Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 74

Jezui u bë Mesia

Jezui u bë Mesia

Gjoni tashmë kishte predikuar: «Dikush më i madh se unë po vjen.» Kur Jezui ishte rreth 30 vjeç, shkoi nga Galilea në lumin Jordan, ku Gjoni po pagëzonte njerëzit. Jezui donte që Gjoni ta pagëzonte, por Gjoni i tha: «Nuk duhet të të pagëzoj unë ty, por ti mua.» Jezui iu përgjigj: «Jehovai do që ti të më pagëzosh.» Kështu që hynë në lumin Jordan dhe Gjoni e zhyti tërësisht në ujë.

Pasi doli nga uji, Jezui u lut. Në atë moment, qiejt u hapën dhe fryma e Perëndisë zbriti mbi të porsi një pëllumb. Pastaj Jehovai foli nga qielli: «Ti je Biri im, i dashuri. Unë të kam miratuar.»

Kur fryma e Jehovait erdhi mbi Jezuin, ai u bë Krishti ose Mesia. Tani do të fillonte caktimin për të cilin Jehovai e kishte dërguar në tokë.

Menjëherë pas pagëzimit, Jezui shkoi në shkretëtirë dhe qëndroi atje për 40 ditë. Kur u kthye, shkoi të takonte Gjonin. Teksa Jezui ecte drejt tij, Gjoni tha: «Ky është Qengji i Perëndisë nëpërmjet të cilit do të falet mëkati i botës!» Me këtë që tha, Gjoni u bëri të ditur njerëzve se Jezui ishte Mesia. A e di çfarë i ndodhi Jezuit kur ishte në shkretëtirë? Ta zbulojmë.

«Nga qiejt u dëgjua një zë: ‘Ti je Biri im, i dashuri. Unë të kam miratuar.’»​—Marku 1:11