MËSIMI 39
Pikëpamja e Perëndisë për gjakun
Gjaku është tejet i rëndësishëm, sepse prej tij varet jeta jonë. Si Krijues, Perëndia ka të drejtën të vendosë si duhet përdorur. Atëherë, çfarë thotë ai për gjakun? A mund ta përdorim si ushqim apo ta marrim me anë të transfuzionit? Dhe si të marrim vendime të mençura kur bëhet fjalë për gjakun?
1. Ç’pikëpamje ka Jehovai për gjakun?
Jehovai u tha adhuruesve të tij në kohët e lashta: «Jeta e çdo krijese është gjaku i saj.» (Levitiku 17:14) Për Jehovain, gjaku përfaqëson jetën. Meqë jeta është dhuratë nga Perëndia, edhe ajo, edhe gjaku janë të shenjtë.
2. Cilin përdorim të gjakut ndalon Perëndia?
Jehovai i urdhëroi adhuruesit e tij në lashtësi të mos hanin gjak. (Lexo Zanafillën 9:4 dhe Levitikun 17:10.) Ai ua përsëriti këtë urdhër edhe të krishterëve, kur trupi udhëheqës i udhëzoi ‘të rrinin larg nga gjaku’.—Lexo Veprat 15:28, 29.
Çfarë do të thotë të rrish larg nga gjaku? Nëse mjeku të thotë të mos përdorësh fare alkool, patjetër që nuk do ta pije. Por a do të haje diçka që përmban alkool ose a do ta injektoje në vena? Sigurisht që jo. Po njësoj, urdhri i Perëndisë për të qëndruar larg nga gjaku përfshin të mos e konsumojmë në asnjë lloj forme. Kjo do të thotë të mos hamë as mishin e kafshëve që nuk u është kulluar gjaku dhe as ushqime të përgatitura me gjak.
Ç’të themi për përdorimin e gjakut në mjekësi? Disa procedura mjekësore shkelin hapur ligjin e Perëndisë. Ato përfshijnë transfuzionin e gjakut komplet ose të përbërësve të tij: rruazat e kuqe, rruazat e bardha, pllakëzat dhe plazmën. Procedura të tjera mund të mos e shkelin prerazi ligjin e Perëndisë. Disa prej këtyre procedurave përfshijnë përdorimin e fraksioneve që nxirren nga përbërësit kryesorë të gjakut ose përdorimin e gjakut të vetë pacientit. Pasi të peshojë me kujdes secilën procedurë, gjithsecili duhet të vendosë vetë. a—Galatasve 6:5.
SHQYRTO MË TEJ
Shqyrto si të vendosësh nëse do ta pranosh apo jo një trajtim mjekësor të caktuar.
3. Kënaqe Jehovain me vendimet që merr lidhur me shëndetin
Si të marrësh vendime që tregojnë se e respekton pikëpamjen e Perëndisë për gjakun? Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni sa të rëndësishëm janë hapat e mëposhtëm.
-
Lutu për mençuri.—Jakovi 1:5.
-
Bëj kërkime për të gjetur cilat parime nga Bibla përfshihen dhe si zbatohen.—Proverbat 13:16.
-
Shiko çfarë alternativash ka në vendin tënd.
-
Dallo cilat alternativa janë të papranueshme për ty.
-
Sigurohu të marrësh një vendim që do të të lërë me ndërgjegje të pastër.—Veprat 24:16. b
-
Kupto se askush—madje as bashkëshorti, as pleqtë e kongregacionit dhe as mësuesi i Biblës—nuk duhet të vendosë për ty në çështjet e ndërgjegjes.—Romakëve 14:12.
-
Hidhe me shkrim vendimin.
4. Dëshmitarët e Jehovait kërkojnë trajtimet më të mira mjekësore
Është e mundur që t’i përmbahemi ligjit të Perëndisë për gjakun e njëkohësisht të gjejmë trajtimet më të mira mjekësore pa gjak. Shihni VIDEON.
Lexoni Titit 3:2 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
-
Pse duhet të flasim me respekt dhe butësi me mjekët?
Të papranueshme |
Vendos i krishteri |
---|---|
A. Plazma |
Fraksione nga plazma |
B. Rruazat e bardha |
Fraksione nga rruazat e bardha |
C. Pllakëzat |
Fraksione nga pllakëzat |
Ç. Rruazat e kuqe |
Fraksione nga rruazat e kuqe |
5. Kur përfshihen fraksionet e gjakut
Gjaku ka katër përbërës kryesorë—rruazat e kuqe, rruazat e bardha, pllakëzat dhe plazmën—të cilët përmbajnë pjesë më të vogla të quajtura fraksione. c Disa fraksione të gjakut përdoren në mjekime që luftojnë sëmundjet ose ndalojnë hemorragjinë.
Kur është fjala për fraksionet e gjakut, çdo i krishterë duhet të vendosë vetë, duke u bazuar te ndërgjegjja e stërvitur nga Bibla. Disa zgjedhin ta refuzojnë një trajtim ose procedurë mjekësore që përfshin fraksionet e gjakut, ndërsa të tjerë e pranojnë, sepse ua lejon ndërgjegjja.
Kur merr vendime, shqyrto këtë pyetje:
-
Si do t’ia shpjegoja një mjeku pse i refuzoj ose i pranoj disa fraksione gjaku?
DIKUSH MUND TË PYESË: «Ç’të keqe ka të bësh transfuzion gjaku?»
-
Si mendon ti?
PËRMBLEDHJE
Jehovai nuk do që ta keqpërdorim gjakun.
Si do të përgjigjeshe?
-
Pse gjaku është i shenjtë për Jehovain?
-
Nga e dimë se urdhri i Perëndisë për të qëndruar larg nga gjaku, përfshin edhe transfuzionin e gjakut?
-
Si mund të marrësh vendime të mençura për trajtimet mjekësore që përfshijnë gjakun?
EKSPLORO
Cilët faktorë duhet të shqyrtosh para se të marrësh vendime për procedurat mjekësore që përfshijnë gjakun tënd?
Çfarë duhet të mbash parasysh nëse do të vendosësh të pranosh apo jo disa fraksione të vogla të gjakut?
Pse një mjek arriti në përfundimin se pikëpamja e Jehovait për gjakun është e arsyeshme?
«Pranova pikëpamjen e Perëndisë për gjakun» (Zgjohuni!, 8 dhjetor 2003)
Mëso se si pleqtë që shërbejnë në Komitetet e Lidhjes me Spitalet, i mbështetin vëllezërit e motrat.
a Shih mësimin 35 «Si të marrim vendime të mençura?»
b Shih nëntemën « Kur përfshihen fraksionet e gjakut» dhe pikën 3 të Shtojcës «Procedura mjekësore që përfshijnë gjakun».
c Disa mjekë i konsiderojnë si fraksione edhe katër përbërësit kryesorë të gjakut. Prandaj, duhet të sigurohesh që mjeku e kupton se ke vendosur të mos pranosh as transfuzionin e gjakut komplet e as të rruazave të kuqe, rruazave të bardha, pllakëzave dhe të plazmës.