Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

NIS NJË BISEDË

MËSIMI 4

Përulësi

Përulësi

Parimi: «Me përulësi konsiderojini të tjerët më të lartë se veten.»—Filip. 2:3.

Çfarë bëri Pavli?

1. Shih VIDEON ose lexo Veprat 26:2, 3. Pastaj mendo për këto pyetje:

  1.    Si tregoi përulësi Pavli me mënyrën si i foli mbretit Agripa?

  2.   Si ia drejtoi vëmendjen te Jehovai dhe te Shkrimet, jo te vetja?—Shih Veprat 26:22.

Çfarë mësojmë nga Pavli?

2. Nëse flasim me përulësi dhe respekt, mesazhi ynë do të jetë më tërheqës.

Imito Pavlin

3. Mos u sill sikur qëndron më lart se tjetri. Mos krijo përshtypjen sikur ti di gjithçka, kurse tjetri s’di asgjë. Foli me respekt.

4. Bëje të qartë se burimi i të vërtetave që mëson është Bibla. Fjala e Perëndisë përmban mendimet e tij, e ato mund t’u prekin zemrën njerëzve. Ndaj kur përdorim Shkrimet, i ndihmojmë që besimi i tyre të ketë themelin e duhur.

5. Sillu me butësi. Mos këmbëngul që të provosh se ke të drejtë. Ne nuk duam të debatojmë me njerëzit. Trego përulësi duke ruajtur qetësinë dhe duke dalluar kur është momenti të largohesh. (Prov. 17:14; Titit 3:2) Një përgjigje e butë mund ta lërë derën hapur për një bisedë të bukur në të ardhmen.