MËSIMI 19
Përpiqu të prekësh zemrën
Proverbat 3:1
PËRMBLEDHJE: Ndihmoji dëgjuesit të kuptojnë vlerën e asaj që mësojnë dhe të veprojnë sipas saj.
SI TA ARRISH:
-
Ndihmoji dëgjuesit të shqyrtojnë veten. Bëj pyetje retorike që t’i ndihmosh dëgjuesit të shqyrtojnë si ndihen për një çështje.
-
Bëju thirrje motiveve të mira. Nxiti dëgjuesit të analizojnë pse bëjnë vepra të mira. Ndihmoji të zhvillojnë motivet më fisnike—dashurinë për Jehovain, për njerëzit dhe për mësimet e Biblës. Arsyeto me dëgjuesit; mos u bëj moral. Në vend se t’u ngjallësh ndjenja turpi, ndihmoji që në fund të pjesës të ndihen të inkurajuar, të motivuar për të bërë më të mirën.
-
Drejtoje vëmendjen te Jehovai. Thekso se si mësimet, parimet dhe urdhërimet e Biblës pasqyrojnë cilësitë e Perëndisë dhe dashurinë që ka për ne. Ndihmoji dëgjuesit të kultivojnë dëshirën që të mendojnë thellë për ndjenjat e Jehovait dhe që ta kënaqin.