Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 17

I kuptueshëm për të tjerët

I kuptueshëm për të tjerët

1 Korintasve 14:9

PËRMBLEDHJE: Ndihmoji dëgjuesit të kapin kuptimin e mesazhit tënd.

SI TA ARRISH:

  • Studio shumë mirë materialin. Kuptoje qartë argumentin, që të jesh në gjendje ta shpjegosh thjesht dhe me fjalët e tua.

  • Përdor fjali të shkurtra dhe fraza të thjeshta. Edhe pse fjalitë e gjata janë të pranueshme, paraqiti pikat kyçe me fraza e fjali të përmbledhura.

  • Shpjego termat e panjohur. Përdor sa më pak shprehje të panjohura për dëgjuesit. Nëse duhet të përmendësh ndonjë term, personazh nga Bibla, njësi matëse ose zakon të lashtë që dëgjuesit nuk e njohin, jep një shpjegim.