Jehovai rivendos adhurimin e pastër!
Libri i Ezekielit ka plot profeci që flasin për rivendosjen e adhurimit të pastër. Ç’domethënie kanë këto profeci për ne?
Letër nga Trupi Udhëheqës
Dëshirojmë me gjithë zemër që ky libër të të ndihmojë ta adhurosh Jehovain në mënyrë të pastër—ashtu siç e meriton Ai.
Shpjegim për veçoritë e librit
Kutitë dhe paraqitjet grafike përmbajnë informacione shtesë që na e thellojnë kuptueshmërinë.
KAPITULLI 1
«Jehovain, Perëndinë tënd, adhuro»
Duke nxitur rebelimin në Eden, Satanai jo vetëm sfidoi sovranitetin e Jehovait, pra të drejtën e tij për të qeverisur, por edhe sulmoi adhurimin e pastër.
KAPITULLI 2
«Perëndia i miratoi» dhuratat e tyre
Shembulli që lanë burrat besnikë, zbulon se duhen përmbushur katër kritere që adhurimi ynë të jetë i pranueshëm.
PJESA 1
«Qiejt u hapën»
KAPITULLI 3
«Fillova të shihja vegime nga Perëndia»
Ezekieli mbeti krejt pa fjalë pas vegimit të parë. Ky vegim ka shumë domethënie edhe për shërbëtorët besnikë të Perëndisë sot.
KAPITULLI 4
Çfarë simbolizojnë «krijesat e gjalla me katër fytyra»?
Jehovai i dha Ezekielit vegime që na ndihmojnë të kuptojmë realitete që përndryshe nuk do t’i kuptonim.
KAPITULLI 5
«Shih gjërat e liga e të neveritshme që po bëjnë»
Ezekieli sheh pamje tronditëse që pasqyrojnë ndotjen e adhurimit në të gjithë vendin.
KAPITULLI 6
«Tani të erdhi fundi!»
Skenat profetike të Ezekielit parathonë indinjatën e Jehovait kundër Jerusalemit.
KAPITULLI 7
Kombet «kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai»
Kombet që shpifnin për emrin e Jehovait dhe që e përndiqnin popullin e tij e që përpiqeshin ta largonin nga Ai, do të korrnin pasojat e veprimeve të tyre. Çfarë mësojmë nga historia e Izraelit me këto kombe?
KAPITULLI 8
«Do të caktoj një bari të vetëm»
Perëndia e frymëzon Ezekielin të dokumentojë disa profeci për Mesinë, Mbretin dhe Bariun e ardhshëm, që do të rivendosë adhurimin e pastër përgjithmonë.
KAPITULLI 9
«Unë do t’ju jap një zemër të bashkuar»
A kanë domethënie për ne sot profecitë që iu thanë judenjve besnikë të mërguar në Babiloni?
KAPITULLI 10
«Ju do të ktheheni në jetë»
Ezekieli pa në vegim një luginë plot me eshtra të thata që u kthyen në jetë. Çfarë kuptimi kishte kjo?
KAPITULLI 11
«Unë të kam caktuar si rojë»
Cilat janë detyrat dhe përgjegjësitë e një roje? Ç’mesazh duhet të shpallë ai?
KAPITULLI 14
«Ky është ligji i tempullit»
Ç’mësime praktike mund të kenë nxjerrë judenjtë e kohës së Ezekielit nga vegimi për tempullin? Po ne sot?
KAPITULLI 15
«Unë do t’i jap fund prostitucionit tënd»
Ç’mund të mësojmë nga përshkrimi i prostitutave që përmenden te libri i Ezekielit dhe i Zbulesës?
KAPITULLI 16
«Vëru një shenjë në ballë»
Mënyra si e morën shenjën besnikët që mbijetuan në kohën e Ezekielit është shumë domethënëse për ne.
KAPITULLI 17
«Unë jam kundër teje, o Gog»
Kush është Gogu i Magogut dhe çfarë është «vendi» kundër të cilit sulet?
KAPITULLI 18
«Mua do të më ndizet një tërbim i madh»
Sulmi i Gogut ndez zemërimin e Jehovait, i cili vepron në mbrojtje të popullit të tij.
KAPITULLI 19
«Atje ku shkon përroi, gjithçka do të jetojë»
Pse jemi të sigurt se vegimi i Ezekielit për lumin që buron nga tempulli, është përmbushur, po përmbushet dhe do të përmbushet në të ardhmen?
KAPITULLI 20
«Ndani vendin si trashëgimi»
Në një vegim, Perëndia udhëzon Ezekielin dhe të mërguarit e tjerë ta ndajnë Tokën e Premtuar mes fiseve të Izraelit.
KAPITULLI 21
«Qyteti do të quhet: Jehovai Është Atje»
Ç’mësime nxjerrim nga vegimi i Ezekielit për qytetin dhe për emrin e tij domethënës?
KAPITULLI 22
«Perëndinë adhuro»
Synimi i këtij botimi është të na forcojë vendosmërinë që të adhurojmë vetëm Perëndinë Jehova.
Përmbledhje e kuptueshmërive të qartësuara
Pse ka ndryshuar kuptueshmëria jonë për disa profeci të librit të Ezekielit?
KUTIA 1A
Çfarë është adhurimi?
Si mund të përkufizohet adhurimi? Si del në pah te libri i Ezekielit se ç’do të thotë adhurim? Çfarë përfshin adhurimi i pastër?
KUTIA 1B
Përmbledhje e librit të Ezekielit
Kapitujt e librit të Ezekielit mund të grupohen sipas radhës kronologjike dhe sipas temave.
