Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Për të imituar Jezuin, duhet . . .

Për të imituar Jezuin, duhet . . .

TË JESH I DHEMBSHUR

Duke qenë se Jezui ishte i përsosur, nuk përjetoi shumë prej anktheve dhe shqetësimeve të zakonshme për njerëzit. Megjithatë, ai shfaqi ndjenja të thella për të tjerët. U përpoq me mish e me shpirt t’u vinte në ndihmë, duke bërë më tepër nga ç’ishte e nevojshme. Po, dhembshuria e nxiste t’i ndihmonte njerëzit. Medito për shembujt që gjenden në kapitujt 32375799.

TË JESH I AFRUESHËM

Jezui nuk ishte i ftohtë dhe nuk shfaqte ndjenja superioriteti. Ja pse njerëz të të gjitha moshave, të rinj e të moshuar, e kishin të lehtë t’i afroheshin. Ndiheshin rehat në praninë e Jezuit, sepse e kuptonin që i kishte vërtet për zemër. Shiko si e tregojnë këtë kapitujt 252795.

TË LUTESH VAZHDIMISHT

Jezui i bënte rregullisht lutje të sinqerta Atit, qoftë kur ishte vetëm, qoftë kur ishte bashkë me adhurues të vërtetë të Perëndisë. Ai lutej në shumë raste, jo vetëm para se të hante. Lutej për ta falënderuar Atin, për ta lëvduar dhe për t’i kërkuar drejtim para se të merrte vendime të rëndësishme. Shqyrto shembujt që gjenden në kapitujt 243491122123.

TË JESH ALTRUIST

Në disa raste, edhe pse kishte nevojë të çlodhej e të pushonte, Jezui bëri sakrifica për t’i ndihmuar të tjerët. Ai nuk mendonte vetëm për veten. Edhe në këtë aspekt, na la një model që ta ndjekim me kujdes. Shiko si përshkruhet ky model në kapitujt 194152.

TË JESH I GATSHËM TË FALËSH

Jezui jo vetëm mësoi sa e rëndësishme është të falim, por edhe u tregua i gatshëm t’i falte dishepujt dhe të tjerët. Medito për shembujt që gjenden në kapitujt 26406485131.

TË JESH I ZELLSHËM

Ishte parathënë se shumica e judenjve nuk do ta pranonin Mesinë dhe se armiqtë do ta vritnin. Ndaj, Jezui mund ta kursente veten dhe të mos bënte aq shumë për të tjerët. Por në vend të kësaj, e mbështeti me zell adhurimin e vërtetë. Zelli i Jezuit është shembull për të gjithë dishepujt që përballen me indiferentizmin a kundërshtimin. Shiko kapitujt 1672103.

TË JESH I PËRULUR

Jezui ishte në çdo aspekt më lart se njerëzit e papërsosur, si për shembull, në njohuri dhe në mençuri. Meqë ishte i përsosur, sigurisht që kishte aftësi fizike dhe mendore më të mëdha se kushdo tjetër. Megjithatë, u shërbeu me përulësi të tjerëve. Do të mësosh më shumë për këtë në kapitujt 10626694116.

TË JESH I DURUAR

Jezui tregonte gjithnjë durim me apostujt dhe me të tjerët, madje edhe kur ata nuk e imitonin shembullin e tij ose nuk zbatonin gjërat që u tha. Me durim, u përsëriti vazhdimisht mësimet që u duheshin për t’iu afruar më shumë Jehovait. Medito për modelin që la Jezui teksa lexon kapitujt 7498118135.