Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Treguesi i figurave

Treguesi i figurave

Sipas numrit të faqes

  • Kapakët Pavli, Tabita, Galioni, Luka, një rojë tempulli me apostujt, një saduce, Pavli tek e çojnë në Cezare dhe predikimi në kohët e sotme, me një makinë me altoparlant dhe me gramafon.

  • Faqja 1 Pavli me duart e lidhura me zinxhirë, dhe Luka, në një anije mallrash për në Romë.

  • Faqet 2, 3 Vëllezërit Xh. Barr dhe T. Xharaz, anëtarë të Trupit Udhëheqës, shohin hartën e botës.

  • Faqja 11 Jezui u ngarkon një detyrë 11 apostujve besnikë dhe dishepujve të tjerë, në një mal të Galilesë.

  • Faqja 14 Jezui ngjitet në qiell. Apostujt e vështrojnë ngultas.

  • Faqja 20 Në Festën e Ditës së Pesëdhjetë dishepujt nisin t’u flasin vizitorëve në gjuhët e tyre.

  • Faqja 36 Apostujt qëndrojnë para Kajafës së tërbuar. Rojat e tempullit rrinë në gatishmëri të Sinedrit për të bërë arrestime.

  • Faqja 44 Poshtë: pas Luftës II Botërore, një gjykatë në Gjermaninë Lindore i dënoi pa të drejtë Dëshmitarët e Jehovait si spiunë amerikanë.—Revista periodike Neue Berliner Illustrierte, 3 tetor 1950.

  • Faqja 46 Stefani i akuzuar qëndron para Sinedrit. Në sfond janë saducenjtë e pasur, kurse në plan të parë farisenjtë tejet fanatikë.

  • Faqja 54 Pjetri vë duart mbi një dishepull të ri; prapa është Simoni me një qese parash.

  • Faqja 75 Pjetri dhe shokët e tij të udhëtimit hyjnë në shtëpinë e Kornelit. Korneli mban një mantel të veçantë, të hedhur mbi supin e majtë, që tregon rangun e tij si centurion.

  • Faqja 83 Pjetri, i burgosur ndoshta në kullën e Antonias, drejtohet nga një engjëll.

  • Faqja 84 Poshtë: një turmë e dhunshme pranë Monrealit, Kuebek, më 1945.—Revista periodike Weekend Magazine, korrik 1956.

  • Faqja 91 Pavlin dhe Barnabën i dëbojnë nga Antiokia e Pisidisë. Në sfond duket ujësjellësi i ri i qytetit, që ndoshta u ndërtua gjatë shekullit të parë të e.s.

  • Faqja 94 Pavli dhe Barnaba nuk pranojnë t’u bëhen përnderime në Listër. Flijimet në publik zakonisht ishin raste të zhurmshme e plot gjallëri që shoqëroheshin me muzikë.

  • Faqja 100 Sipër: Sila dhe Juda i japin zemër kongregacionit në Antiokinë e Sirisë. (Vep. 15:30-32) Poshtë: një mbikëqyrës qarkor flet para një kongregacioni në Ugandë.

  • Faqja 107 Kongregacioni i Jerusalemit mblidhet në një shtëpi private.

  • Faqja 124 Pavli dhe Timoteu udhëtojnë me një anije tregtare romake. Diku larg shihet një far.

  • Faqja 139 Pavli dhe Sila janë në një oborr të rrethuar, duke ikur nga një turmë e zemëruar.

  • Faqja 155 Galioni përzë akuzuesit e Pavlit. Ai mban rroba që i shkojnë për shtat pozitës së tij: një togë të bardhë perandorake me një shirit të gjerë të purpurt dhe calcei, lloj këpucësh.

  • Faqja 158 Dhimitri flet para punëtorëve në një dyqan argjendarie të Efesit. Faltoret e Artemisës të derdhura në argjend shiten si suvenirë.

  • Faqja 171 Pavli dhe shokët e tij hipin në anije. Në sfond duket Monumenti i Portit të Madh, ndërtuar në shekullin e parë p.e.s.

  • Faqja 180 Poshtë: gjatë viteve 1940, kur literatura ishte e ndaluar në Kanada, një Dëshmitar i ri fut fshehurazi literaturë biblike. (Inskenim.)

  • Faqja 182 Pavli i bindet kërkesës së pleqve. Në sfond janë ulur Luka dhe Timoteu që po ndihmojnë me shpërndarjen e kontributeve.

  • Faqja 190 Nipi i Pavlit i flet Klaud Lisisë në kullën e Antonias, ku ndoshta po mbahet në arrest Pavli. Në sfond duket tempulli i Herodit.

  • Faqja 206 Pavli lutet për udhëtarët e rraskapitur në një anije mallrash.

  • Faqja 222 Pavli i burgosur, i lidhur me zinxhirë me një ushtar romak, sheh një pjesë të qytetit të Romës.