Parathënie
Perëndia është si një atë i dashur. 1 Pjetrit 5:6, 7
Perëndia është Krijuesi ynë dhe interesohet për ne. Ashtu si një atë i mençur dhe i dashur i mëson fëmijët e vet, edhe Perëndia u mëson njerëzve kudo që janë mënyrën më të mirë për të jetuar.
Perëndia na tregon të vërteta të çmuara që na mbushin me gëzim e shpresë.
Po ta dëgjosh Perëndinë, ai do të të drejtojë, do të të mbrojë dhe do të të ndihmojë të përballosh problemet.
Por do të kesh edhe më shumë dobi: do të jetosh përgjithmonë!