Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KUTIA 4A

«Po shikoja krijesat e gjalla»

«Po shikoja krijesat e gjalla»

Pa diskutim, Ezekieli kishte parë statuja kolosale demash dhe luanësh me kokë njeriu e me krahë, të vëna si roje në hyrje të pallateve mbretërore dhe të tempujve. Statuja të tilla gjendeshin anekënd Asirisë dhe Babilonisë së lashtë. Si gjithë vëzhguesve të tjerë, edhe Ezekielit duhet t’i kenë bërë shumë përshtypje këto statuja mbresëlënëse, rreth 6 metra të larta. E megjithatë, sado të fuqishme të dukeshin, ishin thjesht gurë të pajetë.

Çfarë kontrasti me katër «krijesat e gjalla» që pa Ezekieli në vegim! Kjo pamje i la mbresa aq të thella, saqë shprehjen ‘krijesa të gjalla’ e përmendi 11 herë në fillim të profecisë së tij. (Ezek. 1:5-22) Vegimi për katër krijesat e gjalla që lëviznin në mënyrë të harmonishme poshtë fronit të Jehovait, i skaliti në mendje Ezekielit se Jehovai e ka plotësisht nën kontroll krijimin e tij. Sot, ky vegim na ngulit thellë në mendje se Jehovai është i fuqishëm e madhështor dhe se sovraniteti i tij është tejet i lavdishëm.—1 Kron. 29:11.