Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

BËJ DISHEPUJ

MËSIMI 12

Kurajë

Kurajë

Parimi: «Vaji dhe temjani e gëzojnë zemrën, edhe miqësia e ëmbël që buron nga këshilla të sinqerta.»—Prov. 27:9.

Çfarë bëri Jezui?

1. Shih VIDEON ose lexo Markun 10:17-22. Pastaj mendo për këto pyetje:

  1.    Çfarë cilësish të mira mund të ketë vërejtur Jezui te kreu i ri?

  2.   Pse Jezuit i duhej edhe dashuri edhe kurajë për ta këshilluar?

Çfarë mësojmë nga Jezui?

2. Duhet t’i flasim studentit me dashuri por edhe hapur, që të dijë ç’mund të bëjë për t’u afruar me Jehovain.

Imito Jezuin

3. Ndihmoje studentin të vërë dhe të arrijë synime.

  1.    Përdor pjesën «Provo këtë» në çdo mësim të botimit Gëzoje jetën përgjithmonë.

  2.   Ndihmoje studentin të kuptojë çfarë hapash duhet të bëjë që të arrijë synime afatshkurtra dhe synime afatgjata.

  3.   Lavdëroje rregullisht për përparimin që po bën.

4. Dallo çfarë e pengon të përparojë dhe ndihmoje t’i kapërcejë pengesat.

  1.    Pyet veten:

    • «Nëse studenti nuk po përparon drejt pagëzimit, çfarë e pengon?»

    • «Çfarë ndihme praktike mund t’i jap?»

  2.   Lutju Jehovait për kurajë që t’i tregosh studentit hapur dhe me dashuri çfarë duhet të bëjë.

5. Ndërprite studimin me ata që nuk përparojnë.

  1.    Dallo nëse studenti po përparon duke pyetur veten:

    • «A i zbaton ato që mëson?»

    • «A i ndjek mbledhjet dhe a flet me të tjerët për të vërtetën?»

    • «Tani që ka mjaft kohë që po studion, a dëshiron të bëhet Dëshmitar i Jehovait?»

  2.   Nëse studenti vazhdon të mos bëjë përparim:

    • Kërkoji të shqyrtojë me kujdes çfarë e pengon.

    • Shpjegoji me takt pse po e ndërpret studimin.

    • Tregoji çfarë duhet të bëjë nëse dëshiron të studiojë prapë.