Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 16

Ji inkurajues dhe pozitiv

Ji inkurajues dhe pozitiv

Jobi 16:5

PËRMBLEDHJE: Përqendrohu te gjërat pozitive që e përmirësojnë një situatë dhe që ngjallin siguri.

SI TA ARRISH:

  • Zhvillo pikëpamje pozitive për dëgjuesit. Ki besim se bashkëbesimtarët duan ta kënaqin Jehovain. Edhe nëse duhet të japësh këshilla, në fillim lavdëroji nga zemra sa herë të jetë e mundur.

  • Kufizo materialin negativ. Përfshi aq aspekte negative të një teme sa t’i shërbejnë një qëllimi të dobishëm. Fryma e përgjithshme e pjesës që do të bësh duhet të jetë pozitive.

  • Përdore mirë Fjalën e Perëndisë. Tërhiq vëmendjen tek ajo që Jehovai ka bërë, po bën dhe do të bëjë për njerëzimin. Jepu shpresë dhe guxim dëgjuesve.