133:3.
ÇFARË JETE DËSHIRON
11. Çfarë thotë Bibla për të treguar se njerëzit mund të jetojnë përgjithmonë me shëndet të përsosur?
11 Shiko faqen që vijon! Në ç’mënyrë jetojnë këta njerëz? A do të doje të ishe një prej tyre? Natyrisht, do të thuash. Sa të shëndetshëm dhe të rinj që duken! A do të besoje nëse ndokush do të thoshte se këta njerëz jetojnë tashmë prej mijëra vitesh? Bibla na thotë, se pleqtë do të rinohen, të sëmurët do të shërohen, ndërsa të gjymtët, të verbërit, të shurdhët dhe memecët do të shërohen prej mungesave të tyre fizike. Gjatë jetës në Tokë, Jezu Krishti shpeshherë, në mënyrë të jashtëzakonshme, ka shëruar të sëmurët. Me këtë ka treguar, Jobi 33:25; Isaia 33:24; 35:5, 6; Mateu 15:30, 31.
se në atë kohë të mrekullueshme, që nuk është më aq larg, të gjithë do të arrijnë shëndet të përsosur.—12. Çfarë kushtesh vërejmë në këto ilustrime?
12 Vështroje këtë kopsht shumë të bukur banimi! Siç ka premtuar Krishti, kjo me të vërtetë është një parajsë, e ngjashme me atë që humbën burri dhe gruaja e parë të padëgjueshëm. (Luka 23:43) Vërej se sa paqe dhe harmoni ka këtu. Njerëz të të gjitha racave—të zinj, të bardhë, të verdhë—jetojnë së bashku si një familje. Edhe kafshët janë paqedashëse. A e sheh fëmijën që luan me luanin? Por, këtu nuk ka arsye për shqetësim. Për këtë, Krijuesi ka shpjeguar: «Leopardi do të shtrihet së bashku me cjapin dhe viçi së bashku me luanin do të kullosin, e fëmia i vogël do t’i udhëheqë . . . Luani do të hajë kashtë si edhe lopa. Foshnja do të luajë mbi vrimën e gjarprit.»—Isaia 11:6-9, St.
13. Ç’do të zhduket nga Toka, pasi të realizohet qëllimi i Perëndisë?
13 Në parajsën që Perëndia ka ndër mend për njerëzit, do të ekzistojnë të gjitha arsyet për të qenë të lumtur. Toka do të prodhojë me bollëk ushqim të mirë. Askush më nuk do të Psalmi 72:16; 67:6) Luftërat, krimet, dhuna, bile edhe urrejtja dhe egoizmi do t’i takojnë së shkuarës. (Psalmi 46:8, 9; 37:9-11) Po, ato do të zhduken përgjithmonë! A beson se gjithë kjo është e mundur?
jetë i uritur. (14. Përse beson se Perëndia do t’u japë fund të gjitha vuajtjeve?
14 Mendo: Nëse do të kishe fuqi, a s’do t’i jepje fund çdo gjëje që shkakton vuajtje te njerëzit? A nuk do t’i sillje ato kushte të cilat njerëzit i duan me gjithë zemër? Natyrisht se, po. Pikërisht, këtë do ta bëjë Ati ynë i dashur qiellor. Ai do t’i plotësojë të gjitha nevojat dhe dëshirat tona, sepse Psalmi 145:16 thotë për Perëndinë: «Ti po e hap dorën tënde dhe po i plotëson dëshirat e çdo gjëje të gjallë.» Por, kur do të ndodhë kjo?
BEKIMET MADHËSHTORE JANË AFËR
15. (a) Ç’do të thotë për tokën fundi i botës? (b) Ç’do të thotë për njerëzit e ligj? (c) Ç’do të thotë për ata që bëjnë vullnetin e Perëndisë?
15 Që t’ia mundësojë tokës këto bekime madhështore, Perëndia ka premtuar se do t’i çrrënjosë të gjitha të ligat, së bashku me ata që i shkaktojnë ato. Njëkohësisht, do t’i mbrojë të gjithë ata që i shërbejnë, sepse Bibla thotë: «Bota dhe dëshirat e saj po kalojnë; ndërsa ai që e kryen vullnetin e Perëndisë mbetet përgjithmonë.» (1. Gjonit 2:17) Çfarë ndryshimi! Fundi i botës s’do të thotë fundi i tokës sonë. Ashtu si në ditët e përmbytjes së përgjithshme të kohës së Noes, kjo do të thotë fund i njerëzve të ligj dhe i mënyrës së tyre të jetës. Ndërsa ata që i shërbejnë Perëndisë do të përjetojnë fundin. Atëherë, në një tokë të pastruar, do të gëzohen të lirë nga të gjithë ata që u kanë shkaktuar vuajtje apo i kanë shtypur.—Mateu 24:3, 37-39; Proverbat 2:21, 22.