KUTIA 2A
Të kuptojmë profecitë e Ezekielit
Libri i Ezekielit përmban vegime, ilustrime, shëmbëlltyra dhe demonstrime. Mjaft prej tyre ishin mesazhe të frymëzuara nga Perëndia që lidheshin me gjërat që do të ndodhnin.
KUTIA 2B
Ezekieli—Jeta dhe periudha kur jetoi
Në kohën kur profetizoi Ezekieli, kishte edhe profetë të tjerë. Gjatë jetës së tij, ndodhën ngjarje të shënuara në historinë e popullit të Jehovait.
KUTIA 3A
Udhëtimi i gjatë për në Babiloni
Cilin itinerar mund të kenë ndjekur judenjtë kur u çuan robër në Babiloni?
KUTIA 4A
«Po shikoja krijesat e gjalla»
Çfarë ndryshimi ekzistonte mes katër krijesave që pa Ezekieli në vegim dhe statujave kolosale të Asirisë e të Babilonisë së lashtë?
KUTIA 5A
«Bir njeriu, e sheh ç’bëhet?»
Ezekieli sheh katër gjëra të neveritshme në tempull dhe në oborrin e tij.
KUTIA 6A
«Rruaj kokën dhe mjekrën»
Nën drejtimin hyjnor, Ezekieli paraqet skena profetike që tregojnë se çfarë do të ndodhë së shpejti në Jerusalem.
KUTIA 7A
Kombet përreth Jerusalemit
Juda dhe vendet fqinje ishin fushëbetejë e disa fuqive botërore.
KUTIA 7B
Shprehje kyçe në librin e Ezekielit
Disa shprehje karakteristike përdoren dhjetëra herë në këtë libër profetik.
KUTIA 8A
Një profeci mesianike—Cedri madhështor
Ç’domethënie ka gjëegjëza e dokumentuar te kapitulli 17 i Ezekielit?
KUTIA 8B
Tri profeci mesianike
Ezekieli profetizon se udhëheqësi i ardhshëm i popullit të Perëndisë do të ishte i denjë për besimin tonë.
KUTIA 9A
Jehovai i mban premtimet—Kohët e lashta
Perëndia e frymëzon Ezekielin të shpallë pesë profeci për çlirimin dhe për rivendosjen.
KUTIA 9B
Pse viti 1919?
Pse themi se populli i Perëndisë u çlirua nga robëria e Babilonisë së Madhe në vitin 1919?
KUTIA 9C
Jehovai i mban premtimet—Kohët tona
Në ç’mënyrë kanë pasur një përmbushje të dyfishtë disa premtime të Perëndisë?
KUTIA 9D
Profeci për robërinë dhe rivendosjen
Profecitë për robërinë e judenjve në Babiloninë e lashtë dhe rivendosjen e tyre, patën një përmbushje më të madhe, kur kongregacioni i krishterë ishte nën robërinë e Babilonisë së Madhe dhe më vonë u rivendos.
KUTIA 9E
‘Koha e rivendosjes së të gjitha gjërave’
Apostulli Pjetër, i frymëzuar nga Perëndia, paratha një periudhë që do të fillonte me kurorëzimin e Krishtit si Mbret dhe do të mbaronte me fundin e Mijëvjeçarit.
KUTIA 10A
Adhurimi i pastër—Rivendoset gradualisht
Cilat ngjarje i hapën rrugën veprës së predikimit në ditët tona?
KUTIA 10B
‘Eshtrat e thata’ dhe «dy dëshmitarët»—Ngjashmëritë dhe ndryshimet
Si u përmbushën këto profeci në ditët tona?
KUTIA 10C
Jehovai na ndihmon të ringrihemi
Edhe pse me raste ndihemi të mbingarkuar dhe të rraskapitur, vegimi i eshtrave të thata që kthehen në jetë na i ripërtërin forcat.
KUTIA 11A
Disa roja shembullorë
Ata hasën kundërshtime, i qëndruan besnikë Jehovait e dhanë si paralajmërime, edhe lajme të mira.
KUTIA 13A
Tempuj të ndryshëm, mësime të ndryshme
Ku ndryshon tempulli që pa Ezekieli nga ai që përshkroi apostulli Pavël?
KUTIA 14A
Mësime nga vegimi i Ezekielit për tempullin
Cilat mësime nga tempulli që pa në vegim Ezekieli mund të zbatosh?
KUTIA 15A
Dy motra prostituta
Përshkrimi i Jehovait për Oholën dhe Oholibën, tregon çfarë ndien ai për këdo që keqparaqet emrin e tij të shenjtë dhe standardet e adhurimit të pastër.
KUTIA 16B
Psherëtijnë e rënkojnë, vënia e shenjës dhe goditja—Kur dhe si?
Vegimi i dokumentuar te kapitulli 9 i Ezekielit, na ndihmon ta përballojmë me besim fundin e këtij sistemi.
KUTIA 18A
Jehovai paralajmëron ardhjen e një lufte të madhe
Bibla parathotë ardhjen e një lufte vendimtare, në të cilën Jehovai do të shkatërrojë të gjithë kundërshtarët e tij.
KUTIA 19A
Lumenj bekimesh nga Jehovai
Disa shkrimtarë të Biblës kanë përdorur të njëjtin ilustrim për të përshkruar bekimet e Jehovait.
KUTIA 20A
Ndarja e vendit
Vegimi i Ezekielit për ndarjen e territorit ishte inkurajues si për të mërguarit judenj në Babiloni, ashtu edhe për popullin e Perëndisë sot.
KUTIA 21A
«Kontributi që do të vini mënjanë»
Cilat janë 5 zonat që përmenden në pjesën që Perëndia vuri mënjanë? Për çfarë shërbejnë?