Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 36

Premtimi i Jefteut

Premtimi i Jefteut

Izraelitët e braktisën prapë Jehovain dhe adhuruan perëndi të rreme. Por këto perëndi të rreme nuk i ndihmuan aspak kur amonitët i sulmuan dhe luftuan kundër tyre. Izraelitët vuajtën për shumë vjet. Më në fund i thanë Jehovait: «Kemi mëkatuar. Të lutemi na shpëto nga armiqtë tanë.» Izraelitët shkatërruan idhujt dhe filluan ta adhuronin prapë Jehovain. Jehovai nuk i shihte dot teksa vuanin.

Një luftëtar që quhej Jefte, u zgjodh që të drejtonte popullin në luftë kundër amonitëve. Ai i tha Jehovait: «Nëse na ndihmon ta fitojmë këtë luftë, të premtoj që, kur të kthehem në shtëpi, njeriun e parë që do të dalë nga shtëpia të më takojë, do të ta jap ty.» Jehovai e dëgjoi lutjen e Jefteut dhe e ndihmoi ta fitonte luftën.

Kur Jefteu u kthye në shtëpi, e para që doli ta takonte, ishte vajza e tij, fëmija i vetëm. Ajo po kërcente dhe po i binte dajres. Çfarë do të bënte Jefteu? Atij iu kujtua premtimi dhe tha: «Oh jo, bija ime! M’u bë zemra copë! Unë i bëra një premtim Jehovait. Që ta mbaj, më duhet të të çoj në tabernakull, në Shiloh, që të shërbesh atje.» Vajza i tha: «Babi, nëse i ke bërë një premtim Jehovait, duhet ta mbash. Gjithçka që kërkoj, është të shkoj për dy muaj në male me shoqet e mia. Pastaj do të shkoj.» Vajza e Jefteut shërbeu me besnikëri në tabernakull gjatë gjithë jetës. Çdo vit, shoqet e saj shkonin ta takonin në Shiloh.

«Ai që ka për zemër djalin ose vajzën më shumë se mua, nuk është i denjë për mua.»​—Mateu 10:37