Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 27

Si lidhet vdekja e Jezuit me shpëtimin tonë?

Si lidhet vdekja e Jezuit me shpëtimin tonë?

Ngaqë çifti i parë, Adami dhe Eva, nuk iu bind Perëndisë, sot për sot askush nuk i shmanget dot mëkatit, vuajtjeve dhe vdekjes. a Por nuk jemi të pashpresë. Jehovai dërgoi Birin e tij, Jezu Krishtin, që të vdiste për ne e të na çlironte nga mallkimi i mëkatit dhe i vdekjes. Bibla mëson se, me vdekjen e tij, Jezui siguroi një shpërblesë, që është çmimi që paguhet për të çliruar dikë. Çmimi që pagoi Jezui ishte jeta e përsosur si njeri. (Lexo Mateun 20:28.) Jezui mund të jetonte përgjithmonë në tokë, por me gatishmëri hoqi dorë nga kjo e drejtë që të na çelte rrugën të rifitonim gjithë sa humbi Adami dhe Eva. Gjithashtu, Jezui tregoi sa shumë na duan ai dhe Jehovai. Ky mësim do të të shtojë çmueshmërinë për vdekjen e Jezuit.

1. Ç’të mirë na sjell që tani vdekja e Jezuit?

Ngaqë jemi mëkatarë, bëjmë shumë gjëra që e mërzitin Jehovain. Por mund të bëhemi miq të ngushtë me Perëndinë, nëse na vjen vërtet keq për mëkatet tona, i kërkojmë falje Jehovait me anë të Jezuit dhe bëjmë çmos të mos i përsëritim. (1 Gjonit 2:1) Bibla thotë: «Krishti vdiq një herë e mirë për të hequr mëkatin, një i drejtë për të padrejtët, që t’ju çojë te Perëndia.»1 Pjetrit 3:18, shënimi.

2. Çfarë të mirash do të na sjellë vdekja e Jezuit në të ardhmen?

Jehovai e dërgoi Jezuin të flijonte jetën e përsosur si njeri, «që kushdo që tregon besim [te Jezui], të mos shkatërrohet, por të ketë jetë të përhershme». (Gjoni 3:16) Falë asaj që bëri Jezui, së shpejti Jehovai do t’i zhbëjë tërë të këqijat që ka sjellë mosbindja e Adamit. Kjo do të thotë se, po të tregojmë besim te flijimi i Jezuit, mund të jetojmë përgjithmonë në një tokë parajsore.—Isaia 65:21-23.

SHQYRTO MË TEJ

Le të kuptojmë më mirë pse Jezui dha jetën dhe çfarë dobie të sjell ty.

3. Vdekja e Jezuit na çliron nga mëkati dhe nga vdekja

Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjen që vijon.

  • Çfarë të ardhme humbi Adami kur nuk iu bind Perëndisë?

Lexoni Romakëve 5:12 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Si ka ndikuar në jetën tënde mëkati i Adamit?

Lexoni Gjonin 3:16 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Pse e dërgoi Jehovai Birin e tij në tokë?

  1. Adami ishte një njeri i përsosur që nuk iu bind Perëndisë dhe e futi njerëzimin në rrugën e mëkatit dhe të vdekjes

  2. Jezui ishte një njeri i përsosur që iu bind Perëndisë dhe e futi njerëzimin në rrugën e përsosmërisë dhe jetës pa fund

4. Çdo njeri mund të nxjerrë dobi nga vdekja e Jezuit

Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjen që vijon.

  • Si mund t’i sjellë dobi gjithë njerëzimit vdekja e një njeriu të vetëm?

Lexoni 1 Timoteut 2:5, 6 dhe më pas diskutoni për pyetjen që vijon.

  • Adami ishte një njeri i përsosur që e çoi njerëzimin në rrugën e mëkatit dhe të vdekjes. Edhe Jezui ishte njeri i përsosur. Në ç’kuptim vdekja e tij ishte «një shpërblesë përkatëse»?

5. Shpërblesa, dhurata që Jehovai ta ka bërë ty

Miqtë e Jehovait e shohin shpërblesën si dhuratë të bërë posaçërisht për ta. Për shembull, lexoni Galatasve 2:20 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Cilat fjalë tregojnë se Pavli e konsideronte shpërblesën si dhuratë të bërë enkas për të?

Kur Adami mëkatoi, ai dhe gjithë pasardhësit e tij u dënuan me vdekje. Por Jehovai dërgoi Birin e tij që të vdiste për secilin prej nesh. Kështu, edhe ti ke mundësi të gëzosh jetën përgjithmonë.

Ndërsa lexon vargjet vijuese, përfytyro si u ndje Jehovai kur pa Birin e tij të vuante. Lexoni Gjonin 19:1-7, 16-18 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Si ndihesh për atë që kanë bërë Jehovai dhe Jezui për ty?

DIKUSH MUND TË PYESË: «Si është e mundur që vdekja e një njeriu të shpëtojë gjithë njerëzimin?»

  • Si do t’i përgjigjeshe?

PËRMBLEDHJE

Falë vdekjes së Jezuit, Jehovai mund të na falë mëkatet. Kështu kemi shpresën të jetojmë përgjithmonë.

Si do të përgjigjeshe?

  • Pse vdiq Jezui?

  • Pse themi se Jezui si njeri i përsosur ishte një shpërblesë përkatëse?

  • Ç’të mira të sjell ty vdekja e Jezuit?

Provo këtë

EKSPLORO

Mëso pse quhet shpërblesë jeta e përsosur e Jezuit si njeri.

«Si është ‘shpërblesë për shumë njerëz’ flijimi i Jezuit?» (Artikull në jw.org)

Zbulo çfarë duhet të bëjmë që të shpëtojmë nga mëkati dhe vdekja.

«Jezui shpëton—Si?» (Artikull në jw.org)

Lexo se si njohuria për flijimin e Jezuit e ndihmoi një burrë të ndryshonte personalitetin.

«Nuk jam më skllav i dhunës» (Artikull në jw.org)

a Mëkati nuk u referohet vetëm veprimeve të gabuara, por edhe prirjes për të bërë të keqen, që e kemi trashëguar nga Adami dhe Eva.