PJESA 3
Si ishte jeta në fillim?
Jehovai i dha Adamit dhe Evës shumë gjëra të mira. Zanafilla 1:28
Jehovai krijoi gruan e parë, Evën, dhe ia dha Adamit si bashkëshorte.
Jehovai i krijoi me mendje dhe trup të përsosur, pa asnjë të metë.
Shtëpia e tyre parajsore ishte kopshti i Edenit
Jehovai fliste me ta dhe i mësonte. Po ta kishin dëgjuar, do të kishin jetuar përgjithmonë në Parajsën në tokë.
Zanafilla 2:16, 17
Perëndia tha që të mos hanin nga njëra prej pemëve.Një nga engjëjt u rebelua kundër Perëndisë. Ky engjëll i lig është Satana Djalli.
Jehovai i tregoi Adamit dhe Evës një dru frutor në kopsht dhe u tha që po të hanin nga fryti i tij, do të vdisnin.
Satanai nuk donte që Adami dhe Eva t’i bindeshin Jehovait. Prandaj, përdori një gjarpër për t’i thënë Evës se, po të hante nga fryti i asaj peme, nuk do të vdiste, por do të ishte si Perëndi. Sigurisht, kjo ishte një gënjeshtër.