Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

BËJ DISHEPUJ

MËSIMI 11

Thjeshtësi

Thjeshtësi

Parimi: «Thoni fjalë që kuptohen lehtësisht.» —1 Kor. 14:9.

Çfarë bëri Jezui?

1. Shih VIDEON ose lexo Mateun 6:25-27. Pastaj mendo për këto pyetje:

  1.    Çfarë ilustrimi bëri Jezui për të nxjerrë në pah se Jehovai kujdeset për ne?

  2.   Ndonëse dinte plot gjëra për zogjtë, te cili detaj i thjeshtë u përqendrua Jezui? Pse kjo ishte një metodë e efektshme?

Çfarë mësojmë nga Jezui?

2. Nëse mësojmë me thjeshtësi, të tjerët do ta mbajnë mend atë që u mësuam dhe do t’u preket zemra.

Imito Jezuin

3. Mos fol tepër. Në vend që të tregosh gjithë hollësitë që di për një temë, përqendrohu te materiali i botimit për studim. Pasi bën një pyetje, prit me durim që studenti të përgjigjet. Nëse ai nuk e di përgjigjen ose shpreh një mendim që bie ndesh me mësimet e Biblës, bëji pyetje shtesë që ta ndihmosh të arsyetojë. Pasi studenti e kupton pikën kryesore, vazhdo më tej.

4. Ndihmoje studentin të lidhë gjërat e reja që po mëson me gjërat që di. Për shembull, para se të nisni mësimin për ringjalljen, mund të kujtoni shkurtimisht çfarë ka mësuar studenti për gjendjen e të vdekurve.

5. Përdori me maturi ilustrimet. Para se të bësh një ilustrim, pyet veten:

  1.    «A është i thjeshtë ky ilustrim?»

  2.   «A do ta kuptojë kollaj studenti?»

  3.   «A do ta ndihmojë të mbajë mend pikën kryesore, jo vetëm ilustrimin?»