SHTOJCA B
A duhet ta mbyllësh bisedën?
Kur dikush bën një pyetje të sinqertë ose është vërtet i shqetësuar për diçka, e vazhdojmë me kënaqësi bisedën. Duam të flasim me ata që mund të jenë «të prirur për jetën e përhershme». —Vep. 13:48.
Po nëse dikush është i inatosur, do që të bëjë sherr ose nuk dëshiron të flasë në atë moment? Mbylle bisedën me qetësi dhe takt. (Prov. 17:14) Përpiqu të ndaheni në mënyre miqësore; kështu mund të jetë i gatshëm të bisedojë me ne në të ardhmen.—1 Pjet. 2:12.