16. Cilat ngjarje janë parathënë për «ditët e fundit.»?
16 Por, ndokush mund të vërente: «Gjendja nuk po përmirësohet, por po keqësohet. Si mund të jemi të sigurt se ky ndryshim madhështor është afër?» Jezu Krishti ka parathënë shumë gjëra, përmbushja e të cilave do të jetë shenjë e dukshme për ithtarët e tij të ardhshëm, se ka ardhur koha që Perëndia t’i japë fund botës. Jezui tha, se ditët e fundit të këtij sistemi të gjërave do t’i karakterizojnë ndër të tjera luftërat e mëdha, mungesa e ushqimit, tërmetet e tmerrshme, rritja e paligjshmërive dhe mungesa e dashurisë. (Mateu 24:3-12) Ai tha se do të kishte «ankth midis popujve, të cilët nuk do të dinë si të dalin prej tij.» (Luka 21:25) Bibla, gjithashtu thotë më tej: «Në ditët e fundit do të vijnë kohëra kritike, të vështira për t’u trajtuar.» (2. Timoteut 3:1-5) A nuk janë vërtet të tilla kushtet në të cilat jetojmë sot?
17. Çfarë kanë thënë për kushtet e sotme shumë njerëz me mend?
17 Shumë njerëz që studiojnë ngjarjet botërore, thonë se është afër një ndryshim i madh. Për shembull, redaktori i Herald-it të Majamit, SH.B.A., shkruan: «Duke i lidhur bashkë ngjarjet katastrofike të pak viteve të fundit, secili që ka sado pak logjikë, mund të kuptojë se bota po kapërcen një prag historik . . . Ai do ta ndryshojë përgjithmonë mënyrën e të jetuarit mes njerëzve.» Ngjashëm ka shkruar edhe shkrimtari amerikan Lewis Mumford: «Qytetërimi ka marrë teposhtën. Është krejtësisht e qartë . . . Në të kaluarën rënia e qytetërimeve ka qenë një dukuri relativisht lokale. Sot që bota është më e ndërthurur dhe e lidhur ngushtë me mjetet moderne të komunikimit, kur qytetërimi merr teposhtën, mbarë planeti rrënohet.»
18. (a) Çfarë tregojnë për të ardhmen kushtet botërore? (b) Çfarë do t’i zëvendësojë qeveritë e sotme?
18 Pikërisht, gjendja sot në botë tregon se jetojmë afër kohës kur i gjithë sistemi i gjërave do të shkatërrohet. Po, së shpejti Perëndia do ta pastrojë Tokën nga të gjithë ata që kanë për qëllim ta shkatërrojnë atë. (Zbulesa 11:18) Ai do t’i eliminojë qeveritë e sotme, që t’i bëjë vend qeverisë së tij të drejtë, e cila do të sundojë mbi gjithë Tokën. Kjo është qeveria mbretërore, për themelimin e së cilës Jezui i ka mësuar ithtarët e vet të luten.—Danieli 2:44; Mateu 6:9, 10.
19. Çfarë duhet të bëjmë nëse dëshirojmë të jetojmë përgjithmonë?
19 Nëse e do jetën dhe dëshiron të jetosh përgjithmonë në Tokë nën qeverinë e Perëndisë, duhet të nxitosh për të fituar njohuri të saktë mbi Perëndinë, mbi qëllimet dhe kërkesat e tij. Jezu Krishti në lutje i ka thënë Perëndisë: «E kjo do të thotë jetë e përhershme: që të fitojnë njohuri mbi ty, Perëndinë e vetëm të vërtetë dhe për atë që ke dërguar, Jezu Krishtin.» (Gjoni 17:3, St) Sa gëzim është të dimë se mund të jetojmë përgjithmonë, se kjo nuk është vetëm një ëndërr! Por, që t’u gëzohemi këtyre bekimeve të mrekullueshme të Perëndisë, është e nevojshme të mësojmë mbi një armik që përpiqet të mos i marrim këto bekime.
[Pyetjet]
[Figura në faqet 8, 9]
A ka pasur ndër mend Perëndia që bota të jetë kështu?
[Figura që zë gjithë faqen 11]