Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KUTIA 7B

Shprehje kyçe në librin e Ezekielit

Shprehje kyçe në librin e Ezekielit

«Bir njeriu»

MË SHUMË SE 90 HERË

Ezekieli është quajtur «bir njeriu» më shumë se 90 herë. (Ezek. 2:1) Kështu, Jehovai po i kujton se, pavarësisht se pati privilegje të mëdha, është thjesht njeri. Është interesante që tek Ungjijtë, edhe Jezui quhet «Bir njeriu» rreth 80 herë. Kjo tregon se nuk ishte engjëll i materializuar si njeri, por u bë komplet njeri.—Mat. 8:20.

«Keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai»

MË SHUMË SE 50 HERË

Mbi 50 herë Ezekieli dokumentoi fjalët e Perëndisë drejtuar njerëzve: «Keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.» Kjo thekson se Jehovai është i vetmi që meriton adhurimin e pastër.—Ezek. 6:7.

«Zotëria Sovran Jehova»

217 HERË

Shprehja «Zotëria Sovran Jehova» shfaqet 217 herë. Kështu, emrit hyjnor i jepet rëndësia që meriton dhe theksohet se Jehovai ka autoritet mbi gjithë krijimin.—Ezek. 2:4.