Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 20

Mbyllje e efektshme

Mbyllje e efektshme

Eklisiastiu 12:13, 14

PËRMBLEDHJE: Në komentet e fundit, nxiti dëgjuesit ta pranojnë dhe ta zbatojnë atë që kanë mësuar.

SI TA ARRISH:

  • Lidhe mbylljen me temën. Përsërit pikat kryesore dhe temën ose shprehi me fjalë të tjera.

  • Motivo dëgjuesit. Tregoju dëgjuesve çfarë të bëjnë dhe jepu arsye të forta për këtë. Fol me vendosmëri dhe me bindje.

  • Bëj një mbyllje të thjeshtë e të shkurtër. Mos nxirr pika kryesore të reja. Me sa më pak fjalë që të jetë e nevojshme, nxiti edhe njëherë dëgjuesit të veprojnë.