PJESA 7 • VEPRAT 18:23–21:17
‘Mësoi publikisht dhe shtëpi më shtëpi’
Përse duhet të jemi jo vetëm elastikë, por edhe të përulur, kur mësojmë të tjerët? Cila është metoda kryesore e predikimit të lajmit të mirë? Si mund ta tregojmë se për ne plotësimi i vullnetit të Perëndisë ka më tepër rëndësi se interesat personalë? Tregimi entuziazmues për udhëtimin e tretë e të fundit misionar të Pavlit mund të na ndihmojë t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve thelbësore.