Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Parathënie

Parathënie

I dashur lexues,

«Eja e bëhu ithtari im.» (Marku 10:21) Me këto fjalë, Jezu Krishti po na fton të gjithëve të bëhemi ithtarë të tij, domethënë ta ndjekim. A po i përgjigjesh kësaj ftese? Nëse po, kjo do të ndikojë thellësisht në jetën tënde. Pse e themi këtë?

Jehovai e dërgoi në tokë Birin e tij të vetëmlindur që të jepte jetën si shpërblesë. (Gjoni 3:16) Përveçse vdiq për ne, ky Bir na tregoi edhe si të jetojmë. Në çdo hap që bëri, ai mbajti integritetin dhe ia gëzoi zemrën Atit të tij. Jezui na tregoi edhe si të imitojmë Atin e tij. Udhët dhe vullneti i Atit u shfaqën përsosmërisht në fjalët dhe veprat e Birit.​—Gjoni 14:9.

Bibla thotë se Jezui është «një model», që ne ‘të ndjekim me kujdes gjurmët e tij’. (1 Pjetrit 2:21) Nëse duam t’i afrohemi më shumë Jehovait, nëse duam të kemi një jetë vërtet domethënëse tani dhe nëse duam të qëndrojmë në rrugën drejt jetës së përhershme, duhet të ndjekim me kujdes gjurmët e Krishtit.

Si fillim, duhet të njihemi më nga afër me jetën e Jezuit kur ishte këtu në tokë. Prandaj ia vlen ta studiojmë me kujdes përshkrimin që i bën Bibla Jezuit. Duke medituar për gjërat që tha e që bëri Jezui dhe duke parë si mund ta imitojmë në fjalë e në vepra, do të arrijmë të kuptojmë më qartë se si ta ndjekim.

Urojmë që ky botim të ta shtojë dashurinë për Jezuin dhe për Jehovain. Urojmë edhe që kjo dashuri të të shtyjë të ndjekësh me kujdes gjurmët e Jezuit, që t’ia gëzosh zemrën Jehovait tani dhe përgjithmonë.

Botuesit