Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

PJESA E TRETË

‘Do t’ju mbledh’—Premtohet rivendosja e adhurimit të pastër

‘Do t’ju mbledh’—Premtohet rivendosja e adhurimit të pastër

EZEKIELI 20:41

NË KËTË PJESË: Profecitë e Ezekielit që flasin për rivendosjen

Kombi i Izraelit është katandisur si mos më keq dhe është përçarë nga apostazia. Po vuan pasojat e veprimeve të veta, sepse ka ndotur adhurimin e pastër dhe ka njollosur emrin e Perëndisë. Ndonëse situata është e zymtë, Jehovai cakton Ezekielin që të shpallë një sërë profecish shpresëdhënëse. Me anë të figurave letrare të goditura dhe të vegimeve mbresëlënëse, Jehovai u jep zemër jo vetëm izraelitëve të mërguar, por kujtdo që mezi e pret rivendosjen e adhurimit të pastër.

NË KËTË PJESË

KAPITULLI 8

«Do të caktoj një bari të vetëm»

Perëndia e frymëzon Ezekielin të dokumentojë disa profeci për Mesinë, Mbretin dhe Bariun e ardhshëm, që do të rivendosë adhurimin e pastër përgjithmonë.

KAPITULLI 9

«Unë do t’ju jap një zemër të bashkuar»

A kanë domethënie për ne sot profecitë që iu thanë judenjve besnikë të mërguar në Babiloni?

KAPITULLI 10

«Ju do të ktheheni në jetë»

Ezekieli pa në vegim një luginë plot me eshtra të thata që u kthyen në jetë. Çfarë kuptimi kishte kjo?

KAPITULLI 11

«Unë të kam caktuar si rojë»

Cilat janë detyrat dhe përgjegjësitë e një roje? Ç’mesazh duhet të shpallë ai?

KAPITULLI 12

«Do t’i bëj një komb të vetëm»

Jehovai premton ta bashkojë popullin e tij.

KAPITULLI 13

‘Përshkruaj tempullin’

Ç’kuptim ka tempulli që pa Ezekieli në vegim?

KAPITULLI 14

«Ky është ligji i tempullit»

Ç’mësime praktike mund të kenë nxjerrë judenjtë e kohës së Ezekielit nga vegimi për tempullin? Po ne sot?