MËSIMI 11
Shprehu me entuziazëm
SI TA ARRISH:
-
Lejo të të preket zemra. Teksa përgatitesh për pjesën, mendo thellë për rëndësinë e mesazhit. Familjarizohu aq mirë me materialin, sa të arrish ta thuash nga zemra.
-
Mendo për dëgjuesit. Medito si do t’u sjellë dobi të tjerëve informacioni që do të lexosh ose që do t’u mësosh. Shqyrto mënyra të ndryshme si ta paraqesësh informacionin, që t’u thellosh dëgjuesve çmueshmërinë për të.
-
Jepi jetë pjesës. Fol me zell. Përdor gjeste të natyrshme dhe shprehje të sinqerta të fytyrës për të pasqyruar ndjenjat e tua.