Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KUTIA 21A

«Kontributi që do të vini mënjanë»

«Kontributi që do të vini mënjanë»

EZEKIELI 48:8

Le të shoqërojmë Ezekielin teksa vëzhgon nga afër pjesën e tokës që Jehovai vë mënjanë. Aty përmenden pesë zona. Cilat janë dhe për çfarë shërbejnë?

A. «Kontributi»

Një rrip toke që shërben si qendër administrative.

EZEK. 48:8

B. ‘Kontributi në tërësi’

Është vënë mënjanë për priftërinjtë, levitët dhe qytetin. Gjithashtu, pjesëtarë nga të 12 fiset hyjnë në këtë zonë për të adhuruar Jehovain dhe për të mbështetur administratën.

EZEK. 48:20

C. «Pjesa e prijësit»

«Ky vend do të bëhet pronë e tij në Izrael.» Ai «do t’i përkasë prijësit».

EZEK. 45:7, 8; 48:21, 22

Ç. «Kontributi i shenjtë»

Pjesa e sipërme është «për levitët». Ajo është «e shenjtë». Pjesa e mesit është «kontributi i shenjtë për priftërinjtë». Është «një vend për shtëpitë e tyre dhe një vend i shenjtë për shenjtëroren», pra, tempullin.

EZEK. 45:1-5; 48:9-14

D. «Pjesa që mbetet»

«Ajo do t’i përkasë tërë shtëpisë së Izraelit» dhe «do të jetë për qytetin; ajo do të jetë për përdorim të zakonshëm, pra, për banesa dhe kullota».

EZEK. 45:6; 48:15-19