MËSIMI 14
Thekso pikat kryesore
Hebrenjve 8:1
PËRMBLEDHJE: Ndihmoje auditorin të të ndjekë gjatë fjalimit dhe trego qartë se si lidhet çdo pikë kryesore me synimin dhe me temën e fjalimit.
SI TA ARRISH:
-
Ki një synim. Mendo mirë nëse fjalimi ka për qëllim të informojë, të bindë a ta motivojë auditorin dhe pastaj zhvilloje fjalimin në përputhje me këtë. Sigurohu që ta arrish synimin me ndihmën e të gjitha pikave kryesore.
-
Thekso temën e fjalimit. Referoju temës gjatë gjithë fjalimit duke përsëritur fjalët kyçe të temës ose duke përdorur sinonime.
-
Nxirri në pah qartë dhe thjesht pikat kryesore. Zgjidh vetëm pikat kryesore që lidhen me temën dhe që mund t’ua mësosh të tjerëve me efektshmëri brenda kohës së caktuar. Kufizoje numrin e pikave kryesore, shprehe qartë çdo pikë kryesore, bëj pauza mes tyre dhe kalo natyrshëm nga njëra pikë kryesore në tjetrën.