Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 18

Nga ta dimë cilët janë të krishterët e vërtetë?

Nga ta dimë cilët janë të krishterët e vërtetë?

Miliarda njerëz e quajnë veten të krishterë. Por nuk kanë të njëjtat bindje dhe as jetojnë sipas të njëjtave standarde. Atëherë, nga ta dimë cilët janë të krishterët e vërtetë?

1. Çfarë është një i krishterë?

Një i krishterë është një dishepull ose ndjekës i Jezu Krishtit. (Lexo Veprat 11:26.) Si jep prova se është dishepull i Krishtit? Jezui tha: «Nëse i zbatoni gjithmonë fjalët e mia, jeni vërtet dishepujt e mi.» (Gjoni 8:31) Kjo do të thotë se të krishterët e vërtetë duhet t’i binden Jezuit. Jezui i mbështeste mësimet e tij në Shkrime, e po njësoj bëjnë edhe të krishterët e vërtetë.—Lexo Lukën 24:27.

2. Si tregojnë dashuri të krishterët e vërtetë?

Jezui u tha dishepujve: «Ta doni njëri-tjetrin ashtu si ju kam dashur unë.» (Gjoni 15:12) Si tregoi Jezui se i donte dishepujt e tij? Kalonte kohë me ta, u jepte zemër dhe i ndihmonte. Madje, dha jetën për ta. (1 Gjonit 3:16) Po njësoj, të krishterët e vërtetë nuk mjaftohen vetëm duke folur për dashurinë, por tregojnë me fjalë e me vepra se e duan njëri-tjetrin.

3. Me çfarë aktiviteti merren të krishterët e vërtetë?

Jezui u ngarkoi një detyrë dishepujve të tij: «I dërgoi të predikonin Mbretërinë e Perëndisë.» (Luka 9:2) Të krishterët e hershëm nuk predikonin vetëm nëpër vende adhurimi, por edhe në ambiente publike e në shtëpitë e njerëzve. (Lexo Veprat 5:42; 17:17.) Edhe sot të krishterët e vërtetë flasin për të vërtetat e Biblës kudo ku ka njerëz. Ngaqë i duan njerëzit, shpenzojnë me kënaqësi kohën dhe energjitë për t’u dhënë mesazhin shpresëdhënës dhe ngushëllues të Biblës.—Marku 12:31.

SHQYRTO MË TEJ

Le të shohim si t’i dallojmë të krishterët e vërtetë nga ata që nuk ndjekin mësimet dhe shembullin e Jezuit.

4. Ata kërkojnë të vërtetat e Biblës

Të krishterët e hershëm e çmonin Fjalën e Perëndisë

Jo të gjithë ata që thonë se janë të krishterë, i vlerësojnë të vërtetat e Biblës. Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjen që vijon.

  • Në ç’mënyrë disa kisha të ashtuquajtura të krishtere u bënë pengesë që njerëzit të njihnin mësimet e Jezuit?

Jezui u mësoi të tjerëve të vërtetën e Fjalës së Perëndisë. Lexoni Gjonin 18:37 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Sipas fjalëve të Jezuit, si mund t’i dallojmë të krishterët që janë «në anën e së vërtetës»?

5. Predikojnë të vërtetat e Biblës

Të krishterët e hershëm flisnin për Fjalën e Perëndisë

Para se të ngjitej në qiell, Jezui u caktoi dishepujve një punë jetësore që vazhdon edhe sot. Lexoni Mateun 28:19, 20 dhe Veprat 1:8 e më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Deri në ç’masë do të predikohej mesazhi i Biblës?

6. Ata i zbatojnë gjërat që predikojnë

Çfarë e bindi një burrë me emrin Tom se kishte gjetur të krishterët e vërtetë? Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjet që vijojnë.

  • Pse hoqi dorë nga feja Tomi?

  • Pse është i bindur se ka gjetur të vërtetën?

Veprat flasin më shumë se fjalët. Lexoni Mateun 7:21 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Çfarë vlen më shumë për Jezuin, fjalët apo veprimet tona?

7. E duan njëri-tjetrin

Të krishterët e hershëm e donin njëri-tjetrin

A e rrezikojnë vërtet jetën për njëri-tjetrin të krishterët? Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjet që vijojnë.

  • Çfarë e nxiti Loidin të rrezikonte jetën për vëlla Johansonin?

  • A mendon se veproi si i krishterë i vërtetë?

Lexoni Gjonin 13:34, 35 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Si do të silleshin dishepujt e Jezuit (të krishterët e vërtetë) me njerëzit e racave ose kombeve të tjera?

  • Si do të tregonin dashuri edhe në kohë lufte?

DISA THONË: «Të krishterët çfarë s’kanë bërë! Si mund të kenë fenë e vërtetë?!»

  • Çfarë shkrimi do t’u lexoje që të dallojnë të krishterët e vërtetë?

PËRMBLEDHJE

Të krishterët e vërtetë zbatojnë mësimet e Biblës, tregojnë dashuri vetëmohuese dhe flasin për të vërtetat e Biblës.

Si do të përgjigjeshe?

  • Ku i bazojnë bindjet e tyre të krishterët e vërtetë?

  • Çfarë cilësie i dallon të krishterët e vërtetë?

  • Me çfarë aktiviteti merren të krishterët e vërtetë?

Provo këtë

EKSPLORO

Mëso më shumë për një grup që përpiqet me gjithë shpirt të ndjekë shembullin dhe mësimet e Jezuit.

Kush janë Dëshmitarët e Jehovait? (1:13)

Lexo se si një ish-murgeshë gjeti ‘një familje mbarëbotërore me vëllezër dhe motra’.

«Ata përdornin Biblën për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje» (Kulla e Rojës, 1 prill 2014)

Shih si të krishterët e vërtetë tregojnë dashuri për njëri-tjetrin në raste katastrofash.

Ndihmojmë vëllezërit tanë në raste katastrofash—Fragment (3:57)

Shqyrto se si të krishterët e hershëm dhe të krishterët e vërtetë sot kanë treguar me prova se janë vërtet dishepuj të Jezuit.

«Si ta dallojmë krishterimin e vërtetë?» (Kulla e Rojës, 1 mars 2012)