Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KUTIA 19B

Rrëkeja bëhet përrua

Rrëkeja bëhet përrua

Ezekieli sheh një rrëke që buron nga shenjtërorja e Jehovait dhe që në mënyrë të mrekullueshme kthehet në një përrua të thellë në më pak se dy kilometra. Përgjatë anëve të lumit ka pemë plot me gjethe që shërbejnë për ushqim dhe për shërim. Ç’kuptim kanë?

Lumi sjell bekime

NË KOHËT E LASHTA: Kur të mërguarit u kthyen në vendlindje, shijuan bekime pa fund ndërsa ndihmonin të rivendosej adhurimi i pastër në tempull

NË KOHËT MODERNE: Në vitin 1919 u rivendos adhurimi i pastër, duke u hapur rrugën bekimeve të panumërta nga Perëndia për shërbëtorët e tij besnikë

NË TË ARDHMEN: Pas Armagedonit, Jehovai do të na bekojë në shumë mënyra. Për shembull, do të na çojë drejt përsosmërisë dhe do të na mësojë të vërteta të reja

Ujë jetëdhënës

NË KOHËT E LASHTA: Ndërsa populli i Jehovait shtohej, Ai u dha udhëzime me anë të priftërinjve dhe i ndihmoi të nxirrnin dobi nga flijimet në tempull. Kështu mund ta adhuronin në mënyrë të pranueshme

NË KOHËT MODERNE: Në parajsën që gëzojmë sot, gjithnjë e më shumë njerëz po nxjerrin dobi nga vërshimi i të vërtetave të Biblës. Kështu po mësojnë për Jehovain dhe po bashkohen me adhuruesit e tij të vërtetë

NË TË ARDHMEN: Të mbijetuarve nga Armagedoni do t’u bashkohen miliona të ringjallur dhe në atë kohë do të ketë bekime me bollëk për të gjithë

Pemë për ushqim dhe për shërim

NË KOHËT E LASHTA: Jehovai e mësoi popullin si ta adhuronte në mënyrë të pranueshme kur u kthye në vendlindje dhe e ndihmoi të hidhte poshtë idhujtarinë e çdo gjë tjetër që lidhej me adhurimin e rremë

NË KOHËT MODERNE: Ky ushqim i bollshëm besimforcues po i ndihmon shërbëtorët e Jehovait të qëndrojnë besnikë, të mos kryejnë mëkate serioze dhe të hedhin poshtë qëndrimet negative të kësaj bote

NË TË ARDHMEN: Krishti dhe 144.000 bashkëqeveritarët do të ndihmojnë njerëzit e bindur të shkojnë drejt përsosmërisë dhe të gëzojnë shëndet dhe jetë të përhershme