Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 2

Fol natyrshëm

Fol natyrshëm

2 Korintasve 2:17

PËRMBLEDHJE: Fol në një mënyrë të natyrshme e të sinqertë, që pasqyron si ndihesh për temën dhe për dëgjuesit e tu.

SI TA ARRISH:

  • Përgatitu me kujdes e me ndihmën e lutjeve. Lutu për ndihmë që të mos përqendrohesh te vetja, por te mesazhi që ke. Qartëso në mendje pikat kryesore që duhet të përcjellësh. Shprehi mendimet me fjalët e tua; mos i përsërit thjesht fjalë për fjalë siç i ke të shkruara.

  • Fol nga zemra. Mendo për arsyet pse dëgjuesit kanë nevojë ta dëgjojnë mesazhin. Përqendrohu te njerëzit. Atëherë pozicioni i trupit, gjestet e tua dhe shprehjet e fytyrës do të pasqyrojnë sinqeritet të përzemërt dhe ndjenja miqësore.

  • Shiko dëgjuesit. Vështroji të tjerët në sy, nëse kjo nuk konsiderohet ofenduese në vendin ku jeton. Kur mban një fjalim, shih një nga një individë të ndryshëm në auditor, në vend që të shohësh ose t’i hedhësh një sy krejt grupit.