PJESA 1 • VEPRAT 1:1–6:7
«Ju e mbushët Jerusalemin me mësimin tuaj»
Që kur morën frymën e shenjtë në Festën e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s., dishepujt e Jezuit filluan me zell të jepnin dëshmi për Mbretërinë e Perëndisë. Në tregimin emocionues të kësaj pjese do të shqyrtojmë lindjen e kongregacionit të krishterë, dëshminë e zellshme që u dha në Jerusalem dhe guximin e apostujve teksa hasnin gjithnjë e më shumë kundërshtime.