Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

SHTOJCA C

Si të drejtosh studime me botimin Gëzoje jetën përgjithmonë

Si të drejtosh studime me botimin Gëzoje jetën përgjithmonë

Vëllezërit janë lutur shumë, kanë menduar me kujdes dhe kanë bërë plot kërkime për të përgatitur librin Gëzoje jetën përgjithmonë. Që ta përdorësh sa më mirë këtë botim, ndiq metodën që tregohet më poshtë kur drejton një studim.

Para studimit

  1. 1. Përgatitu me kujdes. Ndërsa e bën këtë, mendo për nevojat, rrethanat dhe bindjet e studentit. Përpiqu të parashikosh cilat pika mund ta ketë më të vështirë t’i kuptojë ose t’i zbatojë. Mendo si mund ta ndihmojë studentin pjesa «Eksploro» dhe ji gati ta përdorësh sipas nevojës gjatë studimit.

Gjatë studimit

  1. 2. Nëse studenti s’ka ndonjë kundërshtim, filloje dhe mbylle me lutje studimin.

  2. 3. Bëj kujdes të mos flasësh tepër. Përqendrohu te materiali që po studioni dhe lëre studentin të shprehet.

  3. 4. Kur nisni një pjesë të re të librit, lexo fjalinë që përmbledh atë pjesë dhe përmend disa nga titujt e mësimeve.

  4. 5. Kur e përfundoni një pjesë, përdor rishikimin që ta ndihmosh studentin t’i mbajë mend të vërtetat që ka mësuar.

  5. 6. Ndërsa trajton një mësim me studentin:

    1. Lexoni materialin.

    2. Lexoni të gjitha shkrimet «Lexo».

    3. Lexoni shkrime të tjera që përmenden, nëse është e nevojshme.

    4. Shikoni të gjitha videot që thonë «Shihni» (nëse është e mundur t’i shihni).

    5. Bëja të gjitha pyetjet studentit.

    6. Te pjesa «Shqyrto më tej», drejtoja vëmendjen studentit te figurat dhe kërkoji të komentojë për to.

    7. Përdor kutinë «Provo këtë» që ta ndihmosh studentin të kuptojë sa ka përparuar. Mund ta inkurajosh të ndjekë synimin që gjendet te kutia, të vërë synime te tjera ose inkurajoje t’i bëjë të dyja këto.

    8. Pyete studentin nëse i pëlqeu në veçanti ndonjë artikull a video te pjesa «Eksploro» kur përgatiti mësimin.

    9. Përpiqu të trajtoni një mësim në çdo seancë studimi.

Pas studimit

  1. 7. Vazhdo të mendosh për studentin tënd. Lutju Jehovait ta bekojë përparimin e tij dhe të të japë mençuri që të dish si ta ndihmosh.