Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 4

Prezantimi i duhur i Shkrimeve

Prezantimi i duhur i Shkrimeve

Mateu 22:41-45

PËRMBLEDHJE: Përgatit mendjen e dëgjuesve para se të lexosh një shkrim.

SI TA ARRISH:

  • Mendo për arsyen pse do ta lexosh shkrimin. Prezantoje shkrimin në një mënyrë që ua drejton vëmendjen dëgjuesve te pika kryesore që do të theksosh me atë varg.

  • Përmende Biblën si një autoritet. Kur flet me njerëz që besojnë te Perëndia, drejtojua vëmendjen te Bibla si «Fjala e Perëndisë», duke i dhënë kështu meritën e duhur si burimi më i lartë i mençurisë.

  • Ngjall interes për shkrimin. Bëj një pyetje që shkrimi do t’i japë përgjigje, ngri një problem që shkrimi do të tregojë si zgjidhet ose përmend një parim që do ta ilustrojë tregimi nga Bibla.